Dyshimi i cili thotë: Kusht i ngritjes së argumentit është që njeriu të lexojë, mësojë dhe të ketë njohuri se çfarë po vepron!!

Dyshimi i cili thotë: Kusht i ngritjes së argumentit është që njeriu të lexojë, mësojë dhe të ketë njohuri se çfarë po vepron!!


Përgjigje: Me emrin e Allahut, falënderimi i takon vetëm Allahut.
Nëpërmjet këtij dyshim kanceror dëshirohet të shkatërrohet metodologjia pejgamberike e cila thotë se njeriut i është ngritur argumenti me zbritjen e Kur'anit pavarësisht ae lexon dhe mëson apo e kthen shpinën.
Këtij dyshimi i është përgjigjur Imami i Ehli Sunnetit, Ahmed ibnu Tejmije ku thotë Allahu e mëshiroftë : Argumenti i Allahut me të dërguarit e Tij është ngritur me mundësinë për ta mësuar diturinë, mirëpo nuk është kusht i ngritjes së argumentit të Allahut të Lartësuar që atë (argumentin) ta dijnë ata që u bëhet thirrja.
Për këtë arsye largimi i jobesimtarëve nga dëgjimi i Kur’anit dhe meditimit të tij nuk ka qenë pengesë për ngritjen e argumentit të Allahut për ata, gjithashtu largimi i tyre nga dëgjimi i transmetimeve të pejgamberëve nga leximi i haditheve që kanë ardhur prej tyre nuk e pengon ngritjen e argumentit ngase mundësia është.
Për këtë ka thënë Allahu i Lartësuar:” E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë me një dënim të dhembshëm.” ((Lukman:7))
Ka thënë Allahu i Lartësuar:” Ata që NUK BESUAN thanë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!- E, Ne atyre që NUK BESUAN patjetër do t’u japim të përjetojnë dënim të ashpër”((Fussilet:26-27))
Ka thënë Allahu i Lartësuar:” E i dërguari tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!” Kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.” ((El-Furkan:30-31))
Ka thënë Allahu i Lartësuar:” .Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)”. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. ((Ta-Ha:123-126))
Ka thënë Allahu i Lartësuar:” Kur u thuhet atyre: “Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!” i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.” ((En-Nisa:61))
Ka thënë Allahu i Lartësuar:” Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.” ((El-Bekare:171))
((Er-red alel mentikijin f.99-100))
Pas këtij sqarimit të shejhut Allahu e mëshiroftë nuk mbetet për atë i cili llomotit rreth arsyetimit të jobesimtarëve dhe atyre të cilët dëshirojnë me çdo fuqi ti arsyetojnë njerëzit që njollosen me vepra të kufrit asgjë pos inatit dhe këmbënguljes sëmundje të cilat nuk shërohen, lusim Allahun të në ruajë dhe të na shpëtojë.
Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi më të mirin e të dërguarve Muhamedin.

Post a Comment