Distancimi i Muhamed ibn AbdulVehabit nga tekfiri i përgjithshëm i njerëzve

Prej pretendimeve shpifëse më të mëdha (e armiqve të ehlu sunnetit) ishte thirrja me të cilën u munduan të njollosin thirrjen e shejh Muhamed ibn AbdulVehabit, rahimehullah. Kjo thirrje kishte një numër të madh të armiqve në Nexhd dhe vende tjera. Ata përhapën dezinformata dhe shpifje për t’i larguar shumicën e muslimanëve nga kjo thirrje e begatshme. Edhe pse shejh Muhamed ibn AbdulVehabi dhe dijetarët tjerë të kësaj thirrje prej nxënësve dhe nipave të tij, u morën me demante të këtyre shpifjeve, ato gjetën vend tek shumë prej dijetarëve muslimanë, e ku më tek njerëzit e thjeshtë.
Këtu nuk do t’i përmendim me radhë shpifjet e armiqve të thirrjes, ngase rreth kësaj janë shkruar studime të veçanta.
Por, ajo që na intereson është çështja që ka lidhje me këtë mesele.
Prej meseleve të cilat u shpifën më së shumti ndaj shejh Muhamed ibn AbdulVehabit dhe thirrjes së tij ishte meseleja e tekfirit të përgjithshëm të Ummetit, përpos ata të cilët janë sikur ai në thirrjen e tij.
Prej tyre, ka të tillë që thanë: “Ky njeri e shpalli për kafirë gjithë Ummetin, bile pasha Allahun përgënjeshtroi Pejgamberët, edhe ata dhe umetet e tyre i gjykoi me shirk”. Ka prej tyre që duke shpifur dhe gënjyer thanë: “I fyeve imamët, i ofendove dijetarët, i prishe rregullat e fesë Muhamedije derisa arrite t’i konsiderosh të gabuar shokët e Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem, dhe katër imamët”.
Ibn Suhajmi, prej armiqve më të mëdhenj të thirrjes së shejhut, tha: “Prej gabimeve të tij, njashtu ai thotë: “Njerëzit prej gjashtëqind vjetësh e këndej, nuk janë në diç të vërtetë”.
Njëri prej tyre, duke folur për medhhebin e shejh Muhamed ibn AbdulVehabit, thotë: “Ai i shpall kafirë muslimanët, beson se gjaku i tyre është i lejuar dhe se lejohet marrja e familjeve të tyre për rob”.
Një tjetër thotë: “AbdulVehabi pas nxjerrjes së fesë së re, tha se Ummeti Islam prej gjashtëqind vite është në errësirë të shirkut”.
Shejh Muhamed ibn AbdulVehabi dhe nxënësit e tij, u munduan të distancohen nga kjo shpifje e padrejtë, e cila ishte tekfiri i të gjithë muslimanëve. Apo tekfiri i Ummetit disa shekuj me radhë, apo se Ummeti para ardhjes së tij ishin jobesimtarë, dhe shpifje të tjera.
Për këtë temë do të sjellim prej fjalëve të imamit dhe dijetarëve të thirrjes.
1.Shejh Muhamed ibn AbdulVehabi rahimehullah, thotë: “Fjala juaj se ne i shpallim kafirë muslimanët, si mund ta thoni këtë. Ne nuk i kemi shpallur kafirë muslimanët, nuk i shpallëm kafirë vetëm se ata të cilët janë mushrikë”.
2. Shejh Muhamed ibn AbdulVehabi, thotë: “Ajo që armiqtë e mi përmendën se unë njerëzit i shpalli kafirë me supozime, apo me miqësim të thjeshtë apo e shpalli kafir injorantin të cilit nuk i është ngritur argumenti, kjo është një shpifje e madhe. Me këtë ata synojnë t’i largojnë njerëzit nga feja Allahut dhe të Dërguarit, sal’Allahu alejhi ue selem”.  
3. Shejh Muhamedi, gjatë përgjigjeve kundër Ibn Suhajmit, thotë: “Allahu e di se ky person ka shpifur për mua çështje të cilat unë nuk i kam thënë. Shumica e të cilëve as nëpër mend nuk më kanë shkuar. Prej tyre është fjala e tij: “Kinse unë them se njerëzit që prej gjashtëqind vjetësh nuk janë në din të vërtetë”, dhe se e shpalli kafir ate i cili ndërmjetëson me njerëz të mirë, se e shpalli kafir Buserin, se e shpalli kafir ate i cili betohet në dikë tjetër pos Allahut. Përgjigja ime për këto mesele është të them: “I pastër je o Zot nga ajo që të përshkruajnë, kjo është një shpifje e madhe”.
