Anuluesi i tetë i Islamit
Përkrahja dhe ndihmesa ndaj mushrikëve kundër
muslimanëve:
Ky anulues është me rëndësi, posaçërisht për kohën tonë, për
shkak të fuqisë së kafirëve dhe dobësisë së muslimanëve, dhe për
shkak të rënies së disa muslimanëve në të, si dhe për shkak të
përhapjes së tij tek shumica.
Një mesele: Argumentet për këtë, autori ka përmendur fjalën e
Allahut: “Cilido prej jush që do t’i marrë ata si përkrahës,
atëherë ai sigurisht është prej tyre" [Ma’ide, 51], dhe e ka
transmetuar Ixhmanë, se ndihmesa e mushrikëve kundër
muslimanëve është kufër.
Shejh Ibn Bazi, në fetvatë e tij 1/274 (Allahu e mëshiroftë), ka
thënë: "Dijetarët islam janë pajtuar që të gjithë, se ai i cili ju
ndihmon jobesimtarëve kundër muslimanëve, nëse ju ndihmon
me çfarëdo lloj ndihme, është kafir si ata.
Një mesele: drejt çkaje çon ndihmimi i kafirëve kundër
muslimanëve?
1. Çon drejt ngritjes së kufrit.
2. Çon drejt tradhtisë apo lënies pa ndihmë të Islamit.
3. Çon drejt dhënies së pushtetit kafirëve mbi besimet e
muslimanëve.
Një mesele: Llojet e ndihmesës dhe përkrahjës që janë anulues
të fesë:
Së pari; Kur u ndihmonatyre kundër muslimanëve për shkak të
dashurisë së tij ndaj fesë së tyre, apo dashurisë së tij ndaj
simboleve të tyre të kufrit, apo të jetë i kënaqur me fenë e tyre,
kjo konsiderohet si anulues, thotë Ibn Xherir etTabari në tefsirin
e tij;"Kush i miqëson ata ai është prej tyre", dhe thotë: "Kush i
miqëson ata dhe i ndihmon kundër muslimanëve ai është në fenë
dhe besimin e tyre sepse nuk miqëson dikush dikënd vetëm se
është i kënaqur me fenë e tij dhe asaj në të cilën është ai, e nëse
kënaqet me fenë e tyre atëherë ai e ka armiqësuar atë që e
kundërshton dhe e ka hidhëruar atë dhe bëhet dispozita e tij sikur
dispozita e tyre"[Tefsiri i Tabariut 10/400]. Dhe realiteti i këtij
anuluesi është se ai është kënaqur me kufrin, e kur e pranon se
është i kënaqur me kufrin, ai është renegat (murted), thotë i
Madhërishmi "(Përkujto) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të
tij i tha: “Unë jam i larguar(distancuar)prej asaj që adhuroni
ju"[Zuhruf, 26], dhe në hadith që thuhet se "Kush thotë La ilahe
il’lAllah dhe bën kufër mbi çdo gjë që adhurohet pos Allahut,
ndalohet pasuria dhe gjaku i tij." [E transmeton Muslimi], ndërsa
mënyra e argumentimin është kuptimi i kundërt (mefhum
elmuhalefe).
Së dyti; Kur u ndihmon dhe i miqëson ata kundër muslimanëve,
duke qenë se ai e urrenë fenë e tyre, porse si pasojë e kësaj
ndihme, ata potencialisht do të arrijnë deri tek pushteti dhe
mbisundimi, thotë Ibn Hazmi në ["elMuhale"]: "Sa i përket atij
luftëtari musliman që fanatizmi e çon që të kërkoj ndihmë nga
mushrikët luftues, dhe vret ata muslimanë që e kundërshtojnë,
apo merr pasuritë e tyre dhe robëron gratë e tyre, nëse në këtë
rast janë muslimanët mbisundues dhe kafirët (nga të cilët ka
kërkuar ndihmë) janë thjeshtë vetëm si pasues të tij (ndjekin
urdhërat e tij), ai në këtë rast është i shkatërruar dhe ka arritur
kulmin e fiskut, por nuk bëhet me këtë vepër kafir sepse, nuk ka
bërë vepër që e bën të domosdoshme kufrin, ndërsa nëse
pushteti i kafirëve vepron mbi të, atëherë ai është kafir, e nëse
janë të barabartë, nuk zbatohet pushteti i njërit prej tyre ndaj
tjetrit, nuk e shohim se është kafir me këtë" ["elMuhale"
13/138]
Së treti; Kur i ndihmon kafirët kundër muslimanëve, edhe nëse i
urrenë mushrikët, megjithatë kafirët pas kësaj arrijnë deri tek
pushteti dhe mbisundimi për shkak të ndihmës së tij kundër
muslimanëve, ai është kafir.
