Anuluesi i katërt i Islamit
Kushdo që beson se udhëzimi i ndonjërit përveç
Muhammedit (sal’lAllahu alejhi ue sellem) është më i
përsosur, sesa udhëzimi i tij, dhe se gjykimi i ndonjërit
është më i mirë se sa gjykimi i tij, si, p.sh.; ai që e
parapëlqen gjykimin e Tagutëve para gjykimit të tij,
atëherë ky është kafir, mosbesimtar.
Ky anulues është gjykimi me ligj tjetër pos ligjit të Allahut, duke
ia shtuar edhe besimin (se është më i mirë e të ngjajshme),
ndërsa kur është gjykimi me ligje tjera pos atyre që ka zbrit
Allahu anulues prej anuluesve të Islamit?
Përgjigja: Është në këto raste:
1. Kur të gjykoj me diç tjetër pos asaj që ka zbritë Allahu, dhe ai
beson se është më i plotë se gjykimi i Allahut dhe më i mirë se
gjykimi i Allahut, dhe kjo është ajo që solli si shembull autori.
2. Kur të gjykoj me diç tjetër pos asaj që ka zbritë Allahu, dhe ai
beson se ky gjykim është i njejtë sikuse gjykimi i Allahut (janë të
barabarta), ky bën kufër me Ixhma.
3. Kur të gjykoj me diç tjetër pos asaj që ka zbritë Allahu, duke
besuar se ky gjykim nuk është gjykim i Allahut e as nuk është
sikur ai i njejtë, por beson se lejohet të gjykohet me të, edhe ky
është kafir me Ixhma.
4. Kur të gjykoj me diç tjetër pos asaj që ka zbrit Allahu, duke
shpërfillur dhe përbuzur gjykimin e Allahut, ky është kafir me
Ixhma.
5. Kur të gjykoj me diç tjetër pos asaj që ka zbritë Allahu, duke
mohuar gjykimin e Allahut dhe të drejtën e Tij në Gjykim, ky
është kafir me Ixhma.
Argumenti i parë për tekfirimin e këtyre pesë kategorive, është;
Ajo që ka cekur Ibn Abdul’Berr në librin ["etTemhid" Vëllimi 4,
fq. 226] ku thotë, "Janë pajtuar dijetarët se kush e fyen Allahun,
të Dërguarin e Tij, apo hedh poshtë diçka që ka zbrit Allahu ky
është vendi i argumentit apo vret ndonjë pejgamber prej
pejgamberëve, edhe pse ai e pranon atë që ka zbritë Allahu, ai
është kafir.".
Argumenti i dytë: Tekfiri që i ka bërë Ibn Kethiri tatarëve, kur e
vendosën të ashtuquajturën "elJasik" (kanunin e tyre), e ajo
ishte kushtetuta e tatarëve, ku deshën t'ua imponojnë
muslimanëve, pasi që e rrëzuan Hilafetin Abbasit. Dhe ka
përmendur Ibn Kethiri një grumbull prej ligjeve të tyre në librin e
tij ["elBidajetu ue enNihaje" Vëllimi 13, fq. 28], ku thotë:
"Kush bën amoralitet, vritet qoftë i martuar apo i pamartuar;
kush kryen marrëdhënie burrë me burrë vritet; kush bën magji
vritet; kush spiunon vritet; kush urinon në ujë duke qenë në
këmbë vritet; kush han dhe nuk i ushqen ata që gjinden aty
vritet..." më pas vazhdon dhe thotë: "E gjithë kjo është në
kundërshtim me Sheriatin e Allahut, pra kush e len Sheriatin e
prerë (Ligjin e prerë Islam) dhe gjykohet me sheriate tjera (ligje
tjera) të deroguara (të anuluara), bën kufër, atëherë si është
gjendja e atij që gjykohet tek elJasiku dhe i jep përparësi para
ligjit të Allahut, kush e bën këtë gjë është kafir me Ixhma të
muslimanëve.".
Argumenti i tretë: Thotë Ibn Hazmi në ["elAhkem" Vëllimi 5, fq.
173]; "Nuk diskutojnë dy muslimanë se kush gjykon me Ingjilin
për të cilin s’ka ardhë argument (nga sheriati i fundit i Allahut
Islami), ai është kafir/mushrik, ka dalur prej Islamit".
