Prej shenjave të kijametit është edhe shtimi i policëve dhe i ndihmësve të tiranëve.
Imam Ahmedi na përcjell nga Ebu Umame se Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem ka thënë: “Kanë për tu shfaqur disa burra në kohën e fundit në këtë umet, të cilët mbajnë disa shkopinj që duken si bishtat e lopëve. Ata shkojnë e vijnë duke fituar zemërimin e Allahut”.1
Një transmetim të këtij hadithi e gjejmë edhe tek libri “El-Kebir” i Taberaniut: “Në kohën e fundit ka për të pasur disa policë, të cilët shkojnë e vijnë duke fituar zemërimin e Allahut. Kurrë mos u bëj ndihmës i tyre”.2
Për këta njerëz, të cilët i sundojnë muslimanët dhe i ndëshkojnë ata padrejtësisht është dhënë paralajmërimi për ndëshkimin e tyre në zjarrin e Xhehenemit.
Imam Muslimi na përcjell nga Ebu Hurejra se Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem ka thënë: “Dy lloj njerëzish prej banorëve të Zjarrit nuk i kam parë ende; njerëz të cilët mbajnë shkopinj, që duken si bishtat e lopëve dhe me to godasin njerëzit...”.
Në lidhje me këtë hadith, Imam Neveviu ka thënë: “Ky hadith në vetvete është një mrekulli prej mrekullive të profecisë. Ajo për të cilën ka paralajmëruar Pejgamberi alejhi selam, tashmë është bërë realitet, sepse njerëzit me shkopinj në duar janë të rinjtë e shefit të policisë”.3
Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, i ka thënë Ebu Hurejres: “Nëse do të jetosh më gjatë ka mundësi të shohësh disa njerëz, të cilët shkojnë në zemërimin e Allahut dhe kthehen në mallkimin e Tij. Ata mbajnë në duart e tyre diçka që u ngjet bishtave të lopës".
Nga Ibn Abbasi përcillet se Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem ka thënë: “Juve kanë për t’ju sunduar disa prijës, të cilët janë më të këqij se Mexhusët”.4
FUSNOTA:
1.Musnedi i Ahmedit 5/250. Ky hadith është i saktë, sikundër dhe hadithi që do të vijë pas tij.
2.Hadithi është i saktë. Shih: “I sakti i tubuesit të madh”, të shejh Albanit 3/317, nr. i hadithit 3560
3.Shpjegimi i Sahihul Muslim nga Neveviu 17/190
4.Këtë hadith e transmeton Taberaniu dhe transmetuesit e tij janë transmetuesit e Sahihut, përveç Mewmil ibn Ihab, i cili gjithsesi është i besueshëm. Shih “Tubuesi i shtesave” 5/235
Home Unlabelled Prej shenjave të kijametit është edhe shtimi i policëve dhe i ndihmësve të tiranëve.
Prej shenjave të kijametit është edhe shtimi i policëve dhe i ndihmësve të tiranëve.
By te mesojme islamin At 8:42 AM 0
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)