Pengesat e tekfir-it

Pengesat e tekfir-it
------------------------
Ka mundësi që dikush t’i plotësojë të gjitha kushtet, por nëse një pengesë ekziston, nuk guxon të shpallet kafir. Pengesa janë:

1. Imponimi (el-ikrah)
Ikrah don të thotë: të thuash apo të veprosh diçka, pa dëshirën tënde, duke ta imponuar atë dikush me dhunë.
‘Ammar ibn Jasirit (radijall-llahu ‘anhu), pasi ia vranë nënën dhe babain, atëherë i thanë që ta shajë Pejgamberin (sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem), ose i thanë që ti lavdërojë idhujt e tyre. Ai, pasi e pa se edhe jeta e tij ishte në rezik, pranoi dhe i tha ato fjalë. Ata ia falën dhe ’Ammar ibn Jasiri u largu dhe shkoi te Pejgamberi (sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem). Pejgamberi (sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem) i tha: “Çfarë ka tek ti, o ’Ammar?” ’Ammari i tha: “Sherr, shumë keq, o i Dërguari i All-llahut, kam thënë kështu dhe kështu!” Pejgamberi (sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem) i tha: “Si e ke gjetur zemrën tënde kur ke thënë ti ashtu?” ’Ammari tha: “Plot me iman, o i Dërguari i All-llahut, por e thash atë nga dhuna, pa dëshirën time”. Atëherë All-llahu (subhanehu ve te’ala) e zbriti ajet-in, ku thotë:
“Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim …” (En-Nahl: 106)
Pra, nëse një muslimanit i imponohet të thotë apo të veprojë kufr, me kërcënim: heqje koke, burgim, ose dëmtim fizik, ai ka të drejtë ta bëjë atë.
Dijetarët kanë biseduar se, ai i lejohet muslimanit që ta vret muslimanin, nëse ka dhunë (për shembull, nëse dikush i thotë: Ose do ta vrasësh filanin, ose do të të vras ty)? Edhe pse kufr-i është gjunah më i madh se vrasja e muslimanit, megjithatë, nuk ka të drejtë që muslimani ta vret muslimanin, për shkak të dhunës (imponimit). Ngase, t’i bësh kufr All-llahut është hak i Tij dhe Ai ta ka lejuar, ndërsa ta vrasësh një musliman është edhe hak i All-llahut edhe hak i atij që e vret. Jeta jote nëk është më e shtrejtë dhe më e vlefshme se jeta e atij, prandaj nuk lejohet vrasja e tij për shkak të jetës tënde.
E njejtë është edhe me zina-në, për të cilën ka i’htilaf në mesin e dijetarëve. Mendojmë se më e saktë është se, nuk jelohet që një musliman të bëjë zina me një muslimane, për shkak të dhunës (imponimit). Ngase, edhe ajo motra e ndershme e ka hakun e saj; është hak i saj nderi i saj dhe ti nuk ke të drejtë ta marrësh nëpër këmbë nderin e saj, për shkak të jetës tënde.
Ndërsa, për gjunahet tjera, lejohet të veprohen ato, nëse ka dhunë (imponim).
-Për t’u pranuar ikrah-u si arsyetim, duhet të plotësohen disa kushte:
1- Ai që të kërcënohet, të jetë i fuqishëm që ta bëjë atë - Nëse ai është prej atyre që nuk ka mundësi të të bëjë asnjë send, nuk ke të drejtë dhe kjo nuk llogaritet ikrah.
2- Mos të keshë mundësi për tjetër zgjidhje - Nëse ai të kërrcënohet, ndërsa ti ke mundësi të ikësh, por nuk ikë, nëse bën kufr, ti shpallesh kafir.
3- Të jeshë i sigurtë se, ai që të kërrcënon, e ka seriozisht dhe e realizon atë me të cilën të është kërrcënuar.
4- Kërrcënimi apo imponimi të jetë në atë moment.
5- Të jetë diçka e madhe - Për shembull, ka mundësi të të vret, të të burgosë, të ta merr pasurinë, etj..
Imam Ebu Bekr ibnil A’rabi (rahimehull-llah) ka thënë: ”Nëse një zullumqarë i thotë dikujt: ”Nëse nuk vepron kështu, unë të vras ty, ose do të dëmtoj fizikisht, ose ta marr gjithë pasurinë, ose të fus në burg!”, e këtë personin nuk ka mundësi ta mbrojë askush përveç All-llahut, ai ka të drejtë ta veprojë apo ta thotë atë që i urdhërohet dhe nuk ka gjunah për të”.