Të gjitha këto janë Ixhma rreth gjykimit me diç tjetër pos asaj që
ka zbritë Allahu me kusht të besimit.
6. Kush vendosë gjykata ligjore dhe vendos aty ligje që
kundërshtojnë ligjet e Islamit, ai është kafir me këtë vepër,
pavarësisht nga besimi i tij, dhe kjo është me Ixhma, dhe
argument për këtë është ajo që e ceki Ibn Kethiri për Jasikun tek
Tatarët, dhe i njejtë me atë është Jasiku i kohës sonë, gjykatat
ligjore sikurse janë disa gjykata që e bëjnë amoralitetin të lejuar
nëse është me dëshirën e gruas, dhe e bënë dënimin e vjedhjes
me burgosje, dhe i bën të gjitha këto ligje njejtë me atë se i
lejohet gjykatësit ta prishë martesën (nikahun) e poligamisë, dhe
shumë e shumë ligje tjera për tregtinë, prodhimtarinë, dhe ligje
tjera në çështjet e luftës, paqës. Pra kushdo që i vendosë ato,
bën kufër, dhe veprohet mbi të anuluesi (tekfiri).
E ka përmendur këtë gjë Shejhu Ibrahim në shkrimin e tij ["Të
gjykuarit e ligjeve"] , dhe aludon për këtë gjë ajo që është
transmetuar në "esSahih"[1] gurëzimi i zinaqarit dhe ndrrimi i tij
me lyerjen me ngjyrë, pra të lyhet me qymyr fytyra e tij dhe
nxirret në tregje (në publik), dhe për këtë zbriti Allahu ajetin,
"Kush nuk gjykon me atë që ka zbritë Allahu, të tillët janë
kafira"[Ma’ide, 44]
7. Ai gjë shpesh gjykon me gjykim tjetër pos atij të Allahut, duke
besuar se ai është mëkatarë, por i bëhet zakon të gjykoj mes
njerëzve me epshin e tij, për këtë çështje ka polemikë në mesin e
dijetarëve, ndërsa mendimi më i afërt tek unë është se ai është
kafir sepse, shpeshtimi i tij në gjykim me tjetër gjykim pos atij të
Allahut argumenton (tërthorazi) që ai e urren gjykimin e Allahun
dhe e don/dëshiron gjykimin e tjetërkujt, thotë Allahu i
Madhërishëm: "A nuk i ke parë ata që pretendojn se besojnë
Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e që duan të gjykohen tek taguti,
ndërsa janë urdhëruar të bëjnë kufër mbi të..." [Nisa, 60]
Një mesele këtu: Shpeshtimi i gjykimit me gjykim tjetër pos atij
të Allahut argumenton për dashurinë e tij ndaj atij gjykimi, dhe të
konsideruarit të atij (gjykimi) më të mirë se gjykimi i Allahut, dhe
argumenton se ai nuk ka bërë kufër ndaj gjykimit që është pos
atij të Allahut. Ka përmendur Ibn Tejmijje në ["Medarixhu
esSalikin"[2]] se ka dallim mes syefaqësisë (rijasë) së pakët dhe
të shumët, kështu syefaqësinë e pakët e ka cilësuar si shirk i
vogël kurse syefaqësinë e shumët si shirk i madh, dhe nuk e bën
atë vetëm se munafiku, pra ka dallim mes pakicës dhe shumicës
nga pikëpamja e sasisë, njejtë është me atë që është gjykimi me
diç tjetër pos asaj që ka zbritë Allahu, pra pakica e tij është nga
lloji i parë që është kufër i vogël, ndërsa shumica e tij është kufër
i madh, sepse nuk e vepron këtë gjë vetëm se munafiku, dhe kjo
gjë argumentohet ngase ai e don dhe e konsideron më të mirë
gjykimin e diç tjetër pos asaj që ka zbritë Allahu. Dhe se esenca e
gjykimit me diç tjetër pos asaj që ka zbritë Allahu është kufër i
madh, sepse ka ardhur i shquar me elif dhe lam në fjalën e
Allahut: "Kush nuk gjykon me atë që ka zbritë Allahu, të tillët
janë (elKafirun) Kafira." [Ma’ide, 44], pra kjo është esenca,
porse del nga kjo esencë nëse e vepron në disa raste të caktuara
të rralla, duke pranuar se ai është gabimtarë dhe mëkatarë,
ndërsa nëse e shpeshton atë apo bëhet zakon i tij, atëherë
kthehet në esencë, e cila esencë (po e përsërisim) është se ai
është kufër i madh.
