Home Unlabelled Anuluesit (prishësit) e Islamit.
Anuluesit (prishësit) e Islamit.
By te mesojme islamin At 9:00 AM 0
Anuluesi i gjashtë i Islamit
“Kushdo që e përqeshë apo tallet me ndonjë pjesë të Fesë së Pejgamberit sal’lAllahu alejhi ue sellem”, quhet ky anulues i gjashtë, pra tallja me fenë, dhe autori e cek argumentin, Fjalën e Allahut; "Thuaju: A me Allahun, me Ajetet e Tij dhe me të Dërguarin e Tij po talleni? Mos u shfajësoni, ju keni mohuar (keni bërë kufër), pasi që besuat.” [Teube, 6566], ndërsa sa i përket transmetimit të Ixhmasë, thotë Ibn Hazmi në ["elMuhale" Vëllimi 13, fq. 498]: "Sa i përket atij që fyen Allahun, nuk ka mbi tokë ndonjë musliman që kundërshton se (kjo vepër) nuk është kufër.".
Ka transmetuar Ixhmanë poashtu Ebul Abbas Ibn Tejmijje në librin e tij ["esSarim elmeslul" fq. 512] se, kush e fyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij, bën kufër, prej tyre Ixhmaja e Is'hak ibn Rahavejh, Ixhmaja e Muhamed ibn Sahnun prej Malikive, dhe transmetoj disa rreth tekfirit të atij që fyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij nga Shafiu, Ahmedi nga Kadiu Ebu Ja'la, ndoshta mund t’thotë dikush, gjithë këto Ixhma për sharjen ndërsa kjo është tallje?! Tallja është prej sharjes, prandaj kemi nevojë ta definojmë sharjen. Pra sharja është përmendja e njeriut me gjëra që nuk i kanë hije në mënyrë të përgjithshme, pra nëse e zhvlerëson, tallesh apo mallkon dikë, të gjitha këto konsiderohen si sharje, madje në kuptim të veçantë, kjo konsiderohet si sharja më e madhe.
Një mesele: Disa shembuj rreth talljes me fenë e Pejgamberit sal’lAllahu alejhi ue sellem; Nëse dikush thotë se kjo është fe e prapambetur, apo shkak i prapambetjes, apo se Pejgamberi sal’lAllahu alejhi ue sellem është epsharak, apo se xhenneti dhe xhehenemi janë gjëra të kota, dhe gjëra të tjera të këtilla.
Një mesele: Kur është tallja anulues? Përgjigja: Ka shtjellim dhe detajizim.
Lloji i parë: Nëse tallet apo i përqeshë veprat e mira (të fesë) dhe fenë, sikurse shembujt që i cekëm paraprakisht, edhe për këtë lloj kanë ardhur argumentet. Ai i cili e ka pasur për qëllim talljen me fenë dhe veprat e mira të saj, ky person pa dyshim bën Kufër.
Lloji i dytë: Të tallet me personin i cili e ka thënë atë gjë pra ka për qëllim njeriun si p.sh. nëse tallet me një person të udhëzuar kështu, tallet me mjekrrën apo veshjen e tij, duke pasur për qëllim qenien e personit për shkak se në mes tyre ka armiqësi apo diçka të ngjajshme, në këtë rast nuk konsiderohet anulues, porse kjo është e ndaluar (haram) dhe përgojim (gibet), dhe prej gjunaheve të mëdhaja.
Lloji i tretë: Të mos ketë për qëllim as veprën e as personin, porse ta ketë për qëllim që t’i shtyen njerëzit që të qeshin, p.sh. nëse lexon një Ajet, mirëpo e lexon atë me zë përqeshës apo edhe në mënyrë përqeshëse, apo të thotë diçka në ndonjë hadith në një formë qesharake, duke pasur për qëllim që t’i shtyej njerëzit të qeshin, si psh "E kanë ngrënë ushqimin tuaj ata që janë në gjumë"[1], ky rast ka nevojë për studim dhe shqyrtim.
Një mesele: Dispozita e talljes me dijetarët dhe kërkuesit e diturisë, a konsiderohet ky rast anulues? Përgjigja: Këtu ka nevojë për shtjellim dhe detajizim.
