Anuluesit (prishësit) e Islamit.

Anuluesi i shtatë i Islamit​ 



Magjia (Sihri) Në aspektin gjuhësorë: D.t.th. një gjë, shkaku i së cilës është i fshehur, e kjo quhet magji (sihr), dhe pikërisht për këtë shkak agimi (sehar) quhet fundi i natës, pasi që është i fshehur. 

Në aspektin terminologjik: Nuk ka ndonjë definicionpreciz për magjinë, për shkak të ndarjeve të tij të shumta, për këtë shkak ka nevoj çdo ndarje (lloj) për një definicion të veçantë, por është një definicion i pranuar me kuptim të përgjithshëm, dhe ai është "Emër i përgjithshëm për disa gjëra të veçanta që përmbajnë mashtrime (hile), dhe gjëra të fshehta të ndaluara (haram)." 

Një mesele: ​Në cilin rast konsiderohet magjia si anulues? 

Kur të njoftohemi me ndarjet dhe llojet e tij, atëherë qartësohet se cilat lloje (të magjive) janë anuluese, sepse nuk janë të gjitha llojet anuluese, ndërsa llojet e tij janë:

 1. Magjia e yshtjeve, namatisjeve dhe hajmalive, dhe definicioni terminologjik i këtij lloji është: Yshtje dhe namatisje të cilat e ndajnë burrin nga gruaja e tij me lejen e Allahut. Ky është definicioni i Ibn Kudamës për këtë lloj, dhe ky lloj është anulues sepse, aty ka kërkim të ndihmës nga djajtë (shejtanët) dhe ka gjëra tjera që konsiderohen shirk i madh (nga Kur’ani dhe Sunneti), dhe prej shembujve të këtij lloji është ajo që quhet (sarf), ku e largon njeriun nga dashuria ndaj ndonjë gruaje apo vendi, dhe poashtu (atf) që e bën të don diç nga ajo që ka urryer më herët, pra është e kundërta e sarfit. Poashtu ka magji të parafytyruar (iluzionare), që nënkupton, ta bëj syrin që të shoh iluzione që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin, sikurse shembulli i atij që e sheh shkopin sikur gjarpër, dhe kjo është sikurse magjia e magjistarëve të Faraonit. Thotë Allahu i Madhëruar; "Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj)." [Ta­ha, 66], prej saj konsiderohen poashtu ato gjëra që quhen në kohën tonë si lojra akrobatike apo lojra të cirkut që magjistari, ku magjistari ia pret kokën ndonjë njeriu, pastaj ia kthen në vend përsëri, apo kur e bën ibrikun vet, të sillet rreth njerëzve, apo të hyjë nga vrima e derës apo ta haj gjarpërin, apo ta shtyen veturën me flokët e tij dhe gjëra të ngjajshme me këto, këto gjëra janë nga lloji i magjisë që është anulues, dhe definiconi i këtij lloji është; "Të bëj gjëra që nuk ekzistojnë, dhe që nuk janë në fuqinë e njeriut". Ndërsa sa i përket gjërave që janë brenda fuqisë së disa njerëzve, të cilëve Allahu u ka dhënë fuqi trupore, si p.sh. ta lakoj hekurin.. kjo nuk hyn këtu, ndërsa fluturimi dhe ecja në qiell është nga magjia iluzionare. 

2. Magjia e ilaçeve dhe medikamenteve; medikamente komplekse të cilat kanë ndikim në trurin e njeriut, që shkaktojnë iluzione dhe parafytyrime, tek ky lloj ka polemikë ne mesin e dijetarëve për dispozitën e saj. 

Mendimi i parë: Ky është mendimi i medh'hebit Shaf’i të cilët thonë se kjo lloj magjie nuk është kufër dhe vepruesi i saj nuk është kafir, porse kjo u konsiderua prej këtyre dijetarëve padrejtësi dhe sulmim ndaj të tjerëve ose çrregullim në tokë, dhe thanë se nuk ka këtu lidhje me shejtanët, ky pra është një transmetim nga medh'hebi Shaf’i. 

Mendimi i dytë: Kjo vepër konsiderohej kufër, sepse sipas tyre hyn në definicionin e magjisë i cili është "Përdorimi i gjërave të fshehta dhe të pazakonta për ndryshimin e mendjeve të njerëzve dhe sjelljeve të tyre", dhe argumentuan përgjithësisht me argumentet e magjisë, si p.sh. me Fjalën e Allahut, "E ndoqën atë që e thonin djajt ­deri tek ajeti­ ua mësonin njerëzve magjinë" [Bekare, 102] dhe me Fjalën e Allahut "E besojnë xhibtin dhe tagutin" [Nisa, 51], xhibti është magjia, si dhe me hadithin e Ebu Hurrejrës "Largojuni shtatë veprave shkatërruese" [në Sahih]. 