Të gjitha këto lloje që i cekëm më herët janë anulues, por
ekziston edhe një lloj që nuk është anulues, e që është gabimtarë
mëkatarë, e ai është që gjykon me diç tjetër pos asaj që ka zbritë
Allahu për shkak të ndonjë epshi apo armiqësie në disa çështje të
caktuara të pakëta (nga ky rregull përjashtohet ai që shpeshton),
duke besuar se ai është gabimtarë dhe mëkatarë, ndërsa kushtet
e këtij lloji janë:
1. Ta dijë se ai është gabimtarë.
2. Të jetë shtytës për këtë gjë epshi apo armiqësia, e jo
konsiderimi si të lejuar të gjykuarit (Istihlal), apo edhe përbuzja.
3. Të jetë në raste të pakëta, ndërsa norma apo kriteri i pakicës
dhe shumicës kthehet te zakonet dhe traditat, pra kjo
argumenton që ky lloj nuk është kufër i madh nga ajo etheri që
është transmetuar nga Tabarani, me zinxhir të saktë, nga Ebu
Mixhlez, se kanë polemizuar me atë disa njerëz nga Beni Amrin
bin Sedus nga Ibaditë sekt i khawarixhëve kur i thanë; ‘o Eba
Mixhlez çka mendon për fjalën e Allahut; "Kush nuk gjykon me
atë që ka zbritë Allahu, të tillët janë kafira" [Ma’ide, 44], a është
e vërtetë (hak)?’ Ai tha: ‘Po.’ Thanë; ‘Çka mendon për fjalën e
Allahut; "Kush nuk gjykon me atë që ka zbritë Allahu, të tillët
janë fasikë" [Ma’ide, 44] a është e vërtetë (hak)?’ Tha: ‘Po.’
Thanë; ‘A gjykojnë këta me atë që ka zbritë Allahu? –qëllimi i
tyre ishte për udhëheqësit në kohën e tyre Tha (Eba Mixhlez):
‘Ajo është feja e tyre të cilën e ndjekin, për të cilën flasin dhe
drejt së cilës thërrasin’.Kjo është argumenti se ata nuk e
konsideronin të lejuar (istihlal), thotë: ‘Nëse lënë diçka që e dinë
(janë të informuar) që kanë bërë mëkat’ dhe ky është argument
se ai e pranon se ata janë gabimtarë dhe mëkatarë. Atëherë ata
i thanë; ‘Jo pasha Allahun, porse ti po frikësohesh (ta thuash të
vërtetën)!”.
Thotë Ibn Kajjimi në ["Medarixhu esSalikin" Vëllimi i parë, fq.
336]; "Nëse beson në obligueshmërinë e gjykimit me atë që ka
zbritë Allahu, në këtë rast/ngjarje (tek i cili është duke gjykuar),
por e braktisë atë (gjykimin e Allahut) duke bërë mëkat me
mosbindje, por e pranon se ai meriton të dënohet, ky është kufër
i vogël."
Një mesele;Tek ky anulues (ligjvënësi); Ai i cili vendos ligj që
është në kundërshtim (mospajtim) me dispozitën e Allahut, ky
bën kufër përgjithësisht, pa ndonjë shpjegim apo shtjellim
(detajizim), pra vetëm nëse vendos ligj, po edhe në qoftë se e
vendos një ligj të vetëm apo një sistem të vetëm, ai bën kufër
me këtë gjë, për shkak të fjalës së Allahut, "A kanë ata ortakë
(zota) tjerë që u vendosin atyre ligje për të cilat nuk ka lejuar
Allahu" [eshShura, 21]
[1]Dmth te Sahih elBukhari apo Muslimi
[2]Kështu është e shënuar, ndërsa autori i librit "Medarixhu
esSalikin" është Ibn Kajjim elXheuzijje.
Autor i librit "Anuluesit e Islamit": Shejh Muhammed Ibn
Abdul’Uehab (Allahu e mëshiroftë)
Shpjeguesi i librit: Shejh Ali Hudejri (Allahu e liroftë)
Përkthyesi: Ebu Kaswara elAlbani (Allahu e mëshiroftë)
Home Unlabelled Anuluesit (prishësit) e Islamit.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
Post a Comment