Një mesele: Cilat janë llojet e mbështetjes, përkrahjes dhe
ndihmës që u bëhen mushrikëve? Mbështetje ushtarake,
materiale, politike, ideologjike si dhe mbështetja me propozime
dhe këshilla, si dhe mbrojtja e tyre.
Një mesele: Mesele bashkohore rreth ndihmimit të mushrikëve.
Ndihmimi i partive socialiste apo komuniste, në cilin do vend
Islamik, ndihmimi i tyre për të arritur deri tek pushteti dhe
qeveria, ku kjo ua garanton atyre forcën dhe pushtetin, dhe do
t'ua imponojnë muslimanëve komunizmin e tyre, të gjitha këto
gjëra, hyjnë në fjalën e Ibn Hazmit:
1. Ndihmimi i partive laike, në cilindo vend qoftë, dhe me çfarëdo
mënyre që të arrijë deri tek pushteti, ngase kjo gjë në vete
ngërthen imponimin e kufrit për muslimanët, ndërsa fjala e
autorit "Ndihmimi i mushrikëve", d.t.th. për ata që është e
konfirmuar se janë mushrikë, dhe njejtë me këta janë kafirët,
pavarësisht a janë ata mushrikët banorë të ndonjë vendi Islamik
që ndihmohen, apo janë afër ndonjë vendi Islamik që ndihmohen,
dhe pavarësisht a është kjo ndihmë e përhershme apo e
përkohshme, dhe kuptimi i ndihmës është që të jenë ndihmues
apo mbrojtës të tyre, "dhe përkrahja e tyre", fjala "dhe"
nënkupton se ka dallim mes përkrahjes dhe ndihmesës, d.t.th.
ndihmesa është e përkohshme ndërsa përkrahja e përhershme, e
pamvarësisht se a e ka vepruar këtë apo atë, që të dyja (rastet)
janë kufër, "kundër muslimanëve", e ka për qëllim me fjalën
"musliman", çdokënd që thotë La ilahe il’lAllah dhe nuk ka
vepruar ndonjë anulues prej anuluesve të Islamit, duke u bazuar
në këtë gjë, fjala "musliman" përfshinë disa grupe, dhe ata janë:
1. Që i ndihmojnë mushrikët kundër muslimanëve muvahida
(njësues).
2. Që i ndihmojnë mushrikët kundër muslimanëve mëkatarë.
3. Që i ndihmojnë mushrikët kundër muslimanëve të rebeluar
(bugatë).
Të gjitha këto tre grupe hyjnë në fjalën muslimanë, pra kush i
ndihmon kafirët kundër këtyre (muslimanëve), ai është murted
dhe është anuluar Islami i tij.
Ndërsa nëse i ndihmon kafirët kundër grupeve të devijuara
(bidatçive) të muslimanëve, në këtë gjë ka (nevojë për) shtjellim
dhe detajizim:
a. Nëse nuk bëjnë kufër me bidatin e tyre (nuk dalin nga feja), në
këtë rast nëse i ndihmon kafirët kundër tyre, anulohet Islami i tij,
sepse këta hynë në fjalën musliman.
b. Nëse me bidatin e tyre bëjnë kufër (dalin nga feja), sikur p.sh.
nëse adhurojnë dikë tjetër pos Allahut, në këtë rast nëse i
ndihmon kafirët kundër këtyre, nuk konsiderohet ky rast si
anulues, dhe këta hyjnë në meselen ndihmimit të kafirëve kundër
kafirëve, sepse këta në realitet janë kafirë edhe nëse e quajnë
veten muslimanë.
Një mesele: Ndihmimi i kafirëve kundër kafirëve pavarësisht se
kundër kujt ndihmohen, qofshin kafirë në origjinë (kafir asli) sikur
jehudët dhe të krishterët, apo e quajnë veten muslimanë, porse
kanë vepruar anulues të Islamit, për këtë mesele ka polemikë në
mesin e dijetarëve; dikush e ka ndaluar këtë gjë dhe dikush e ka
lejuar me kushte, por sidoqoftë, nuk konsiderohet ndihmimi i
kafirëve kundër kafirëve prej anuluesve të Islamit.
Një mesele: Meselet e mëparshme janë (ekskluzivisht) për
ndihmimin dhe përkrahjen e kafirëve, në gjendje lufte, pra duke i
ndihmuar mushrikët kundër muslimanëve.
