Si e dallojmë çka është aslud-din (thelbi i fesë) ?

Shejh Ali Hudhejr në një nga librat e tij e ka titulluar: Xhuzi (pjesë) aslu-dinit islam, e ajo është teuhidi dhe risalja. Thotë shejh Ali Hudheir në kaptinën, si e dallojmë çka është asluisl-am (asludin):
E dallojmë aslu islamin në bazë të gjërave në vijim:
1. Të gjitha fetë janë në pajtim me të: thotë I Lartmadhëruari “e Ne para teje nuk kemi dërguar asnjë Pejgamber e mos ti kemi shpallur: Nuk ka Zot tjetër përveç Meje andaj Mua më adhuroni”. Dhe thotë: “Ai në fe u porositë atë që i ka porositë Nuhit ajo që të është shpallur ty dhe atë që i patëm urdhëruar Ibrahimin, Musain e Isain: fenë e drejtë predikojeni dhe në të mos u luhatni” Nuhu a.s. ka thënë: ”Dhe jam urdhëruar të jem musliman” duke folur për Ibrahimin a.s. i Lartësuari subhaneu ue tela. thotë “Kur Zoti i tij tha nënshtrohu,ai tha:i jam nënshtruar Zotit të botëve”. Ibrahimi dhe Jakubi i porositën bijtë e tyre duke u thënë: ”mos vdisni ndryshe pos si muslimanë”. Duke folur për Musain a.s.i Lartësuari subhanehu ve teala thotë: ”O popull nëse në Allahun keni besuar në Atë mbështetuni nëse jeni musliman”. Havarijjunët (ndihmësit) i thane Isait a.s: “Besuam dhe dëshmo se ne jemi muslimanë”.
Shejhul Islam thotë: “Islami është fe e të gjithë të dërguarve dhe atyre që i kanë pasuar nga popujt e tyre. Për këtë i Lartësuari na lajmëron në disa vende në Librin e Tij. Na ka lajmëruar për Nuhin, Ibrahimin dhe Israilin (Jakubin) se kanë qenë muslimanë. Gjithashtu edhe pasuesit e Musait a.s. Ndërsa Islam do të thotë t’i nënshtrohesh Allahut e jo dikujt tjetër, të adhurohet Allahu e mos të bëhet shirk. Vetëm në Atë të mbështetesh vetëm nga Ai të shpresosh dhe nga Ai të kesh frikë. Ta dashurosh plotësisht dhe askënd nga krijesat mos ta duash siç e do Allahun…Kush largohet nga adhurimi i Allahut nuk është musliman, dhe kush së bashku me Allahun xh. veala, adhuron edhe tjetër kënd nuk është musliman”. (Kitabu en-nubavvat fq.127).
2. E dallojmë aslul islam në bazë të asaj se është obligimi i parë, shkak të hadithit nga Abdullah ibn Abbasi në të cilin qëndron se i Dërguari salallahu alejhi veselem i ka thënë Muadh ibn Xhebelit kur e ka dërguar në Jemen:
“Ti shkon te një popull nga pasuesit e librit. Andaj e para në të cilën do t’i thërrasësh le të jetë shehadeti lailahe ilallah”,në një rivajet tjetër qëndron: “Ta konsiderojnë Allahun një”(d.m.th. ta përmbushin teuhidin)." Hadithin e shënojnë Buhariu e Muslimi.
3. Në bazë të saj çka është ajo që së pari kërkohet nga njeriu për shkak të hadithit: “Jam i urdhëruar të luftoj kundër njerëzve derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar….” (shënojnë Buhariu e Muslimi) njoftohemi gjithashtu edhe çka paraqet fillim të islamit. I Lartësuari thotë: “O ti i mbuluar ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (dhe s’ka dyshim se këtu vërejtja dedikohet bërjes së shirkut). Dhe Zotin tënd madhëroje (d.m.th. adhuro Allahun), e rrobat tua pastroji dhe të keqes së ndyrë largohu.”
4. Njoftohemi në bazë të asaj se çfarë ka qenë në periudhën Mekase dhe në çka kanë qenë muhaxhirët. Ibën Tejmije, rahimehullahu teala, thotë: “Të Dërguarit janë në ujdi që mos të urdhërojnë në degjenerim, zullum, shirk dhe të flasësh për Allahun pa dije." (Kitabuen-nubavvat fq.430). Dhe thotë gjithashtu: “Në mesin e harameve ka gjëra të cilat kategorikisht themi se sherijati nuk ka lejuar asgjë nga ato, as në domosdoshmëri e as jashtë saj, si shirku, degjenerimi, të flasësh për Allahun pa dije dhe zullumi i qartë. Këto janë katër gjëra të përmendura në fjalët e të Lartësuarit.
“Thuaj: Zoti im e ka ndaluar degjenerimin publik ose të fshehur, mëkatin dhe dhunën pa të drejtë,Allahut shirk ti bëni për të cilën asnjë argument s’ka shpallur, dhe për Allahun të flitni atë që se dini”.
Këto gjëra janë të ndaluara në të gjitha sherijatet dhe me ndalesën e tyre Allahu i ka dërguar të gjithë të dërguarit dhe nuk ka lejuar asgjë nga ato në çfarëdo gjendje dhe për këtë shkak këto gjëra janë të përmendura në këtë sure Mekase". (Mexhmul Fetava 14/470-471).
Në konsensus të dijetarëve të sires e tjerëve, i Dërguari i Allahut ka qëndruar dhjetë vjet në Meke duke thirrur në teuhid. Gjithashtu në çdo sure Mekase përmendet thelbi i islamit: teuhidi dhe risaleja.
5. Thelbin e islamit e dallojmë edhe në bazë të asaj se çka do të pyetet robi në varr. Nga Bera ibn Azib transmetohet se i Dërguari s.a.v.s ka thënë për fjalët e të Lartësuarit: “(Allahu me fjalë të përhershme do ti forcon ata që besuan) Janë shpallur për agonitë e varrit. Do t’i thuhet: kush është Zoti yt, cila është feja jote, dhe kush është i dërguari yt”. (transmetojnë Buhariu e Muslimi).
6. Nuk dallohet.
Citat i mbyllur i shejh Ali Hudhejrit.