Ndërsa thotë Shejh Sulejman ibn Abdullah në librin e tij ["Tejsir el­Aziz el­Hamid", fq. 335] në kapitullin e magjisë, pasi që e ceki mospajtimin e dijetarëve, tha, "Ai i cili nuk e bën tekfirë, kjo është për shkak se mendon se kjo gjë arrihet pa bërë shirk, mirëpo nuk është ashtu, madje nuk mund të bëhet ndonjë magji që është e lidhur me shejtanët vetëm se me shirk (në Allahun) dhe adhurimin e idhujve dhe yjeve...” deri tek fjala e tij, “dhe se magjia e medikamenteve me tymosje dhe të ngjajshme, nuk është magji porse është e ndaluar për shkak të dëmit të saj, dhe vepruesi i saj qortohet me qortim të madh”, pra ajo që ka pasur për qëllim autori (dmth Muhamed ibn Abdulvehabi) është lloji i parë, ndërsa sa i përket llojit të dytë, për shkak të ekzistencës së polemikës, ky lloj është anulues tek ata që e konsiderojnë kufër, dhe nuk është anulues sipas mendimit të dytë, derisa t’i ngritet atij argumenti, për shkak të polemikës. Sa i përket çështjes se ku ka polemikë, arsyetohet me injorancë, ndërsa aty ku ka Ixhma nuk arsyetohet me injorancë, kjo vlen vetëm për rastin nëse jeton në mesin e muslimanëve. 

Autori e ka ndarë magjinë në dy lloje:

 1. Magji me vepër, 

2. Magji me besim. 

Lloji i parë:

Thotë, kush e vepron atë ­magjinë në të cilën ka sarf dhe atf­ ka bërë kufër, dhe ai bën kufër me këtë vepër pa e shikuar besimin e tij, madje edhe nëse thotë që unë e urrejë magjinë dhe nuk e shoh të lejuar, por e kam bërë për shkak të dunjasë dhe fitimit. 

Lloji i dytë: Që është i lidhur me besimin, dhe vazhdon autori dhe thotë; "apo është i kënaqur me atë", fjala "apo" d.t.th. se ky është lloj tjetër, pra kush kënaqët me magjinë edhe nëse nuk e vepron atë ka bërë kufër. 

Një mesele: ​Autori foli për magjinë dhe heshti për magjistarin, pse?

 Dispozita e tij kuptohet nga ana e provës përfshirëse, pasi që magjistari i cili e vepron llojin e parë është kafir me Ixhma dhe i është anuluar Islami i tij, ndërsa magjistari i cili vepron magjinë e llojit të dytë, mospajtimi rreth tij është sikur mospajtimi rreth këtij lloji të magjisë, disa prej tyre e kanë bërë tekfir ndërsa disa të tjerë kanë thënë se është kufër i vogël (kufër dune kufër).

 Një mesele: ​Kur konsiderohet shërim me magji? 

Ka shtjellim dhe detajizim: 

1. Kush shkon tek magjistarët dhe beson në sinqeritetin e tyre, dhe se ata e dinë të fshehtën, ai është kafir dhe i është anuluar Islami i tij, për shkak të hadithit "Kush shkon tek një parashikues dhe i beson në atë që thotë, ai ka bërë kufër ndaj asaj që i është zbritur Muhamedit alejhis­selatu ue selam" [E transmeton Ebu Davudi]. 

2. Nuk i beson atij por shkon tek ai për shkak të ilaçit, mirëpo megjithatë ai e vepron atë që kërkohet nga magjistari, sikurse është therrja për xhindët, apo therrja me emrin e dikujt tjetër pos Allahut, apo çkado qoftë prej veprave që i kënaq shejtanët, ai veprim në vete është kufër dhe konsiderohet anulues i Islamit. 

3. Shkon tek ai për shkak të ilaçit, nuk i beson atij dhe as nuk i vepron veprat e kufrit, porse e bënë këtë gjest për shkak të patjetueshmërisë (ed­darura), pra që të lirohet nga sëmundja e tij, për këtë gjë ka polemika në mesin e dijetarëve; 

a. Hanbelitë e lejojnë këtë gjë, nga aspekti i patjetueshmërisë, me kusht që të mos i besoj atij dhe të mos vepron vepra të kufrit. 

b. Nuk lejohet, pasi që argumentet tregojnë se nuk lejohet kjo gjë, dhe nuk lejohet të vizitohet parashikuesi, sikurse thuhet në hadith, "Kush shkon tek parashikuesi...", dhe poashtu hadithi i Ebu Hurrejrës "Largojuni shtatë veprave shkatërruese", ndërsa me largim nënkupton, që ti të jesh në një skaj, e ata (magjistarët) në skajin tjetër. 

Mendimi i saktë është mendimi i dytë.. ndërsa mendimi i parë është shumë i dobët, çfarë dobie ka nëse shërohet trupi i njeriut me magji ndërsa sëmuret besimi i tij, mirëpo ky lloj nuk konsiderohet anulues në vete për shkak të polemikës, dhe arsyetohet me injorancën e tij. 

Autor i librit "Anuluesit e Islamit": Shejh Muhammed Ibn Abdul’Uehab (Allahu e mëshiroftë)
 Shpjeguesi i librit: Shejh Ali Hudejri (Allahu e liroftë)

 Përkthyesi: Ebu Kaswara el­Albani (Allahu e mëshiroftë)

Post a Comment