Lutja e dikujt tjetër pos Allahut të Madhëruar

Lutja është adhurim, kush ia drejton lutjen dikujt tjetër pos Allahut, vetëm se ka bërë shirk ndaj Tij. Kush e lut një pejgamber apo evlia, një njeri të mirë apo melek, ai vetëm se i ka bërë shirk të madh Allahut, i cili e nxjerr nga feja.
1. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi, duke treguar për rëndësinë e teuhidit uluhije, thotë: “Për çështjen e teuhidit uluhije ndodhi polemika në kohën e mëhershme edhe tani. Kjo është njësimi i Allahut me veprat e robërve, siç janë lutja, shpresa, frika, frikë respekti, kërkimi i ndihmës në vështirësi, dashuria, pendimi, zotimi, therja, dëshira për shpërblim, frika nga mëkatet, nënshtrimi dhe madhërimi”.[1]
Në kuptimin e lutjes bën pjesë kërkimi i ndihmës në vështirësi, kërkimi i sjelljes së dobisë dhe dëmit prej tjerëve pos Allahut, për gjërat të cilat nuk mund t’i kryen vetëm se Allahu.
2. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi, thotë: “Prej llojeve të ibadetit është lutja, siç e lusin besimtarët Allahun gjatë natës dhe ditës, në vështirësi dhe rehati. Asnjëri nuk dyshon se kjo është prej llojeve të ibadetit. Andaj, mendo Allahu të mëshiroftë, për atë se çfarë u ndodh sot njerëzve që u luten të tjerëve pos Allahut në vështirësi dhe rehati. Kur i godet ndonjë e keqe në tokë apo në det, kërkojnë ndihmë prej Abdulkadrit, Shemsanitm, nga ndonjë pejgamber prej Pejgamberëve, apo evlia, që t’i shpëtojnë nga kjo vështirësi”.[2]
3. Shejh Ebu Batin Nexhdij, thotë: “Kush ia drejton adhurimin dikujt tjetër pos Allahut, vetëm se e ka adhuruar atë, e ka marrë për zot dhe ortak krahas Allahut në çështje e cila është hak i Tij. Edhe nëse ikë nga emërtimi i kësaj si adhurim apo shirk. Është e njohur për çdo të mençur se realiteti i sendeve nuk ndryshon me ndryshimin e emrave”.[3]
4. Shejh Sulejman b. Abdilah Ale Shejh, duke komentuar fjalët e shejhul Islam Ibn Tejmijes: “Kush i merr melaqet dhe Pejgamberët për ndërmjetësues, i lutë dhe u mbështetet, kërkon të arrijë dobi dhe t’ia largon të këqijat, siç është kërkimi i faljes së mëkateve, udhëzimi i zemrave, largimin e fatkeqësive, plotësimin e nevojave, pra ky është kafir sipas ixhmasë së muslimanëve”.[4]Shejh Sulejmani, tha: “Kjo ixhma është e vërtetë dhe e njohur detyrimisht. Kjo është përmendur nga dijetarët e katër medhhebeve dhe të tjerë në kaptinën e murtedit, pra ai i cili i bën shirk Allahut, është kafir me çfarëdo lloj të adhurimit qoftë kjo”.
5. Shejh Hamed b. Nasir b. Ma’mer, prej dijetarëve të thirrjes, thotë: “Nuk njohim lloje prej llojeve të kufrit dhe riddes për të cilën ka tekste më të shumta sa për lutjen ndaj dikujt tjetër pos Allahut, ku përmendet ndalesa, kërcënimi dhe alarmimi prej kësaj”.[5]
6. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi, thotë: “Dije se forma e shirkut të mushrikëve të cilët i luftoi Pejgamberi, sal’Allahu alejhi ue selem, ishte lutja e të tjerëve pos Allahut. Ata bashkë me Allahun adhuronin idhujt, njerëzit e mirë si Isain, nënën e tij, melaqet, dhe thoshin: “Këta janë ndërmjetësues tek Allahu”. Ata besonin se Allahu është Ai i cili sjellë dëm dhe dobi”.[6]
7. Shejh AbduRrahman b. Hasen, thotë: “Çdonjëri i cili lutë ndonjë pejgamber pos Allahut, vetëm se e ka marrë për zot të adhuruar, është përngjarë me shirkun e krishterëve dhe jehudëve, të cilët e tepruan”.[7]
8. Shejh Muhamed b. AbduLatif b. AbduRrahman b. Hasen, thotë: “Kush e lutë dikë tjetër pos Allahut, prej të vdekurve apo dikë që nuk është i pranishëm, ai është mushrik dhe kafir, edhe nëse nuk synon diç tjetër veçse afrimin tek Allahu dhe shefatin e Tij”.[8]
9. Shejh AbduRrahman b. Hasen, thotë: “Çdonjëri i cili merr për zot për ta adhuruar diç tjetër pos Allahut, duke e lutur dhe shpresuar në plotësimin e nevojave dhe largimin e të këqijave, siç është rasti i adhuruesve të varreve, tagutëve dhe idhujve. Ata patjetër i madhërojnë dhe i duan për këto synime. Ata i duan sikur Allahun edhe pse e duan edhe Allahun, thonë “La ilahe il-lallah”, falen dhe agjërojnë, por i bëjnë shirk Allahut në dashuri”.[9]
10. Shejh Hamed b. Nasir b. Ma’mer, thotë: “Kush ia drejton lutjen të tjerëve pos Allahut, ka bërë shirk në fe, për të cilën Allahu e ka urdhëruar të jetë i sinqertë, po ashtu edhe në adhurim, për të cilin Allahu e urdhëroi”.[10]

[1]Dureru Senije 35/2
[2]Dureru Senije 35/2
[3]Dureru Senije 143/2
[4]Mexhmu Fetava 124/1
[5]Tejsirul Azizil Hamid f.229
[6]Fetava Eimeti Nexhdije 131/2
[7]Fetava Eimeti Nexhdije 135/2
[8]Dureru Senije 58/1 dhe Fetava Eimeti Nexhdije 279/2
[9]Fetava Eimeti Nexhdije 293/3
[10]Fetava Eimeti Nexhdije 329/2

Post a Comment