1. Nëse tallet me ata, për shkak të fesë së tyre, konsiderohet anulues, pasi që ka pasur për qëllim fenë.
2. Nëse tallet me ata, për shkak të armiqësisë, sikurse është rasti me personin i cili tallej me njerëzit e korporatave apo këshilleve, ky është kufër i vogël (kufër dune kufër).
3. Nëse është zakon i tij tallja me çdo person të udhëzuar, apo që të tallet me të udhëzuarit në shumicën e rasteve, atëherë kjo vepër konsiderohet prej anuluesve, dhe për këtë rast argument është hadithi i luftës së Tebukut, ku ata thanë se nuk kemi parë sikur lexuesit tanë... në shumës, dhe tallja në shumës, është sikur tallja me gjithë njerëzit, nga pikëpamja sasiore.
Një mesele: Sillet në gjuhët e disa të rinjëve fjalët sikurse, "Ti je ekstrem dhe fundamentalist”, dhe nëse i thua diçka, ai të thotë “ti je i prapambetur", a konsiderohet kjo tallje? Ajo që më duket mua është se, kjo nuk është tallje me fenë, porse është tallje me atë i cili e ka thënë këtë gjë (pra luan me shokun ironizon), pra ai tallet me sekularistët të cilët i thonë këto fjalë.
Një mesele: Çfarë dispozite ka babai nëse, po e zëmë, kur djali i tij, thërret drejt Allahut, dhe ai (babai) thotë se ‘nuk dua që ai ta beson këtë apo atë’, ose thotë ‘frikësohem për birin tim mos të ngatërrohet...’, a është kjo tallje me fe? Për këtë rast nevojitet shtjellim dhe detajizim. Nëse ky (babai) i don veprat e mira dhe fenë, mirëpo e thotë këtë gjë, atëherë dispozita e tij është sikur dispozita e atyre që e thonë gjëra të tilla për shkak të armiqësisë, pra është prej gjunaheve të mëdhaja dhe kufër i vogël (kufër dune kufër), ndërsa nëse e thotë këtë gjë duke pasur për qëllim urrejtjen e fesë (në esencë), atëherë ky konsiderohet anulues padyshim (që lejohet të bëhet tekfirë mbi të).
Një mesele: Ai që thotë për disa simbole të fesë, se këto janë lëvozhga (duke aluduar se ato janë çështje shumë të vogla), a është kjo tallje me fenë? Ky rast ka (nevojë për) shtjellim dhe detajizim. Nëse e ka për qëllim atë se, në Islam ka baza (Usul) dhe degë (Furu), dhe se ka gjëra bazore dhe gjëra tjera që nuk janë të tilla, atëherë kjo nuk konsiderohet tallje me fenë, porse ai ka gabuar në përdorimin e kësaj shprehje (në mënyrë të drejtë), sepse është prej shprehjeve që e fut (njeriun) në mendime të gabuara, në të cilën ka diç të vërtetë dhe ka diç të kotë, thotë Allahu i Madhëruar "O ju që keni besuar, mos thuani: “Raina” po thuani: “Undhurna (Shikona)" [Bekare, 104], pra nuk lejohet përdorimi i kësaj shprehje që mund të keqkuptohet (le hapësirë për dykuptimësi), ndërsa nëse ka për qëllim me shprehjen e tij se, disa pjesë dhe dispozita të fesë janë banale apo të pavlera, atëherë kjo është tallje me fenë dhe konsiderohet anulues. (pa dyshim).
[1]Aludon autori tek hadithi "E kanë prishur agjërimin te ju agjëruesit, dhe kanë ngrënë ushqimin tuaj të mirët dhe janë lutur për juve melekët" e transmeton Bezari, Ibn Hibani dhe Hatib elBagdadi.
Autor i librit "Anuluesit e Islamit": Shejh Muhammed Ibn Abdul’Uehab (Allahu e mëshiroftë)
Shpjeguesi i librit: Shejh Ali Hudejri (Allahu e liroftë)
Përkthyesi: Ebu Kaswara elAlbani (Allahu e mëshiroftë)
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
Post a Comment