Llojet e formave të miqësimit me pabesimtarët të cilët nuk janë kufër-

Llojet e formave të miqësimit me pabesimtarët të cilët nuk janë kufër-
Animi kah ata, si ujdia dhe shtirja para tyre, kjo për shkak të fjalës së Allahut Te’ala: “Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka, e që edhe ata të bëjnë lajka”. (Kalem 9), nderimi i tyre, futja e tyre tek udhëheqësit muslimanë, shfrytëzimi i tyre në udhëheqësi, shkrimi apo si nëpunës i tij, ndeja me ta, vizitimi, shërbimi i tyre qoftë kjo edhe diç e vogël si gdhendja e lapsit, afrimi i ngjyrës për të shkruar zullumin e tyre, thirrja e tyre me emra të madhërimit siç janë thëniet: zotëri, të urtë, dijetarë; siç i thonë tagutit të tyre zotëri filani.
1. Përngjasimi me ta në veshje dhe në të folur.
2. Udhëtimi në vendet e tyre për t’u argëtuar e për t’u kënaqur.
3. Qëndrimi në vendet e tyre dhe moszhvendosja nga ato vende për në vendet e muslimanëve për ta shpëtuar fenë.
4. Përdorimi i kalendarit të tyre, veçanërisht atij që tregon festat e tyre dhe ditët që janë të rëndësishme për ta, siç është kalendari gregorian.
5. Pjesëmarrja në festat e tyre, ndihma që u jepet atyre për t’i kremtuar ato dhe përgëzimi i tyre për ato festa.
6. Emërtimi me emra të tyre.
Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl

Post a Comment