Ixhmaja e Dijetarëve për ndihmën ndaj qafirave kundra muslimanëve edhe ai i cili bie në këtë është qafir sipas ixhmasë

Ixhmaja e Dijetarëve për ndihmën ndaj qafirave kundra muslimanëve edhe ai i cili bie në këtë është qafir sipas ixhmasë

Shejh Alij El-Hudejr (Allahu e ruajt) ka thënë:
"Përsa i përket cështjes së ndihmesës së kufarve, studimin më të madh në këtë e kanë bërë Imamët e davetit në Nexhd (Dijetarët e nëxhdit) Allahu i mëshiroftë, dhe ata e kanë llogaritur këtë prej kufrit dhe nifakut (dyfytyrësisë), e kanë numuruar këtë prej rrides dhe daljes prej fesë, e ky është haku, që tregon për këtë: Kur'ani, Suneti, dhe ixhmai.." Pastaj shejhu ka përmendur argumente për këtë.
E ka përmendur këtë thënie shejh Nasir El-Fehd Allahu e ruajt në librin e tij: Tibjan fi kufri men ean el amrikan), ky është nga librat më të bukur që kam parë në lidhje me këtë, dhe do ishte shumë me dobi sikur të përkthehët në gjuhën Shqipe. Në shqip ky libër don të thotë: 'Sqarim përsa i përket kufrit të atij që i ndihmon amerikanët', e ky libër është me parathënien e tre dijetarve: të Shejhut të madh Hamud ibn Ukala Esh-Shuajbi Allahu e mëshiroftë, shejh Sulejman El-Uluan, dhe Alij El-Hudejr Allahu i ruajt.
Kthehemi edhe një herë dhe themi se Shejh Alij El-Hudejr ka përmendur këtu ixhma, porse nuk është ai i vetmi që ka përmendur ixhma në këtë, porse e kanë përmendur këtë ixhma si prej selefve ashtu edhe prej bashkohorve, nga selefët po mjaftohem me përmendjen e imam Ibn Hazmit Allahu e mëshiroft në "Muhala, 11/138, ku thotë:
"Është vërtetuar se fjala e e të Lartmadhëruarit: 'Kushdo nga ju që i miqëson ata, ai është prej tyre'. Kjo është ashtu siç duket në pamjen e parë, që do të thotë se ai është qafir që bën pjesë nga rradhët e qafirave, e kjo është e vërtetë që nuk kanë kontradikta në të qoftë edhe dy prej muslimanëve."
Gjithashtu Imam Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) kur ka treguar për miqësimin e qafirave e tj, pastaj ka thënë: فإنهمرتدبالنص
والإجماع" " "Ky (person që e bën këtë) është murted (i dal nga feja) me argumente (nga Kur'ani dhe suneti) dhe ixhmai." (Ahkam elhi dhimeh, 1/195).
Po të njejtën e ka treguar edhe Shejhu i madh Abdulatif bin Abdurrahman bin Hasen Allahu ë mëshiroftë, pasiqë përmendi obligueshmërinë e armiqësisë dhe urrejtjes së qafirave dhe distancimit prej tyre, dhe përmendi se kush i ndihmon qafirat kundër muslimanëve ose i lavdëron ata osë i vlerëson ata më shumë se muslimanët ose zgjedh vendbanim vendet e tyre e tj tha se: "Ky është kufër i qartë më pajtueshmëri." (Durrerru Senijeh, 8/326). Pra me pajtueshmërinë e të gjithë dijetarëve.
Gjithashtu e ka treguar këtë ixhma edhe shejh Abdullah bin Humejd Allahu e mëshiroftë në "Durrerru Senije, 15/479, ku ka përmendur miqësimin i qafirave, e ai është nderimi i tyre, ose lavdërimi i tyre, ose ndihmesa e tyre kundër muslimanëve dhe mosdistancimi prej tyre, pastaj tha:
"Kjo është rride (dalje nga Islami) për atë që e i vepron këto, dhe obligohet që të zbatohen mbi të rregullat e murtedit (atij që ka dal nga islami), sikurse e ka treguar këtë Kur'ani, suneti, dhe ixhmai.."
Gjithashtu e ka përmendur shejh Ibn Baz Allahu e mëshiroftë në "Mexhmu el Fetaua, 1/274, ku thotë:
"Ndërka janë pajtuar të gjithë dijetarët e Islamit në lidhje më atë se kushdo që u ndihmon qafirave kundër muslamanëve, t'i ndihmojë ata me çfarëdo llojë ndihme, atëherë ai është qafir sikurse ata,.."
Pastaj Shejhu përmendi argumente në lidhje me këtë.
