A është çështje mospajtimi (hilafije) arsyetimi me injorancë?
Autor: Shejkh Dr.Salih Ibn Feuzan el-Feuzan حفظه الله
PYETJE: Pyetësi thotë: A është çështje mospajtimi (hilafije) arsyetimi me injorancë?
PËRGJIGJE: Jo, u bë çështje hilafije mes të vonshmëve.
Injoranca është dy llojësh:
Injoranca e cila mund të largohet. Në këtë rast nuk arsyetohet me injorancë. Domethënë shkon dhe i pyet njerëzit e dijes, kërkon dituri, studion dhe lexon. Kjo injorancë mund të largohet dhe nuk arsyetohet nëse mbet në këtë gjendje.
Sa i përket injorancës e cila nuk mund të largohet. Ai nuk e ka askë, nuk dëgjon asgjë, dhe nuk di, jeton i shkëputur dhe nuk dëgjon asgjë. Kjo injorancë nuk mund të largohet. Kjo është injorancë e cila ka arsyetim dhe ai person është nga njerëzit e El-Fetrah [1]. Ai nuk është musliman por ai është nga njerëzit e El-Fetrah. Çështja e tij është tek Allahu.
"E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin."
[ Sure El-Isra' 17:15 ]
Po.
________________________________________________
[1] Ata të cilëve nuk ju ka arritur Islami.
[1] Ata të cilëve nuk ju ka arritur Islami.
Post a Comment