Ndërsa sa i përket meseles së kërkimit të ndihmës ajo ndryshon,
e ajo është, kur është lufta në mes të muslimanëve, pastaj
ndonjëri prej atyre muslimanëve kërkon ndihmë nga kafirët
kundër muslimanëve, dhe kjo është pikërisht qëllimi me këtë
meselen e kërkimit të ndihmës, pra kërkimi i ndihmës nga kafirët
për luftimin e disa muslimanëve tjerë, për dispozitën e saj, ka
shtjellim dhe detajizim:
Së pari;Nëse janë muslimanët që kërkojnë ndihmë nga kafirët më
të fortë dhe ata e kanë pushtetin, ndërsa kafirët janë më të dobët
dhe nuk do të kenë pas luftës fuqi apo pushtet, në këtë çështje
ka polemikë në mesin e dijetarëve. Disa e kanë lejuar ndërsa
shumica e kanë ndaluar, vetëm në raste të domosdoshme, dhe
kjo mesele quhet kërkimi i ndihmës nga mushrikët (ndërsa
meselet e mëhershme ishin rreth ndihmimit të kafirëve kundër
muslimanëve), pra e kanë lejuar me kushte:
1. Të jetë fuqia dhe frenat e luftës në duart e muslimanëve.
2. Të jenë kafirët më të dobët si dhe të sigurohemi nga sherri dhe
tradhëtia e tyre.
3. Të ekzistojë domosdoshmëri e realtë jo iluzionare dhe e
supozuar, gjithsesi, më me rëndësi këtu është se kjo nuk është
anulues nga anuluesit e Islamit.
Së dyti; Ndërsa nëse muslimanët që kanë kërkuar ndihmë nga
kafirët janë më të dobët dhe kërkojnë ndihmë nga kafirët që janë
më të fortë, në atë mënyrë, që nëse fitojnë këta muslimanë të
dobët, do t’u takonte kafirëve mbisundimi dhe pushteti mbi
muslimanët e mposhtur, atëherë kjo konsiderohet anulues prej
anuluesve të Islamit, sepse kjo përmbanë në vete se, kafirët do
t'ua imponojnë muslimanëve kufrin apo simbolet e tij, dhe në
këtë rast zbritet fjala e Ibn Hazmit që e cekëm më lartë, dhe hyn
nën meselen e kërkimit të ndihmës.
Meselja e aleancave politike; nëse disa muslimanë bëjnë aleancë
me parti komuniste apo sekulariste për të arritur deri tek
pushteti, e në këtë rast shtjellimi dhe detajizimi është po i njejtë
sikurse ai më lartë, por a është anulues apo jo? Ajo se është e
ndaluar, s’ka fare dyshim në të, për shkak të asaj që ka
transmetuar Muslimi nga Pejgamberi sal’lAllahu alejhi ue sellem
që ka thënë: "Kthehu se ne nuk do të kërkojmë ndihmë nga
mushriku", pra aleanca e disa muslimanëve me partitë të kufrit,
në atë mënyrë që, nëse arrijnë në pushtet (kafirët), ua imponojnë
muslimanëve shirkun dhe sekularizmin e tyre, dhe poashtu kanë
ndikim të kufrit mbi besimet e muslimanëve, kjo konsiderohet
anulues, e nëse janë partitë e kufrit të dobëta, s’kanë forcë, dhe
ata janë pasues të muslimanëve, dhe nëse arrjinë muslimanëtdhe
aleatët e tyre deri tek pushteti, por nuk u imponohet
muslimanëve besimi i partive të kufrit e as nuk kanë fuqi mbi ta,
d.t.th. kanë pushtet muslimanët mbi ta, atëherë, ky lloj kërkimi i
ndihmës nga këto parti nuk është anulues (i Islamit të tyre), por
ai musliman që i ka konsideru ata si aleatë, është në
kulminacionin e fiskut, siç tha Ibn Hazmi, dhe poashtu aludon për
këtë gjë hadithi i Muslimit, "Kthehu, sepse ne nuk kërkojmë
ndihmë nga mushriku", porse nuk është kjo vepër anulues (i
Islamit të tij).
Autor i librit "Anuluesit e Islamit": Shejh Muhammed Ibn
Abdul’Uehab (Allahu e mëshiroftë)
Shpjeguesi i librit: Shejh Ali Hudejri (Allahu e liroftë)
Përkthyesi: Ebu Kaswara elAlbani (Allahu e mëshiroftë)
Home Unlabelled Anuluesit (prishësit) e Islamit.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
Post a Comment