Kushdo që vendos ndërmjetësues mes tij dhe Allahut, u lutet atyre, kërkon ndërmjetësim prej tyre dhe u mbështetet atyre, ka bërë kufër (mosbesim) sipas Ixhmasë (pajtimi të të gjithë dijetarëve).
Çka është dallimi mes këtij anuluesi dhe atij para tij?
Përgjigjja: Anuluesi i parë është i veçantë për adhurimet me
vepra sikurse është therrja dhe sexhdeja dhe të ngjajshme,
ndërsa ky anulues është i veçantë për lutjet që d.m.th. lypja dhe
kërkesa është e veçantë për adhurimet gojore, por këtu mund të
kuptohet si gabim një çështje, e ajo është fjala e autorit "u
mbështetet atyre", mbështetja është adhurim veprorë sepse
është prej veprave të zemrës, e sikur ta kishte përmendur autori
në anuluesin e parë do të ishte më mirë në radhitje, do të ishte e
para e veçantë për adhurimet veprore, por ndoshta autori nuk e
ka pasur për qëllim pikërisht këtë shprehje, sepse kjo shprehje
"Kushdo që vendos ndërmjetësues mes tij dhe Allahut, u lutet
atyre, kërkon ndërmjetësim prej tyre dhe u mbështetet atyre, ka
bërë kufër (mosbesim) sipas Ixhmasë ", është po e njejta
shprehje të cilën e ka përdorë Ibn Tejmijje Allahu e mëshiroftë,
në Vëllimin e parë në "Mexhma’u elFetava", fjala e autorit "sipas
Ixhmasë" pra ky është pikërisht argumenti, e ka transmetuar
këtë Ixhma (koncenzus) Ibn Tejmijje, poashtu e ka transmetuar
atë Shejh Sulejman Ibn Abdullah në librin e tij ["etTeuhih an
Teuhid elKhalak" fq. 42], poashtu e ka transmetuar Ixhmanë
elMardavi në ["elInsaf" Vëllimi i 10, kapitulli dispozita e
renegatit], ndërsa e ka transmetuar kufrin e tyre esSana'ani në
librin e tij ["Tat'hir elI'atikad"] dhe Sheukani në ["edDur
enNadid"], dhe anulimi është me tre çështje:
1. Të kërkoj prej të vdekurve dhe t’i lus ata, dhe kjo është kufër
përgjithësisht, pa marrë parasysh atë se, sikur të ishin të gjallë
apo të kishin mundësi, sikur nëse i thotë të vdekurit “jepëm të
pij”, me besim (pra pa i marrë parasysh këto rrethana).
2.Të kërkoj prej të gjallëve, e kjo me një kusht, që të kërkohet
prej tyre diçka që s'mund ta bëj atë vetëm se Allahu, sikurse
ndonjëri që kërkon prej tyre fëmijë, rrizk, mbrojtje apo edhe
shërim nga mangësitë e ndryshme.
3. Të kërkon nga joprezenti d.m.th. nga ai që nuk mund t’i
ndëgjoj fjalët e tij (i vdekuri), përpos Allahut, dhe kjo është kufër
me Ixhma.
Post a Comment