4. Duke i demantuar shpifjet e armiqve të tij, në letrën dërguar Muhamed Tuvejxhirit, shejhu, thotë: “Njashtu, u munduan të më paraqesin para tjerëve kinse Ibn AbdulVehabi thotë: “Kush nuk hyn nën respektin tim, ai është kafir”. Prandaj, them, i pastër je o Zot, kjo është një shpifje e madhe. Dëshmoj para Allahut për atë të cilën e di Ai nga zemrat tona se kush punon me teuhid, distancohet nga shirku dhe ithtarët e tij, ai është musliman në çdo kohë dhe çdo vend. Unë e shpalli kafir ate i cili i bën shirk Allahut në adhurim, pasi të bëhet i qartë argumenti për kotësinë e shirkut”.
5. Shejhu, rahimehullah, në një letër ku sqaron se shpifjet ndaj tij janë të kota, thotë: “Sa i përket gënjeshtrës dhe shpifjes, siç është fjala se ne i shpallim kafirë njerëzit në përgjithësi, se ua obligojmë hixhretin tek ne edhe atyre të cilët munden ta shfaqin fenë e tyre, dhe se ne e shpallim kafir atë i cili nuk i shpall kafirë të tjerët, edhe ata të cilët nuk luftojnë, pra shpifje të këtilla dhe shumë më shumë. E gjithë kjo është gënjeshtër dhe shpifje me të cilën mundohen t’i pengojnë njerëzit nga feja e Allahut dhe të Dërguarit”.
6. Shejh Muhamed ibn AbdulVehabi, në një letër dërguar një dijetari në Medine, duke ia sqaruar këtë shpifje, thotë: “Nëse thonë ata se ne i shpallim njerëzit kafirë në përgjithësi, themi se i pastër je o Zot nga ajo që të përshkruajnë, kjo është një shpifje e madhe”.
7. Ai  shkroi deri tek një dijetar i Jemenit, për t’ia demantuar këtë shpifje, ku tha: “Sa i përket fjalës se ne i shpallim kafirë të gjithë njerëzit në përgjithësi, kjo është prej shpifjeve të armiqve me të cilën mundohen t’i pengojnë njerëzit nga kjo fe. Andaj themi: I Lartmadhëruar je o Zot, kjo është shpifje e madhe”.
8. Shejhu, në një letër ku i përgjigjet një dijetari të Irakut, i cili është shejh AbduRrahman ibn Abdilah Es-Suejdi, thotë: “Ata na sulmuan me kuajt e shejtanit, prej shpifjeve të përhapura, gjëra të cilat njeriu i mençur ka turp t’i thotë, e ku më t’i shpifë. Prej tyre është ajo se unë i shpalli kafirë të gjithë njerëzit përpos ata të cilët më ndjekin, kinse pretendoj se martesat e tyre nuk janë të vlefshme. Çudi si mund të hyjë kjo në mendjen e të mençurve. A e thotë këtë një musliman, një kafir, një i mençur apo një i çmendur?”
9. Shejh Muhamedi, në një letër të tij, thotë: “Ajo që u është përmendur se unë i shpalli njerëzit kafirë në përgjithësi, kjo është prej shpifjeve të armiqve. Gjithashtu, kinse unë them: Kush e pason fenë e Allahut dhe të Dërguarit, pastaj jeton në vendin e tij, kjo nuk mjafton deri sa të vjen tek ne. Edhe kjo është prej shpifjeve. Qëllimi është pasimi i fesë së Allahu në cilëndo tokë qoftë kjo”.
Kjo shpifje vazhdoi edhe pas vdekjes së shejhut, andaj nxënësit e tij e demantuan këtë, njashtu edhe dijetarët tjerë të thirrjes. Do të përmendim disa nga demantet e dijetarëve për shpifjen ndaj shejhut se gjoja ai i shpall kafirë muslimanët.
10. Djemtë e shejh Muhamed ibn AbdulVehabit dhe Hamed ibn Nasir ibn Ma’mer, Allahu i mëshiroftë, u pyetën: “A mendoni se banorët e tokës që të gjithë janë kafirë apo jo?”
