Dallimi ndërmjet Pejgamberëve ”Nebijj” dhe ”Rasul”
-----------------------------------------------------------------
-----------------------------------------------------------------
Dijetarët janë ndarë në dy mendime, në lidhje me atë që All-llahu e ka përmendur në Kur’an për Pejgamberët dhe i ka quajtur, disa: Rasul, e disa: Nebijj. Ka Pejgamber, disa janë Nebijj, e disa janë Rasul. Këta ty dy janë Pejgamber, por kanë dallim në mes veti. E disa prej dijetarëve kanë thënë që nuk ka dallim: Rasul dhe Nebijj janë njejtë.
E vërteta është se ndërmjet Nebijj dhe Rasul ka dallim. Një prej argumenteve që tregon se ka dallim, është ajet-i, ku All-llahu (subhnaehu ve te’ala) thotë:
“Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i Dërguar (Rasul), Pejgamber (Nebijj).” (Merjem: 51)
Sikur të kishin qenë të njejtë, All-llahu nuk do t’i kishte përmendur dy fjalë, për të treguar një çështje, por kjo tregon se ka dallim.
Disa prej dijetarëve kanë thënë: Rasul është ai Pejgamber që All-llahu e ka obliguar, që atë Shpallje që i vjen, t’ua përcjellë edhe tjerëve. Ndërsa Nebijj është ai Pejgamber, që All-llahu ia ka dërguar Shpalljen, por nuk e ka obliguar që t’ua përcjellë tjerëve.
Dijetarët, ata që kanë thënë se kjo nuk është e vërtetë, kanë përmendur shkakun dhe kanë thënë se All-llahu nuk ka dërguar Pejgamber, që ai të besojë vetëm për vete, por i ka dërguar që t’i thërrasin edhe tjerët në Islam. Për atë kanë thënë se ky mendim nuk qëndron.
Mendimi më i saktë është: Rasul është ai Pejgamber i All-llahut, i cili vjen me Sheri’at të ri. Për shembull, Musait (’alejhis-selam), All-llahu ia ka zbritur Teuratin, dhe ai ka gjykuar ne mesin e popullit me Teurat (e ka pasur Sheri’at-in e tij); pas tij kanë ardhur disa Pejgamber tjerë, si Davudi, Sulejmani, Zekerijja, Jahja etj., të cilët kanë gjykuar me Sheri’at-in e Musait (’alejhis-selam), me Teurat. Që nënkupton: Musai (’alejhis-selam) është Rasul, ka ardhur me Sheri’at-in e tij, ndërsa Pejgamberët që nuk kanë ardhur me Sheri’at të ri, por e kanë përcjellur atë që ka ardhur ma herët, janë Embija (në shumës), ose Nebijj (në njëjësi).
__________
Mbështetur në librin: "Me'arixhul Kabul" të Shej'h Hafidh ibn Ahmed El-Hakemij
Post a Comment