Mbrojtja e metodologjisë së të parëve nga rrenat dhe gënjeshtrat e të mjerëve

Mbrojtja e metodologjisë së të parëve nga rrenat dhe gënjeshtrat e të mjerëve
Ka thënë Allahu tebarake ue teala:
“E kush e mohon tagutin dhe i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë e cila nuk ka këputje, Allahu është Dëgjues dhe i Dijshëm.” ((El-Bekare:256))
Thotë El-Hafidhu Ibnu Kethir (774h) Allahu e mëshiroftë në shpjegim: Pra: Kush zhvishet nga zotat, idhujt dhe nga ajo që thërret shejtani në adhurimin e çdo gjëje çka adhurohet pos Allahut, e njëson Allahun Një, dëshmon se nuk ka të adhuruar me meritë pos Tij, ai është kapur për lidhjen më të fortë e cila nuk ka këputje.
[[Tefsiru ibni Kethir 1/522]]
Thotë Imam El-Bagaviju (510 h) Allahu e mëshiroftë në shpjegim: Pra (mohon) shejtanin, është thënë: çdo gjë e cila adhurohet pos Allahut të madhëruar është tagut, është thënë çdo gjë qe e dërgon në teprim njeriun.
[[Tefsirul Bagavij 1/314]]
Thotë Imam Et-tabarij (310h) Allahu e mëshiroftë në shpjegim: Dijetarët e tefsirit kanë polemizuar rreth domethënies së Tagutit.
Kanë thënë disa prej tyre: është Shejtani.
Ka thënë Umer ibnul Khatabi radiallahu anhu: Taguti është shejtani.
Disa të tjerë kanë thënë: është magjistari.
Disa të tjerë kanë thënë: është fallxhori.
E vërteta prej fjalës tek unë për tagutin është se ai është çdo teprues ndaj Allahut duke u adhuruar pos Tij, ose duke e dhunuar (robin) i cili e adhuron atë ose vullnetarisht nga ai i cili e adhuron atë, pavarësisht a është ky i adhuruari njeri, apo shejtan, apo idhull apo put apo çfarëdo qoftë.
Domethënia e fjalisë pra është: çdokush i cili e mohon hyjninë e çdo kujt i cili adhurohet pos Allahut dhe bën kufër mbi atë (tagut) dhe e beson Allahun: e beson Allahun se ai është Zoti i tij, Krijuesi i tij dhe i adhuruari i tij: ai është kapur për lidhjen më të fortë.
[[Xhamiul Bejan 5/416 -419]]
Thotë Imam Esh-sheukanij (1250 h) Allahu e mëshiroftë: kush bën kufër mbi shejtanin, apo idhujt, apo fallxhorët, apo kokat e devijimit apo mbi të gjithë “ dhe e beson Allahun” azze ue xhel pasi që i është bërë atij e qartë rruga e drejtë nga e humbura, ai ka fituar dhe është kapur për litarin e fortë.
[[Fet’hul Kadir 1/372]]
Këta janë imamët e tefsirit, ruajtësit e shpjegimeve të ajeteve Kur’anore me zinxhir deri tek selefi të parët e Ummetit, fare qartë pa asnjë mjegull shihen rrenat e përkatësuara tek metodologjia e të parëve nga ana e të mjerëve ku e fusin tekfirin (gjykimin si kafir) e mushrikëve brenda përmbajtjes (domethënies) së fjalës Tagut ndërsa nuk e ka përmendur askush nga dijetarët e selefit e as të më vonshmit prej ehli sunnetit, u privuan të gjitha gjeneratat nga ky kuptim dhe erdhën të mjerët me kuptimin e “shëndoshë” e të “pastër” të fesë Islame.
Lusim Allahun ti ruajë muslimanët nga të nxituarit, vrrullshmëria, pamaturia, dalldisja, mospeshorja e çoroditja dhe nga çdo devijim i ngjashëm.
Këto janë transmetimet e qarta të dijetarëve ku asnjëri prej tyre nuk e ka komentuar fjalën tagut me atë që e komentojnë të mjerët e kohës.
Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi më të mirin e të dërguarve Muhamedin.
Përgatiti: Ebu AbduRrezak

Post a Comment