“Unë them:- Si u lejoka në sheriatin e Allahut që muslimanët në vendet e tyre të gjykojnë me ligje të huazuara prej ligjeve politesite të Europës pabesimtare, madje me ligje të mbushura me epshe dhe ide të kota të cilat i ndryshojnë dhe i zëvendësojnë sa herë të duan pa pyetur fare a përputhen apo jo me sheriatin islam.
Muslimanët nuk janë sprovuar me këtë sprovë në të shkuarën _aq sa dimë prej historisë së tyre_përveçse në periudhën e tatarëve. Kjo periudhë ishte një nga më e errëtat dhe nga më të padrejtat. E megjithatë muslimanët nuk iu nënshtruan ligjit të tatarëve, përkundrazi islami pak nga pak mbizotëroi mbi tatarët derisa i futi ata nën hijen e sheriatit dhe ligjet e tyre u asimiluan plotësisht për shkak të qëndrimit të palëkundur ndaj fesë dhe ndaj sheriatit të tij.[2]
Ky gjykim i keq dhe i padrejtë zbatohej vetëm në mesin e shtresës sunduese të asaj kohe[3], kurse masat e gjëra të muslimanëve nuk u përfshinë. Muslimanët as nuk e mësonin këtë ligj dhe as nuk ua mësonin fëmijëve të tyre, prandaj dhe pas një kohe të shkurtër ai u zhduk.
Vërejeni këtë përshkrim kaq të forte të Ibën Kethirit, në shekullin e tetë të hixhretit, për këtë ligj të shpikur prej armikut të islamit Xhingiz Hanit? A nuk ju duket se po përshkruan gjëndjen e muslimanëve në këtë kohë, në shekullin e katërmbëdhjetë të hixhretit?[4] Dallimi i vetëm është se ky ligj dikur ka qënë për një shtresë të veçantë të sundimtarëve të cilët me kalimin e kohës u integruan në umetin islam dhe ligjet e tyre u zhdukën.
Ndërsa sot, muslimanët janë në një gjëndje edhe më të keqe dhe në një padrejtësi dhe errësirë edhe më të madhe; sepse sot, shumica e popujve islamë pothuajse janë zhytur në këto ligje që kundërshtojë sheriatin, këto ligje të cilat janë njësoj si Jasiku që e vendosi një pabesimtar, kufri i të cilit ishte i mirënjohur.
Këto ligje i vendosin disa njerëz të cilët identifikohen si muslimanë, e më pas i mësojnë ato fëmijët e muslimanëve, madje krenohen si fëmijët ashtu edhe prindërit dhe për çdo çështje u kthehen atyre që e përkrahin këtë Jasik bashkëkohor, duke i nënçmuar ata që i kundërshtojnë këta ligjvënësa dhe duke i quajtur thirrësat e fesë dhe të sheriatit si të prapambetur dhefanatikë ose me fjalë të tjera të ulta.
Këta ligjëvënësa i shtrinë duart e tyre edhe në ato pak ligjeqë mbetën prej sheriatit islam dhe duan t’i zëvendësojnë me “Jasikun e tyrebashkëkohor” me urtësi e butësi ndonjëherë, me mashtrime dhe intrigadisa here të tjera, ose me dhunë dhe pushtet në shumicën e rasteve dhe flasinhaptazi pa pikën e turpit se punojnë për ndarjen e fesë nga pushteti (laicizmi).
Si iu lejoka atëhere muslimanit të përqafojë këtë fe të re?! Kam për qëllim këto ligje të reja. A i lejohet babait t’i dërgojë fëmijëtpër të mësuar, për t’i përqafuar, për t’i besuar dhe për t’i zbatuar këto ligje, i ditur apo injorant qoftë?!
Si i lejohet muslimanit të bëhet gjykatës nën hijen e këtij “jasiku bashkëkohor”, ta zbatojë atë e t’i kthejë shpinën sheriatit të qartë?!
Nuk besoj se ndonjë musliman, që e njeh fenë e tij dhe e beson atë totalisht dhe beson se Kurani i është zbritur profetit s.a.v.s. prej Allahut dhe se ai është libër i përsosur, që nuk i qaset e kota nga asnjë anë, dhe gjithashtu beson se bindja ndaj Allahut dhe ndaj profetit s.a.v.s. është detyrë e prerë në çdo rast, nuk mendoj se ka ndonjë musliman që s’do të dëshmojë pa lëkundje se puna si gjykatës në këtë rast është e kotë që në themel dhe nuk mund të jetë e saktë dhe as e lejuar në vazhdim.
