Të jemi në medh'hebin e selefit e jo t'i takojmë një grupit të
caktuar që quhen Selefi
Sheikh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, i refuzon Rebiovcat të cilët fshihen
pas emrit Selefi. Sheikhu, Allahu e mëshiroftë, qartazi tregon se nuk duhet t'i
takojmë grupacionit të quajtur ''selefi'', pas të cilëve fshihen disa injoranta të cilët
nuk ndjekin rrugën e ehli sunnetit, dhe mirren me gibet (përgojim) të dijetarëve,
hoxhallarëve dhe muslimanëve të thjeshtë, duke i nxjerrë nga menhexhi i selefit
kë të dëshirojnë.
Sheikhu, Allahu e mëshiroftë, tregon qartazi se ne duhet t'i përmbahemi rrugës
së selefëve- të parëve tanë të mirë, e jo të kapemi pas grupacioneve të tilla siç
janë pseudo-selefitë, ihvanul muslimin, xhemati teblig, tekfirsat e vërtetë, po
them të vërtetë ngase nuk po dijnë pseudo-selefit me dalluar krypen prej sheqerit
etj.
Në vazhdim keni përgjigjen e Sheikh Ibn Uthejminit, Allahu e mëshiroftë.
Sheikh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, në librin ''Sherh El-Erbaine EnNevevije",
faqe.283-284, ka thënë: ''Kur të shtohen grupacionet në umet mos u
anëtarëso në asnjë grup.Qysh në kohët e hershme u paraqitën grupacione sikur
Havarixhët, M'utezilët, Xhehmijtë, Rafidijtë, pastaj në kohën e fundit u
paraqitën Ihvanistët, Selefistët, Tebligistët e të ngjashëm.Të gjitha këto
grupacione leri anash dhe kapu për prijësin kah i cili na udhëzoi Pejgamberi,
salallahu alejhi ue selem, me fjalën e tij: "Ju porosisë për Sunnetin tim dhe
Sunnetin e kalifëve të drejtë e të udhëzuar."
S'ka dyshim se të gjithë muslimanët obligohen të jenë në medh'hebin e selefit
e jo t'i takojnë një grupit të caktuar që quhen Selefij.Umeti islam e ka vaxhib
që medh'hebi i tij të jetë medh'hebi i selefit të devotshëm e jo të bëhet anëtarë
partiak i asaj që quhet Selefijtë. Pra, kemi rrugën e selefit dhe kemi
grupacionin që quhen Selefij.
Ajo që kërkohet është pasimi i selefit, vetëm se vëllezërit selefij janë prej
grupacioneve më afër të vërtetës, mirëpo problemi i tyre sikur edhe i tjerëve
është se disa prej këtyre grupacioneve etiketojnë të tjerët si të devijuar,
bidatçinjë apo mëkatarë.
Ne këtë nuk e mohojmë nëse e bëjnë me të drejtë, mirëpo ne mohojmë shërimin
e bidateve në këtë mënyrë.
Kryesuesit e këtyre grupacioneve obligohen të mblidhen në një vend dhe të
thonë: mes nesh është Libri i Allahut dhe Sunneti i Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem.
Le të kërkojmë gjykim prej tyre jo prej epsheve dhe mendimeve tona, as te
filani e filani, (siç rebiovcat që po e kërkojnë gjykimin tek Rebia dhe dijetarët
tjerë të grupit të tyre) çdonjëri gabon dhe e qëllon sado që ka arritur gradë të
larta të dijes dhe ibadetit sepse pagabueshmëria është për fenë Islame. Në këtë
hadith Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, na udhëzoi që të ndjekim rrugën e
drejtë në të cilën njeriu shpëton. Nuk anëtarësohet në asnjë grupacion por në
rrugën e selefit të dijshëm, Sunnetin e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem,
dhe të kalifëve të drejtë e të udhëzuar.''
Burimi: Sheikh Muhamed Salih El Uthejmin, në "Sherh El-Erbaine En-Nevevije", fq.283-284.
Me këto fjalët e shejh Uthejminit rrahimehullah nënkuptojmë, se ai që në fillim e ka vërejtur këtë
lëvizje të tyre, edhe për ata ka folur rreth tyre që ka dallim në mes medhhebit selefi dhe
grupacionit selefi, edhe pse nuk ka treguar në mënyrë direkte për ta [med-halit].E nëse ndokush
pyet dhe thotë se nuk e ka pasur fjalën për ta, ne themi e për kë e ka pasur fjalën pra? A nuk kanë
qenë ata prej atyre të parëve që e kanë quajtur vetën “SELEFI”!? Pastaj a nuk kanë qenë prej atyre
të parëve që i kanë quajtur të tjerët bidatçi!? Gjithashtu edhe kjo është me rrëndësi të madhe për të
cekur, se në bazë të fjalëve dhe veprave të dijetarëve dhe pasuesëve të këtij grupacioni, e kemi parë
se e drejta e “Selefizmit” është vetëm e tyre, nëse ti nuk iu bashkangjitesh grupit të tyre atëherë ti
më nuk quhesh selefi dhe të përjashtojnë nga selefizmi, përkundrazi të shpallin menjëherë bidatçi,
sepse kjo është vetëm e drejta e tyre dhe askujt tjetër.Ti natë e ditë me thënë se filon dijetari apo
imami është selefi, ndërsa udhëheqësi i tyre Rebia apo edhe pasuesit e tij me thënë nuk është, me
u rrotulluar e gjithë dunjaja ai më nuk është selefi, ngase imami i xherhit dhe tadilit ka thënë
kështu edhe këtu më nuk ka diskutim. Kështu është gjendja e këtyre sot.
Home Unlabelled Të jemi në medh'hebin e selefit e jo t'i takojmë një grupit të caktuar që quhen Selefi
Të jemi në medh'hebin e selefit e jo t'i takojmë një grupit të caktuar që quhen Selefi
By te mesojme islamin At 3:08 AM 0
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)