KUSH NUK E SHPALLE KAFIRIN SI KAFIR. EDHE AI ESHTE KAFIR

KUSH NUK E SHPALLE KAFIRIN SI KAFIR. EDHE AI ESHTE KAFIR
Nga lapsi i shejh: Nasir el Fehd (Allahu e liroftë).

Falenderimet i përkasin vetem Allahut xh,sh dhe paqet dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut alejhi selam, e më pas:
Nuk ka dyshim se rregulli: “Kush nuk e shpallë kafirin si kafir, edhe ai është kafir”, është rregull i njohur dhe i shquar, dhe ai është nakidi (rrënuesi) i tretë prej rrënuesve dhe gjërave që ta rrënojnë Islamin të cilën e ka përmendur shejh Muhamed ibn AbdulUehab[1]kur tha:
(E treta: Kush nuk i bën kafira mushrikët, apo ka dyshim në kufrin e tyre, apo i saktëson rrugët dhe metodologjitë e tyre, ai del nga feja (pra bëhet kafir).
Vetëmse ky rregull nuk është në këtë përgjithshmëri (absolute), porse në të ka sqarime (dhe hollësira), dhe kush tregohet neglizhent ndaj tyre (dhe nuk i kushton rëndësi) bie në gabime, duke bërë kafira muslimanët, e poashtu në të kundërt, nuk i bën tekfir ata që në origjinë janë qafira, e hollësitë e këtyre çështjeve janë si më poshtë:
Lloji i parë: Kafiri (aslij) i cili që në origjin është kafir[2]:
Sikurse çifuti, krishteri, zjarradhuruesi e të tjerë pos tyre, kush nuk e bën kafir këtë (ose këtë kategori njerëzish, sikurse krishterët apo cifutët) ose dyshon në kufrin e tij apo e saktëson rrugën e tij, ky del nga feja (bën kufër) me pajtimin e të gjithë dijetarëve, sikurse e ka përmendur këtë më shumë se një prej dijetarëve, sepse kjo është kundërshtim i teksteve të cilat kanë ardhur dhe tregojnë se çdo akide tjetër pos akides islame është e kotë (batil), dhe gjithashtu është kundërshim i argumenteve (të cilat tregojnë) për kufrin e atij i cili nuk është në fenë islame.
Lloji i dytë:Ai i cili ka dezertuar (ka bërë rrideh, ose ka dalë) nga Islami:
E ky është dy lloje:
Ai i cili e ka shfaqur kufrin e tij dhe transferimin e tij nga islami tek një fe tjetër pos islamit, sikurse hebraizmi, krishterizmi ose ateizmi, gjykimi i këtij është sukurse gjykimi i llojit të parë (Kafirit aslij).[3]
Ai i cili ka vepruar ndonjë prej (neuakidul islam) veprave që ta hedhin poshtë Islamin, vetëmse ai pretendon se është në Islam dhe nuk ka bërë kufër me këtë (nakid) vepër që ta hedh poshtë Islamin, ky është dy lloje gjithashtu:
Ai i cili ka vepruar ndonjë (nakid) vepër që ta hedh poshtë Islamin, në mënyrë të qartë, e që për këtë kanë rënë dakord të gjithë (se kjo të nxjerrë nga islami) sikurse sharja e Allahut të Madhëruar, atëherë ky bën kufër (del nga islami) me ixhmanë e të gjithë dijetarëve, e ai i cili ndalet në tekfirin i këtij është njëri prej dy njerëzve:
Ai i cili pohon se sharja e Allahut është kufër dhe se kjo vepër e tij është kufër, vetëmse ai ndalet në zbritjen e gjykimit në një person konkret (ose specifik) për shkak të pamjaftueshmërisë së diturisë së tij, apo për shkak të ndonjë keqkuptimi (ose dyshimi) të cilën ai e sheh e ngjashëm me këto, atëherë ky është gabimtar dhe kjo fjalë e tij është (batil) e kotë , vetëmse ai nuk del nga feja, për shkak se ai nuk e ka kundërshtuar ndonjë argument apo ta ketë përgënjeshtruar atë, (përkundrazi) ai e ka vërtetuar (dhe pohuar) atë që ka ardhur në argumente dhe ixhma, se sharja është kufër.
Ai i cili e urren që sharja është kufër (pra thotë se sharja e Allahut nuk është kufër), ky person del nga feja pasiqë ti jetë sqaruar kjo cështje, sepse kjo është kundërshtim i argumenteve dhe ixhmait, e kjo është e ngjashme me atë i cili adhuron varret prej atyre të cilët i dedikohen islamit (ose pretendojnë se janë muslimanë), kështuqë kushdo që kundërshton se kjo vepër e tij (pra adhurimi i varreve) të jetë kufër, ky del nga feja sepse kjo është kundërshtim i teksteve dhe ixhmait, ndërsa kush pohon se vepra e tij (pra adhurimi i varreve) është kufër vetëmse ai ndalet në tekfirin e tij (pra nuk i bën tekfir adhuruesit të varreve) për shkak të ndonjë dyshimi (ose keqkuptimi) të cilën ai e sheh, atëherë ky nuk del nga feja.
Ai i cili vepron ndonjë vepër që dijetarët nuk kanë rënë në një mendim për të,
sikurse lënia e namazit, e tekfiri i tij është çështje që ka mospajtim, ndërsa ai i cili e kundërshton këtë (pra thotë se lënia e namazit nuk është kufër) ky nuk del nga feja, e as nuk bëhet bidatxhi, e as nuk bëhet fasik, edhe pse themi se ai është gabimtar (pra ka gabuar).
Kjo është ajo që kam për këtë rregull në mënyrë të përmbledhur, dhe paqet qofshin mbi Muhamedin sal’allahu alejhi ue selem.
Përktheu: Abdurrahman OSMANI
Publikon: Teuhid.NET
[1]Në librin e tij të njohur: "Neuakidul islam. Ky është nga librat më të rëndësishëm që duhet pa tjetër ta lexojë cdo musliman, ashtuqë të ruajë besimin dhe islamin e tij, i këshillojmë të gjithë muslimanët ta lexojnë këtë libër, madje të mësohet mirë, e më e mira është që të lexohet me ndonjë shpjegim, e nga shpjegimet më të bukura që i është bërë këtij libri është shpjegimi i shejhut të madh: Sulejman el Uluan (Allahu e ruajt) e ky shpjegim mesa di unë gjendet edhe në gjuhën shqipe falenderimi i takon Allahut. Sh.p.
[2]'Kafiri aslij' është ai kafir i cili nuk ka hyrë fare në islam, sikurse krishterët, cifutët e tj. sh.p.
[3]Pra edhe në këtë pikë themse ai i cili nuk e konsideron këtë kategori kafir, ai del vetë nga islami, ngjashëm sikurse tham në kategorinë që u përmend më sipër e ajo është: (Kafiri Aslij) sh.p.

Post a Comment