Çështja e këtyre ligjeve të shpikura është e qartë si dielli. Padyshim dhe pa ia bërë qejfin askujt ato janë kufër i qartë. Asnjë pasues i islamit nuk ka justifikim, kushdo qoftë, për zbatimin e tyre, për nënshtrimin ndaj tyre ose për pohimin e tyre dhe njeriu duhet ta qortojë veten e tij dhe ta marrë atë në llogari.
Dijetarët duhet ta shpalosin të vërtetën pa u tutur prej askujt dhe ta përcjellin atë me të cilën janë urdhëruar pa dobësi dhe pa mangësi.
Adhuruesit dhe ithtarët e “Jasikut bashkohorë” do më quajnë fanatik dhe i prapambetur ose me do më cilësojnë me lloj-lloj fjalësh tëtjera[5]. Le të thonë çfarë të duan sepse unë kurrë nuk e kam vrarë mëndjen për atë që thonë për mua, por unë e thashë atë që e kisha detyrë për ta thënë”.[6]
Përktheu: Florian Leli
_____________________________________________
[1] Ahmed Muhamed Shakir (1892-1958) i quajtur si “shemsuleimmeh” (dielli i imamëve) prej muhadithëve më të njohur të Egjiptit, është njohur edhe si fakih, korigjues librash, letrar dhe kritik, por më shumë ka qënë i njohur për shkencën e hadithit ku u konsiderua si njeriu më i ditur në hadith në kohën e tij.
Studimet fillimisht i kreu në Fakultetin e Gordonit në Sudan, ku i ati i tij Muhamed Shakiri punonte si kryegjykatës i Sudanit. Pas kthimit nga Sudani u regjistrua në Institutin e Aleksandrisë të cilin e kishte themeluar i ati i tij.
Më pas studimet i mbaroi në Ezher për medhhebin hanefi, por shumë shpejt do të thërriste për ndjekjen e fjalëve të selefit dhe fikhun e hadithit.
Fillimisht punoi për një farë kohe si mësues, por shumë shpejt zuri postin e gjykatësit të sheriatit. Më pas u ngjit në detyrë derisa u bë kryetar gjykate dhe më pas antar i kolegjit të Gjykatës së Lartë të Sheriatit.
Ka shkruar libra të dhe botuar ese të shumta dhe ka kryer tahkikun e shumë librave të njohur, prej tyre: Musnedi i imam Ahmedit, sahihu i Ibn Hibanit, dy vëllime prej sunenit të Tirmidhiut, librin e njohur “El muhala” të Ibn hazmit dhe kashpjegar librin “Përmbledhës i shkurtër i lëndës së hadithit” të Ibn Kethirit dhe ka sistemuar tefsirin e Ibn Kethirit si dhe shumë punime dhe vepra të tjera.]

[2] Ka për qëllim se ndikimi i sheriatit te tatarët ishte më i madh se ndikimi i ligjeve dhe kanuneve të tyre, të cilat gradualisht u zbehën dhe u zhdukën përfundimisht,duke ia lënë vendin edhe njëherë sheriatit. Pra ndodhi një asimilim gradual i Jasikut të tatarëve deri sa e humbi tërësisht fuqinë zbatuese të tij.
Në kohën e sotme, po ndodh e kundërta. Ligjet dhe dispozitat e sheriatit, në disa shtete ose janë hequr plotësisht, ose po pësojnë një asimilim të plotë përballë ligjeve dhe legjislacioneve perendimore, madje ndikimi i tyre nuk është vetëm në gjykata dhe institucione, por edhe në vetë shoqërinë islame dhe në botkuptimet e muslimanëve.

[3] Tatarët sundonin me “Jasikun” vetëm në mesin e tyre ndërsa muslimanët e pushtuar prej tatarëve kanë pasur gjykatat e tyre sheriatike dhe kaditë e tyre sipas medhhebit të vendit.
[4] Allahu e mëshiroftë Ahmed Shakirin. Çfarë dotë thoshte po të jetonte në shekullin e pesëmbëdhjetë të hixhretit, në të cilin jetojmë?
[5] Allahu e mëshiroftë shejh Ahmed Shakirin sikur të ishte gjallë të dëgjonte ithtarët e jasikut bashkohorë që i quajnë ata që thërranin për gjykim dhe vendosjen e shtetit dhe ligjit islam si terroristë ndërsa vetë muslimanët ata i quajnë tekfirista. Allahu mustean.
[6] Umdetul tefasir, 4/173 dhe libri “Gjykimi i xhahilijetit” i cili është një përmbledhje e fjalëve dhe kumtesave të shjeh Ahmed Shakirit rreth çështjeve të kësaj teme, i botuar nën kujdesjen e djalit të tij Usama Ahmed Shakirit, botim i Mektebetu Sunneh, botimi i parë 1992, fq: 27-30.
Post a Comment