Anuluesit (prishësit) e Islamit.

(1) ­ Anuluesi i Parë

Shirku (të bërit shok) në adhurimin e Allahut, i cili është anuluesi më i madh dhe më serioz, dhe njëherit është prej anuluesve të Teuhidit në kapitullin e Uluhijes, "Shirku"​e ka për qëllim shirkun në adhurim (ibadet) ndërsa nuk e ka për qëllim shirkun në përgjithësi, e kemi sqaruar më herët definicionin e shirkut në adhurim, e ai është "Ti bësh Allahut shok në adhurim".

Fjala e autorit "adhurimin e Allahut", me fjalën adhurim, e ka për qëllim këtu kuptimin e tij të përveçëm, në të cilën aludon Ebul Abbas Ibn Tejmijje me fjalën e tij "Adhurimi është emër i përgjithshëm për çdo gjë që e don Allahu dhe është kënaqur me të, qoftë prej fjalëve apo veprave të jashtme apo të brendshme", ndërsa fjala adhurim dhe lutje janë sikur fjalët Islam dhe Iman, kur të përmenden sëbashku adhurimi dhe lutja, atëherë çdonjëra prej tyre ka kuptim të veçantë, e në këtë rast kuptimi i adhurimit është; therrja, zotimi, rënia në sexhde për dikë tjetër pos Allahut, ndërsa lutja, ka kuptimin e; lypjes, kërkesës së ndihmës dhe shpëtimit, dhe këtu duhet ta shpjegojmë adhurimin me kuptim të përveçëm si p.sh. therrja, sepse do të ceket në vijim anuluesi i dytë që është i veçantë vetëm për lutjen. Pastaj e cek autori argumentin që është fjala e të Madhërishmit “Vërtet, Allahu nuk fal t’i bëhet shok Atij në adhurim dhe i fal gjynahet e tjera veç kësaj atij që dëshiron Ai.” ​[Nisa, 116] dhe fjalën e Tij, “Vërtet, ai që i bën shok Allahut në adhurim, atëherë Xheneti do të jetë haram për të dhe vendbanimi i tij do të jetë Zjarri. Dhe për zullumqarët nuk do të ketë asnjë ndihmues (në Zjarr).”​[Ma’ide, 72], dhe mënyra e argumentimit është se, mushrikut i është bërë haram (e ndaluar) xheneti, kjo argumenton se shirku në këtë fjali është anulues (i Islamit), fjala e autorit "E prej llojeve të tij, therrja për dikë tjetër pos Allahut",​kjo argumenton se autori me fjalën e tij adhurim ka pasur për qëllim kuptimin saj të përveçëm, ndërsa fjala e tij "prej" është që argumenton se ka disa lloje, dhe i ka cekë autori disa lloje të adhurimit dhe u mjaftua me një shembull i cili është therrja, ku thotë "Sikur ai që therrë për xhindët me qëllim që të shpëton nga dëmi (sherri) i tyre, apo që t’i ndihmojnë atij që të lirohet nga magjia (sihri) apo diçka të ngjajshme", poashtu prej llojeve të shirkut është që bëjnë disa njerëz në themelet e shtëpisë, që të shpëton nga syri (mësyshi) dhe xhindët, apo therrë gjatë gropimit të pusit, fjala e autorit "Apo për varr"​d.m.th. e ka për qëllim pronarin e varrit që të ndërmjetëson me të tek Allahu, apo t’i ndihmon atij në disa çështje, poashtu ai që therrë për sunduesin duka e madhëruar ardhjen e tij dhe duke u afruar drejt tij (sunduesit) me këtë vepër, dhe llojet tjera të ngjajshme.

Autor i librit "Anuluesit e Islamit": Shejh Muhammed Ibn Abdul’Uehab (Allahu e mëshiroftë) Shpjeguesi i librit: Shejh Ali Hudejri (Allahu e liroftë)

Përkthyesi: Ebu Kaswara el­Albani (Allahu e mëshiroftë)

Post a Comment