Ata u përgjigjën: “Ajo që e besojmë si fe për neve dhe pajtohemi si medhheb për vëllezërit tanë, është se ai i cili mohon diç që është e njohur detyrimisht nga feja dhe të cilit i është ngritur argumenti, ai me këtë bën kufër, edhe nëse thotë se është musliman. Kjo është një çështje e pajtuar mes dijetarëve. Sa i përket tekfirit për të gjithë banorët e tokës, ne distancohemi nga kjo tek Allahu i Lartësuar. Ne besojmë se Ummeti i Muhamedit, sal’Allahu alejhi ue selem, nuk mblidhet në dalal, siç u tha kjo me gjuhën e Muhamedit, sal’Allahu alejhi ue selem, nga Allahu i Lartësuar”. 
11. Shejh Abdullah ibn Muhamed ibn AbdulVehab, thotë: “Ai i cili gënjen mbi neve duke fshehur të vërtetën, duke dashur t’ua përziejnë njerëzve ate se kinse ne i shpallim njerëzit për kafirë në përgjithësi, të gjithë ata të cilët jetojnë në kohën tonë e prej gjashtëqind vite e këndej, përpos ata që janë sikur ne. Dhe si degë e kësaj shpifje kinse ne nuk pranojmë besën prej asnjërit vetëm nëse pranon se ka qenë mushrik para kësaj dhe prindërit e tij kanë vdekur në shirk...; kjo nuk është e vërtetë në asnjë mënyrë. Të gjitha këto janë përralla të ngjashme. Kur i kuptuam këto gjatë gjithë shpifjeve, përgjigja jonë ishte: “I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe” (Nur, 16)
Kush transmeton diç të këtillë, ai vetëm se ka gënjyer dhe ka shpifur mbi ne”.
12. Shejh AbdulAziz ibn Hamed, nipi i hoxhës, është pyetur: “Pyetja e dytë për ju: Vendi i atij i cili nuk është nën pushtetin e imamit tuaj, a është vend i kufrit dhe i luftës në përgjithësi”.
Andaj, themi: Nga Allahu është udhëzimi, ajo të cilën e besojmë dhe e kemi si fe para Allahut, është se kush e ka fe Islamin, respekton Zotin e Tij, ndalet prej ndalesave, ai është musliman, gjaku dhe pasuria e tij janë të ndaluara.
Siç aludojnë për këtë Kur’ani, Sunneti dhe ixhmaja. Nuk e kemi shpall si jobesimtarë asnjërin për arsye se nuk ka hyrë në shtetin tonë. Ne nuk e shpallim kafir dikë vetëm se ate të cilin e kanë shpallur Allahu dhe i Dërguari i Tij. Kush pretendon se ne i shpallim njerëzit me përgjithësi, apo e obligojmë hixhretin tek ne edhe për ate i cili ka mundësi ta shfaqë fenë e tij në vendin e tij, ai vetëm se ka gënjyer dhe ka shpifur”.
13. Shejh AbduLatif ibn AbduRrahman ibn Hasen, duke mohuar këtë shpifje, thotë: “Fjala se ne i shpallim njerëzit që të gjithë në përgjithësi (si kafirë) dhe e obligojmë hixhretin tek ne edhe për ate i cili ka mundësi të shfaqë fenë e tij, se ne e shpallim kafir ate i cili nuk i shpall kafirë të tjerët dhe atë i cili nuk lufton, pra këto dhe fjalë shumëfish më të këqija, e gjithë kjo është gënjeshtër dhe shpifje me të cilën i pengojnë njerëzit nga feja Allahut dhe të Dërguarit; i pastër je o Zot, kjo është një shpifje e madhe”.
14. Shejh Muhamed ibn AbdulVehabi, në përgjigjen kundër atij i cili shpifi, tha: “Allahu e di se ky njeri shpifi ndaj meje disa çështje të cilat nuk i kam thënë, prej të cilave shumica as që më kanë shkuar nëpër mend. Prej tyre, kinse unë i konsideroj të kota librat e medhhebeve, dhe se njerëzit prej gjashtëqind vjetësh e këndej nuk janë në të vërtetën aspak...; Përgjigja ime për këto çështje është: I pastër je o Zot, kjo është shpifje e madhe”.
Ebul Ula b. Rashid b. Ebil Ula Rashid