Kushdo që urrenë diç prej asaj që erdhi me të Pejgamberi (sal’lAllahu alejhi ue sellem), edhe nëse punon në përputhje me të, ai ka bërë kufër (ka mohuar).
Argument për këtë është ajo që u transmetua nga Ibn Bata në ["Ibana" – fq. 211] ku thotë: "Sikur një person të besonte gjithë atë me të cilën kanë ardhë të Dërguarit, përpos një gjëje të vetme, me refuzimin e kësaj gjëje, është kafir, tek të gjithë dijetarët". Fjala e autorit "Kushdo" është e përgjithshme dhe kushtëzore, pra është e përgjithsme për gratë, burrat dhe për të rriturit, ndërsa të vegjëlit nuk e marrin këtë dispozitë tek të gjithë rregullat e anuluesëve, për shkak të hadithit, "Është ngritur lapsi për 3 lloje të personave", porse, qortohen me fjalë të rënda, mirëpo nuk bëhet tekfir mbi ta, dhe njejtë është me të çmendurin, dhe kjo është e përgjithshme për kafirin dhe muslimanin. Ndërsa nëse thotë dikush se esenca e kafirit është kufri? Themi se, e shton kufrin e tij nëse vepron diçka prej harameve apo anuluesve, pra për këtë gjë e vërteta është se, edhe kafirët janë të obliguar me degët e sheriatit.
"Urren" kjo është argument se është vepër e zemrës, pra që lidhet me zemrën, ngase vendi ekskluziv i "Urrejtjes" është zemra.
"Diçka (shejen)" është e pashquar, në kontekst të kushtëzimit (nekira fi sijak eshshart), pra është e përgjithshme, po edhe sikur ta urrenë një gjë të vetme që është prej sunneteve të njohura.
"Me të cilën erdhi Pejgamberi",pra atë me të cilën ka ardhë i Dërguari, dhe kjo përfshinë çdo gjë me të cilën ka ardhur i Dërguari sal’lAllahu alejhi ue sellem, pra gjithçka që ka ardhur në fe, duke përfshirë këtu edhe Kur’anin Fisnik.
"Edhe nëse punon në përputhje me të",pra bën kufër edhe nëse vepron në përputhje me të.
Një mesele: ky anulues quhet ‘dispozita e urrejtësit të fesë’. Ndërsa çështjet me të cilat ka ardhë Pejgamberi sal’lAllahu alejhi ue sellem janë dy:
1. Me çështje të Besimit (vepra të zemrës),
2. dhe me Dispozita praktike (vepra praktike). Dhe kjo përfshinë shtyllat (ruknet), obligimet (vaxhibet), dhe sunnetet. Pra kush urrenë diçka prej këtyre 2 llojeve bën Kufër.
Një mesele: Shembuj për atë që mund ta urrejë lëshimin e mjekrrës, poligaminë, hixhabin, urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, xhihadin, apo gjëra të kësaj natyre, ka kushtëzime për bërjen tekfirë, e ato janë, dy kushte:
a. Ta dijë që kjo gjë (besim apo vepër) është e vërtetuar në Kur’an dhe Sunet, dhe nëse e din vërtetësinë e atyre gjërave dhe pastaj e mohon, apo e urrenë, atëherë ai bën kufër.
b. Kushtëzim është Ixhmaja.. Pra nëse e urrenë ndonjë dispozitë në të cilën ka polemikë, nuk bën kufër? Ndërsa fjala jonë "në të cilën ka polemikë ", pra kemi për qëllim këtu polemikat e forta (të mëdha në mesin e dijetarëve).
Një mesele: Çfarë është dallimi në mes të urrejtësit të ligjvënies, dhe urrejtësit të veprës?
Ka dallim! Me këtë anulues ka për qëllim atë që e urrenë ligjvënien me të cilët ka ardhur i Dërguari sal’lAllahu alejhi ue sellem, ndërsa nëse nuk e urrenë atë (nëesencë), porse e urrenë vetëmse veprën e ndonjë vepruesi, ky nuk hyn në këtë kategori. P.sh. nëse gruaja e urrenë ligjvënien e poligamisë bën kufër, ndërsa, nëse nuk e urrenë atë (në esencë), porse kjo (pakënaqësi) vlenë vetëm për rastin e burrit të saj, pra e urrenë që burri i saj të martohet me më shumë se një grua, atëherë kjo nuk hyn këtu (përjashtohet).
Një mesele: A është mosveprimi i të urdhëruarës shenjë apo sinjal për urrejtje? Jo, sepse njeriu mund të mos i realizoj disa urdhëra, për shkak të përtacisë apo të epshit, porse nuk e urrenë sheriatin. Pra, kush e rruan mjekrrën e tij, apo le haxhin për shkak të përtacisë apo arësyeve tjera, ai nuk hyn këtu.
Autor i librit "Anuluesit e Islamit": Shejh Muhammed Ibn Abdul’Uehab (Allahu e mëshiroftë) Shpjeguesi i librit: Shejh Ali Hudejri (Allahu e liroftë)
Përkthyesi: Ebu Kaswara elAlbani (Allahu e mëshiroftë)
Post a Comment