2. Thënia apo veprimi i diçkaje gabimisht
Kjo është, për shembull, nëse dëshiron të thuash apo të veprosh diçka, ndërsa gabimisht (pa dashje dhe pa qëllim) thua apo vepron diçka tjetër, ndonjë fjalë apo ndonjë vepër e cila mund të jetë kufr, për këtë nuk shpallesh kafir. Për shembull: Nëse je duke hyrë në shtëpi, në dhomë, ndërsa fëmijët, duke luajtur me libra dhe me fletore, kanë luajtur edhe me Kur’anin dhe e kanë lënë atë në tokë, dhe ti e shkelë Kur’anin. Ta shkelësh Kur’anin është kufr, por në këtë rast nuk shpallesh kafir, ngase e ke shkelur atë gabimisht, pa dashje dhe pa qëllim. Ndërsa ta shkelësh Kur’anin me qëllim, edhe nëse nuk e ke për qëllim kufr-in, shpallesh kafir. Ose, në një rast, një person, pasi i përmendi disa sprova të bashkëshortes së vet, një vëlla i tha: ”All-llahu ia lehtësoftë sprovat bashkëshortes së vet!” Sipas kësaj thëne nënkuptohet se All-llahu ka bashkëshorte, All-llahu na ruajtë, e të thuash që All-llahu ka bashkëshorte, del nga feja, por ky person nuk shpallet kafir, ngase fjalën e ka thënë gabimisht, ka dashur të thotë tjetër send, ndërsa gabimisht ka thënë tjetër send.
All-llahu (subhanehu ve te’ala) thotë:
”Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht ...” (El-Ahzab: 5)
Ose, All-llahu (subhanehu ve te’ala) thotë:
”Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” (El-Bekarah: 286)
Pejgamberi (sal-lall-llahu ’alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Ka thënë All-llahu: ”Ua kam pranuar këtë lutje!”.”
Gjithashtu, Pejgamberi (sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem) ka thënë: “All-llahu e ka ngritur mëkatin (gjunahun) prej ummet-it tim, për atë që bëhet me haresë, gabimisht dhe me imponim”. (Ibn Maxheh. Sipas Albanit: sahih)

3. Keqinterpretimi i argumenteve (et-te’vil)
Kudameh ibni Medh’un (radijall-llahu ’anhu), një ditë prej ditëve, kishte pirë alkool. Kur e sollën te ‘Umeri (radijall-llahu ’anhu), ai i tha: “Ke pirë alkool?!” Tha: “Po, çfarë prishë punë?!” ‘Umeri (radijall-llahu ’anhu) tha: “Alkooli ësht i ndaluar (haram)”. Kudameh tha: “Po, por All-llahu (subhanehu ve te’ala) në Kur’an ka thënë: “Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) …” (El-Maideh: 93) (Ky ajet kishte zbritur për ata musliman që kishin pirë alkool, para se ai të bëhej haram (i ndaluar)). Pastaj, ‘Umeri (radijall-llahu ’anhu) dhe Sahabet tjerë e panë se ai e kishte keqkuptuar argumentin dhe ia shpjeguan atë. Ai pastaj e kuptoi të vërtetën dhe e dënuan atë me rrahje me kamxhik, por nuk ia hjekën kokën. (Shih “Tefsirul Kurtubi”)
Te’vil-i është dy lloje:
1. Te’vil i pranuar
2. Te’vil i papranuar
Nëse ajet-i keqkuptohet duke u bazuar në gjuhën arabe, atëherë llogaritet pengesë e tekfir-it, si shembulli i esharive, të cilët i kanë devijuar cilësitë e All-llahut. Për shembull: ”Dora e All-llahut”, ata kanë thënë: Fuqia e All-llahut; ”All-llahu është ngritur mbi ’Arsh”, ata kanë thënë: All-llahu është gjithkund; etj. Dijetarët e Ehli Sunnet-it kanë thënë: Kush mohon se All-llahu është mbi ’Arsh, ka bërë kufr; kush mohon se All-llahu do të shihet në Ditën e Gjykimit, ka bërë kufr. Imam Ahmedi (rahimehull-llah) ka thënë: ”Kush thotë se Kur’ani është i krijuar, ka bërë kufr”, ndërsa ’Hulefa-të (udhëheqësit) e asaj kohe thonin se Kur’ani është i krijuar, por Imam Ahmedi nuk i shpalli kafira. Për atë, shum prej dijetarëve të Ehli Sunnet-it nuk i kanë shpallur kafira shumë prej grupeve të devijuara, për shkak të te’vil-it.
Shej’hul Islam Ibn Tejmijjeh (rahimehull-llah), edhe pse kokat e xhehmive i ka shpallur kafira, xhehmive tjerë ju ka thënë: ”Të kisha thënë unë ashtu siç thoni ju, do kisha qenë kafir, por ju për mua nuk jeni kafira”.

