Anuluesi i nëntë i Islamit
Një mesele: Ky anulues konsiderohet anulues në kaptinën e
dërgesës, sepse është prej gjërave të domosdoshme të dëshmisë
(shehadetit), rreth çështjes se Pejgamberi sal’lAllahu alejhi ue
sellem është i Dërguar, përmes të së cilës pamundësohet
mosdalja nga sheriati i tij, si dhe kjo çështje hyn në teuhidin e
pasimit.
Thotë autori: "Kushdo që beson se është e lejuar për disa
persona që të jenë të lirë nga zbatimi i Sheriatit të
Muhammedit sal’lAllahu alejhi ue sel-lem",
Dhe, ky anulues, në realitet u është drejtuar sufive dhe atyre që
besojnë se evliatë e gjallë kanë të drejtën e lirisë në zbatimin
(apo moszbatimin) e sheriatit, dhe argument për këtë ka
transmetuar Ibn Tejmijje në [Mexhma’u elFetava 10/435,435],
ku i përmend disa dispozita, dhe prej tyre se; “kush beson se
namazi bjen (obligueshmëria bie) për disa shejhë të ditur... dhe
se (tek) Allahu ka disa njerëz me pozitë të veçantë për të cilët
nuk është obligim namazi.... dhe se Allahu ka disa njerëz me
pozitë të veçantë të cilët nuk kanë nevojë të pasojnë
Muhammedin sal’lAllahu alejhi ue sellem, por mjaftohen sikurse
është mjaftuar Hidri nga Musa, e kush beson se këta janë Evlija,
është kafir me pajtimin e imamëve të Islamit...”.
Ky është vendi i argumentimit!
Dhe ka transmetuar autori i librit ["elIkn'a"], shpjegimin e kësaj
fjale "Kushdo që beson se është e lejuar për disa persona
që të jenë të lirë nga zbatimi i Sheriatit është kafir", pra
togfjalëshi "Kushdo që beson", ky është anulues nga ana e
besimit, për dallim nga ai para tij që është anulues nga ana e
veprimit. Me fjalët "disa persona", ka për qëllim Evlijatë e gjallë
apo shujuhët që kanë dituri, siç thonë sufitë, "që të jenë të
lirë",nënkupton se është i lirë dhe sheriati nuk është obligativ për
të, "Sheriatit të Muhammedit sal’lAllahu alejhi ue sellem",
pra e ka për qëllim fenë d.m.th. nuk i lejohet atij të ketë liri për
moszbatimin e diçkaje nga feja, pamvarësisht a janë ato shtylla,
obligime madje edhe sunnete, "sikur i është lejuar Hidrit të
del nga sheriati i Musës", është përmendur ngjarja e Hidrit në
Surën Kehf, "është kafir" pra bën kufër të madh dhe del nga
feja (konsiderohet anulues).
Autor i librit "Anuluesit e Islamit": Shejh Muhammed Ibn
Abdul’Uehab (Allahu e mëshiroftë)
Shpjeguesi i librit: Shejh Ali Hudejri (Allahu e liroftë)
Përkthyesi: Ebu Kaswara elAlbani (Allahu e mëshiroftë)
Home Unlabelled Anuluesit (prishësit) e Islamit.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
Post a Comment