Anuluesi i dhjetë i Islamit
Largimi (kthimi i shpinës) nga feja, çfarë don të thotë
largimi? U largua duke ia kthyer shpinën, rrefuzoj, si dhe
iku.
Një mesele: Kur është largimi anulues? Në bazë të kësaj ndarje:
E para:Atë që e ceku autori, pra largimin e plotë nga feja, duke
lënë diturinë dhe punën me të, thotë autori "Largimi nga Feja e
Allahut duke mos e mësuar apo duke mos e zbatuar atë"
d.m.th. ky e thotë La ilahe il’lAllah dhe e pretendon Islamin,
ndërsa pjesës tjetër të fesë i largohet, nuk falet, nuk agjëron, nuk
bën haxh, e as nuk i përmbahet ndalimit të harameve dhe
realizimit te obligimeve . Kjo nga ana e të vepruarit. Poashtu
edhe ai që e len mësimin e këtyre gjërave, ku përmend autori si
argument fjalën e Allahut të Madhërishëm: “Dhe kush bën
padrejtësi më të madhe se ai të cilit i kujtohen Ajetet e
Zotit të tij dhe pastaj ua kthen shpinën atyre? Vërtet, Ne
do t'u hakmerremi kriminelëve.”[Sexhde, 22], dispozita e tij
është ky (kriminel), pra është anulues i Islamit.
E dyta:Largimi është disa lloje:
a. Largim i plotë nga feja, dhe për këtë është cekë fjala e autorit
më lartë.
b. Largim i pjesërishëm, lënia e së cilës konsiderohet kufër, dhe
është shtyllë për vërtetësinë e besimit (imanit), p.sh. "thotë La
ilahe il’lAllah dhe vepron sipas Islamit, por ai largohet nga mësimi
i zbatimit teuhidit uluhije apo largohet nga besimi i diçkaje duke
mos besuar në kufër, p.sh. ai që largohet nga haxhi nuk e vepron
atë dhe largohet nga ai besim, duke besuar se haxhi nuk është
shtyllë dhe nuk interesohet për asgjë në lidhje me të, dhe ky lloj
konsiderohet kufër anulues, ndërsa kemi cekur në fund të librit
"Zbulimi i dyshimeve" dispozitën e atij që largohet nga të
vepruarit me teuhid, dhe poashtu prej shembujve të largimit të
pjesërishëm, që largohet nga namazi, pra e le atë për shkak të
përtacisë, dhe ky është kafir."
c. Largimi nga disa obligime duke mos vepruar sipas tyre, e as
nuk i mëson ato, mirëpo këto obligime (nëse nuk realizohen) nuk
janë nga veprat e kufrit, dhe ky lloj nuk konsiderohet anulues,
përndryshe do të çonte kjo gjë drejt tekfirit të mëkatarëve, sikur
p.sh. disa nga muslimanët i lanë disa nga obligimet për të cilat
nuk e din se çfarë janë, si dhe nuk veprojnë sipas tyre, dhe kjo
gjë është e ndaluar (haram).
d. Largimi nga sunnetet, dhe këtu e kemi qëllim për sunnetet
lënia e të cilave nuk është mëkat, nuk i mëson ato e as nuk
vepron sipas tyre, dhe ky lloj nuk është as anulues e s i
ndaluar por është i urrejtur (mekruh), sepse mësimi i sunetit
dhae veprimi sipas tij është sunnet.
Këtu mbarojnë anuluesit, dhe bëhet e qartë se nga këta anulues
disa janë në besim (itikadi) sikurse është i katërti dhe i nënti
sipas numrit rendorë: dhe disa në vepra (ameli), pa shikuar në
besim, sikurse u shikua tek i pari, i dyti, i gjashti dhe i teti. Thotë
autori, "Nuk ka dallim tek të gjithë këta anulues", që d.m.th. të
gjithë ata që i veprojnë këto, fjala është për atë që e pretendon
Islamin, ia rrënon Islamin e tij, pamvarësisht se ky njeri të cilin e
përmendi autori d.m.th. edhe nëse ai i cili vepron një anulues,
qoftë edhe duke lozur apo bërë shaka, porse e ka për qëllim vet
anuluesin, thotë në ["Keshf elKan'a" në kapitullin e murtedit]
pasi i ceki anuluesit, thotë: "Po edhe në qoftë se është duke bërë
shaka, dhe për këtë argument është fjala e Allahut: "Kush prej
juve bën ridde (del) nga feja e tij" [Ma’ide, 54], është i
përgjithshëm për të gjithë njerëzit, qoftë për atë person që bën
shaka apo për atë që është serioz, për këtë gjë argumenton
poashtu hadithi i Ibn Abbasit ku thuhet, "Kush e ndryshon fenë e
tij vriteni" [E transmeton Buhariu], dhe ky është i përgjithshëm
për çdo ndryshues, pavarësisht a është duke bërë shaka apo
serioz, dhe poashtu e argumenton këtë gjë thënja e munafikëve
në luftën e Tebukut, ngase ata vepruan anulues nga ana e talljes
dhe shakasë, dhe fare nuk u arsyetuan.".