4. Injoranca (el-xhehl)
Pejgamberi (sal-lall-llahu ’alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Ka qenë para jush një person prej Beni Israil-ëve, i cili ka bërë shumë gjunahe. Kur i erdhi vdekja, i thirri djemtë e vet dhe ju tha: ”Si e njihni prindin e juaj?” Ata thanë: ”Prind i mirë”. Ai tha: ”Pas vdekjes, merreni trupin tim dhe digjeni, ndërsa atë pluhurin, gjysmën hudheni që ta merr era, ndërsa gjysën tjetër hudheni në det, ngase, me bë që mua të më ringjallë All-llahu, ka për të më dënuar me një dënim që nuk e ka dënuar askënd!” All-llahu e ringjallë këtë dhe i thotë: ”O ti filan, çka të shtyu ty që të veprosh kështu?” Ai thotë: ”Frika ndaj teje, o Zot!” Atëherë All-llahu ia falë këtij pertsoni”.
Në bazë të këtij hadith-i, ky person ka bërë kufr. Ose e ka mohuar fuqinë e All-llahut, ose e ka mohuar ringjalljen, nëse trupi digjet dhe shpërndahet. Por, All-llahu (subhanehu ve te’ala) e fali, për shkak të xhehl-it (injorancës).
Shej’hul Islam Ibn Tejmijjeh (rahimehull-llah) ka thënë: ”Ky person mendoi se All-llahu (subhanehu ve te’ala) nuk ka mundësi ta ringjallë, nëse trupi i tij shpërndahet, dhe e mohoi fuqinë e All-llahut. Ky, me gjith iman-in që e pati, me gjith frikën që e pati në All-llahun, ishte xhahil në këtë çështje”.
Imam Ibni Hazmi (rahimehull-llah) ka thënë: ”Ky person, gjatë gjithë jetës, duke qenë musliman, ishte injorant, se edhe nëse vdes dhe shpërndahet trupi i tij, All-llahu ka mundësi ta tubojë dhe ta ringjallë. E All-llahu ia fali këtij, sepse ky e besoi All-llahun, e pati frikë Atë, por ishte xhahil”.
Pas çlirimit të Mekkes, Sahabet (radijall-llahu ‘anhum), bashkë me Pejgamberin (sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem), u nisën për në luftën e Hunejnit, dhe duke shkuar rrugës, u ndalën të pushonin, dhe i panë disa prej mushrikëve të Mekkes, të cilët i morrën armët e tyre dhe i varën në një dru, të cilin e quanin “Dhatu Envat”, për të kërkuar bereqet prej aty. Dis prej Sahabeve, të cilët ishin fillestarë në Islam, thanë: “O i Dërguari i All-llahut, na e bën edhe neve një “Dhatu Envat”, siç e kanë ata “Dhatu Envat”-in!”. Pejgamberi (sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem) tha: “All-llahu Ekber! Pasha All-llahun, keni thënë, siç kanë thënë Beni Israil-ët, kur i thanë Musait: “O Musa, na e bën edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)” (El-A’raf: 138)”.
Kjo është shirk, por ata ishin fillestarë në Islam dhe nuk kishin pasur mundësi ta dinë se ajo është shirk.
Hudhejfe (radijall-llahu ‘anhu) transmeton se Pejgamberi (sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Do të vijë koha që Islami do të shëndrohet sikur ajo tesha e vjetër të cilës i kanë humbur ngjyrat, nuk do të dinë njerëzit as çka është namazi, as çka është agjërimi, nuk do të dinë azgjë për Islamin, do të ngritet Kur’ani, e do të ketë disa nga pleqët (një plak dhe një plakë), të cilët e kanë ndëgjuar nga pleqët e tyre se kanë thënë: LA ILAHE IL-LALL-LLAH, e edhe këto do të thonë: LA ILAHE IL-LAL-LLAH”. Sileh (radijall-llahu ‘anhu) tha: “O Hudhejfeh, çka do t’u bëjë dobi atyre fjala LA ILAHE IL-LALL-LLAH?” Hudhejfe (radijall-llahu ‘anhu) tha: “Ka për t’i shpëtuar nga zjarri i Xhehennemit! Ka për t’i shpëtuar nga zjarri i Xhehennemit! ka për t’i shpëtuar nga zjarri i Xhehennemit!”.
Ne, më herët kami thënë se ai i cili nuk e vepron asnjë vepër, bën kufr dhe nuk llogaritet musliman. Këta persona që përmenden në hadith, nuk e kanë asnjë vepër, por këta arsyetohen me xhehl, ngase nuk kanë ditur dhe nuk kanë pasur mundësi të dinë.
Injoranti i cili nuk ka mundësi të arrijë deri te argumenti, ai arsyetohet. Ndërsa, injoranti i cili ka mundësi ta dijë, por nuk i intereson, nuk ka arsyetim për të.
__________
Mbështetur në librin: "Me'arixhul Kabul" të Shej'h Hafidh ibn Ahmed El-Hakemij

Post a Comment