Kjo është një pyetje me telefon që i drejtohet Shejh Albanit, Allahu e meshirofte : Disa vëllezër kërkojnë prej nesh të kandidojmë për deputetë , por me kush që të hyjmë për të rregulluar. A lejohet kjo gjë ?
Përgjigja e Albanit : “Nuk lejohet të hysh në kuvendet që gjenden sot në shtetet arabe dhe nuk them në shtetet Islame sepse ato nuk janë ngritur sipas parimeve Islame. Gjithashtu qëllimi i mirë nuk e justifikon mënyrën e keqe për ta arritur atë qëllim. Fjala që thonë ata : “Hyjmë për të rregulluar” është imagjinatë. Realiteti tregon se shumë prej atyre muslimanëve që hyjnë në këto vende për të rregulluar, vet ata rripen (për së gjalli) d.m.th prishen vetë sepse atje është një turli deputetësh që shumica e tyre nuk janë muslimanë. Ata janë pa mjekra. Prandaj kur hyn ndër ta ai që pretendon se do rregullojë, rregullimi i parë që bën është rregullimi i mjekrës së tij. E kështu vazhdon e merr prej saj e merr prej saj deri sa të bëhet mjekër sipas medhhebit disa të njerëzve pa dije atje në Siri që thonë : “Mjekra më e mirë është ajo që sapo ka mbirë”
Kaseta nr 339_11. Marrë nga faqja : www.alalbany.net