Personi i dytë, është seriozi i cili e ka për qëllim anuluesin, duke
besuar në të.
Personi i tretë, e ka për qëllim për të frikësuarin, për personin i
cili nuk është i arsyetuar, sikurse ai që i vepron anuluesit, ngase
frikësohet nga sharja e tij nëse nuk i vepron ato, apo frikësohet
nga turpërimi i tij nëse nuk i vepron ato, apo frikësohet se do t’i
mangësohet diç nga dunjaja e tij.
E të gjitha këto arësye i kemi cekur në shpjegimin e librit
"Zbulimi i dyshimeve", sikurse ai që frikësohet se do t’i
mangësohet diç nga dunjaja apo pozita, apo humbë kënaqësinë e
dikujt dhe të ngjajshme me këtë, dhe këto gjëra ndonjëherë
quhen dhunë e lehtë (Ikrah gajru mulxhi).
"Përpos atij që ka dhunë",e ka përjashtuar autori vetëm një
person të vetëm, dhe ai është personi i cili ka dhunë të rëndë, si
p.sh. ai që kërcënohet me vritje (me jetë) nëse nuk e vepron
anuluesin, apo i mirret nga pasuria e tij deri në atë masë sa që ta
dëmtojë shumë apo deri në atë nivel, që s’ka mundësi ta
përballojë, dhe kjo është e njejta çështje (mesele) të cilën e kemi
cekur në fund të librit "Zbulimi i dyshimeve".
Argument për dhunën, është fjala e Allahut: "përveç atij që
është detyruar"[Nahl, 106]
mbetur vetëm një person të cilin autori nuk e ka përmendur,
dhe ai është injoranti. E kemi cekur këtë mesele në fillim të
shpjegimit të anuluesve, dhe themi se sa i përket injorancës së
largimit nga feja përmes injorancës së neglizhimit, është anulues,
ndërsa për sa i përket injorancës si rezultat i mos arritjes së
argumenteve (dhe ata janë persona të paktë), si p.sh. i atyre që
sapo e kanë pranuar Islamin, apo sikurse shembulli i atij që ka
jetuar dhe është rritur në vendet e kafirëve, apo sikurse
shembulli i atij që ka qenë më herët i çmendur dhe të ngjajshme,
apo sikurse ai personi tjetër që ka te'vil (keqkuptim), për këtë
kategori lypset shtjellim dhe detajizim.
a. Nëse është te'vili i tij në gjëra që ka pajtim (koncenzus), dhe
janë të njohura detyrimisht në fe, nuk pranohet ky te'vil i tij në
këto gjëra, si p.sh. nëse therrë për dikë tjetër pos Allahut duke
pasur te'vil, ky veprim është padyshim anulues i Islamit të tij.
b. Ndërsa nëse ka te'vil në mesele që ka polemikë, si p.sh. për
meselen se kush nuk i bën tekfirë mushrikët, duke mos i bërë
tekfirë një grupi prej mushrikëve si rrjedhojë e te'vilit, këtij
personi nuk i bëhet tekfirë, p.sh. nëse ka te'vil në mos tekfirimin
e xhematit të thjeshtë të shiitëve, ky person arsyetohet me
te'vilin e tij, dhe nuk konsiderohet kjo gjë anulues i Islamit të tij.
Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë
Muhammedin sal’lAllahu alejhi ue sellem.
Autor i librit "Anuluesit e Islamit": Shejh Muhammed Ibn
Abdul’Uehab (Allahu e mëshiroftë)
Shpjeguesi i librit: Shejh Ali Hudejri (Allahu e liroftë)
Përkthyesi: Ebu Kaswara elAlbani (Allahu e mëshiroftë)
Home Unlabelled Anuluesit (prishësit) e Islamit.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
Post a Comment