Zbulimi i dyshimeve
Dyshimi i cili thotë: Demokracia është konsultim dhe konsultimi është lejuar në Islam.
Përgjigje: Me emrin e Allahut, falënderimi i takon vetëm Allahut.
Konsultimi në Islam dallon me demokracinë në shumë boshte:
1.Gjykuesi, Ai i cili vendos pas konsultimit është Allahu “Vendimi i takon vetëm Allahut.”((6:57)), kurse në demokraci vendimi i takon shumicës.
2.Konsultimi në Islam bëhet në çështjet ixhtihadije për të cilat nuk ka tekst në ato dhe as ixhma (njëzëshmëri), kurse demokracia konsultohet për çdo çështje edhe në ato që janë të prera në Islam.
3.Konsultimi i në Islam është i përkufizuar tek njerëzit e dijes, të cilët i kanë frikën Allahut xhele ue ala në kufij të caktuar.
4.Krahasimi (Kijasi) i konsultimit të muslimanëve me konsultimin e jobesimtarëve, të shfrenuarve është krahasim i kotë dhe i pavlerë në Islam.
Allahu e din më mirë. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave.
Post a Comment