A janë jobesimtarë adhuruesit e varreve edhe para ngritjes së argumentit?

A janë jobesimtarë adhuruesit e varreve edhe para ngritjes së argumentit?
Shejkh 'Salih Ibn 'Abdul-'Azijz Al esh-Shejkh (Allahu e ruajtë!)
❝ Pyetje: Në këtë botë... kur nuk është ngritur akoma argumenti; adhuruesit e varreve a duhet të shpallen jobesimtarë apo jo?
Përgjigje: Po! Kushdo që bën Shirk të madh është mushrik. Personi i cili bën Shirk të madh është mushrik (politesit). Ngritja e argumentit është vetëm një kusht për realizimin e detyrueshëm të dënimit (ligjor).
Në të njëjtën mënyrë që i shpallim jobesimtarë krishterët dhe jehudët. Ata janë jobesimtarë. Edhe nëse nuk kanë dëgjuar kurrë për Profetin (sal'Allahu alejhi ue selem). Në mënyrë të ngjashme adhuruesit e idhujve, adhuruesit e varreve dhe të ngjashmëve si këta, mbi të cilin Shirku i madh është i qartë, atëherë ai është mushrik dhe gjykimi mbi njerëzit e Shirkut në këtë botë (dunja) duhe të vendoset mbi ta.
Por nëse argumenti nuk i ka arritur atij, atëherë nuk do të thotë që ai domosdoshmërisht do të futet në Zjarr të Xhehenemit nëse vdes në atë gjendje. Sidoqoftë, puna e tij varet derisa argumenti t'i ketë arritur përballë Allahut të Madhëruar dhe të Lartësuar (në Ahiret).
Ai i cili bën Shirk të madh është mushrik dhe pasojat e kësaj në këtë botë (dunja) janë për t'u vendosur mbi të; nuk duhet të kërkohet falje për të, nuk hajmë prej mishit të therur nga ai etj.
Sa për të gjykuar atë me kufër (mosbesim) në të dy pamjet (të jashtmen) dhe të fshehtën (të brendshëm); atëherë ajo zgjat derisa argumenti t'i arrij atij. Dhe nëse argumenti nuk i ka arritur akoma, atëherë puna e tij i mbetet te Allahu i Madhëruar dhe të Lartësuar. Ky është studimi i fjalëve të njerëzve të dijes në lidhje me këtë temë, dhe është temë e njohur dhe e ndërlikuar, e njohur si tema e "arsyetimit me injorancë".❞

Post a Comment