E ndër ndihmat që konsiderohet nga më të rrezikshmet për muslimanët është spiunimi dhe përciellia e çështjeve tyre në shtetet e kufarve. Në lidhje me këtë shejh Ebu Basir et Tartusi (Allahu e ruajt) thotë:
فاعلمأنمنيتجسسعلىعوراتالمسلمين،وأحوالهمالخاصة - وبخاصةمنهمالمجاهدين! - لينقلهاإلىأعدائهممنالكفرةالمجرمين؛سواءكانكفرهمكفراًأصلياًأمكانكفرردة،فهوكافرمثلهم،وموالٍلهمالموالاةالكبرىالتيتخرجهمندائرةالإسلام،يُقتلكفراًولابد.
"Dije se ai i cili përgjon të fshehtat e muslimanëve, dhe gjendjet personale të tyre, -e në vecanti muxhahidat- në mënyrë që ti përciellë ato tek armiqtë e tyre prej qafirave dhe zullumqarëve, ai është qafir sikurse ata, e është njëllojë a është kufri i këtyre armiqve (i atyre që ky person përciell këto fjalë), kufër në origjinë apo kufër dezertimi, e kjo konsiderohet miqësim ndaj tyre, (madje) prej miqësimëve të mëdha dhe e cila të nxjerr nga rrethi i Islamit, e si pasojë ky person pa tjetër vritet për shkak të kufrit të tij." (Marrë nga: "Hukmu el Xhasus).
E disa kanë thënë se spiuni nuk vritet nëse është musliman, dhe janë argumentuar për këtë me ngjarjen e Hatib ibn Ebi Belta r.a, (ngjarje e njohur kjo prandaj nuk po e përmend këtu për mos tu zgjatur), e ai r.a dërgoi telegram tek qafirat, e kjo konsiderohet spiunim, e Profeti nuk e vrau atë, mirëpo kjo nuk është e saktë, përkundrazi mendimi më afër argumenteve është se spiuni vritet qoftë ai musliman, apo jo, e argument për këtë është po e njejta ngjarje me këtë ndodhi, në lidhje me këtë imam Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) në "Zadul mead" 3/423, thotë:
"Në të d.m.th. në ngjarjen e Hatibit r.a (ka argument, ose përfitohet) lejueshmëria e vrasjes së spiunit edhe nëse është musliman, sepse Umeri r.a i kërkojë Profetit a.s vrasjen e Hatib ibn Ebi Belta, kur ai dërgoj (telegram) që të lajmëronte banorët e Mekes, dhe nuk I tha Profeti a.s 'Nuk lejohet vrasja e tij sepse ai është musliman' por I tha atij: E ku e di ti ndoshta Allahu I ka parë pjesmarrësit e Bedrit dhe tha: Veproni c'të doni , kështuqë Profeti a,s iu përgjigj për mos vrasjen e tij sepse në të ka një arsye, e ajo është pjesmarrja e tij në luftën e Bedrit,.."
Gjithashtu futet nën këtë hyrja dhe bërja ushtar ose polic në ushtrinë e atyre që luftojnë islamin dhe muslimanët. Në lidhje me këtë shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
قالشيخالإسلامابنتيمية : ( منجمزإلىمعسكرالتتر،ولحقبهم؛ارتد،وحلمالهودمه ) [الدرر: ج8/ص338
"Kush shkon në ushtrinë (ose kampin ose repartin e ushtrisë) së tatarve dhe hynë tek ta (bëhet pjesë e kësaj ushtrie) ka bërë rride (ka dal nga islami), dhe kështu pasuria dhe gjaku i tij janë të lejuara." (Marrë nga: Durrerru senijeh, 8/338, gjithashtu: Mexhmuatu er Resail en Nexhdijeh, 3/35.
Në lidhje më këtë fjalë shejh Rashid Rida (Allahu e mëshiroftë) thotë:
" وكذاكلمنلحقبالكفارالمحاربينللمسلمينوأعانهمعليهم،وهوصريحقولهتعالى {ومنيتولهممنكمفإنهمنهم."
"Gjithashtu (bën pjës në këtë) ai i cili hynë tek kufarët që janë luftues të muslimanëve, dhe i ndihmon ata kundra tyre (pra kundra muslimanve, kjo gjithashtu është dalje nga feja), e kjo është e qartë në fjalën e Allahut xh.sh: "Kushdo prej jush që i miqëson ata, ai është prej tyre." (Marrë nga poshtëshënimet e 'Mexhmuatu er Resail en Nexhdijeh').
Kjo ishte ajo që e përmblodha shumë shkurt në lidhje me këtë çeshtje të rrezikshme duke e ditur se fjalët për këtë janë të shumta, e çdo pikë që e kam cek më lart ka shpjegimet dhe hollësitë e saj por për shkak se nuk është vendi nuk i kam përmendur këto hollësi dhe sqarime të hollësishme.
Dhe së fundi Allahu e di më së miri.
Përmblodhi: Abdurrahman OSMANI

Post a Comment