Fetvaja nr 4029 (23/406).
Pyetje : A lejohet të votojmë dhe të kandidojmë në zgjedhje, duke ditur se vendi ynë nuk gjykon me ligje Islame?
Përgjigje : "Nuk i lejohet muslimanit të kandidojë që të hyjë në një pushtet që nuk gjykon me ligjet e Allahut dhe vepron me ligje jo Islame.
Nuk i lejohet gjithashtu muslimanëve që të votojnë për të ose për dikë tjetër që punon në këtë lloj pushteti.
Vetëm nëse ai që kandidon dhe ata që votojnë 1. kanë shpresë që ta kthejnë atë pushtet në pushtet që gjykon me ligjin Islam por 2. me kusht që ai person që kandidon të punojë vetëm në ato poste që nuk bien në kundërshtim me ligjin Islam".
Komisioni i përhershëm [Abdul Aziz Ibn Baz, Abdu Rrazak El Afifi, Abdullah Ibn Gudejan dhe Abdullah Ibn Kuud].
(Shiko me vëmendje se çfarë kushtesh ka vendosur komisioni që të jetë e lejuar kjo punë pasi treguan fillimish që kjo punë është e ndaluar në fenë Islame).
1. Që të kesh shpresë ta ndryshosh pushtetin, në pushtet që gjykon me ligjin e Allahut. Gjë që nuk e ka arritur deri më sot askush prej atyre që kanë hyrë në këto ujëra që prej 70 vjetësh !!!
2. Që të mos punosh në vende që ka harame.
Komisioni i lejon votimet me dy kushtet e sipërpërmendura. Kushte të cilat nuk mund të realizohen dhe askush nuk ka mundur ti realizojë ato në kohën që ne jetojmë. Prandaj nuk i lejohet askujt që të pretendojë se komisioni i lejon votimet pa përmendur kushte ose duke i anashkaluar ato.