Ai që nuk gjykon me atë që zbriti Allahu ka bërë ky njeri kufr(mosbesim) apo ka kushte për këtë?

Pyetsi:O Sheikh fisnik, ai që nuk gjykon me atë që zbriti Allahu ka bërë ky njeri kufr(mosbesim) apo ka kushte për këtë?
Sheikh Ali el-Hudejr:Nëse ai(gjykatësi) nuk gjykon me atë që zbriti Allahu(Kur'an dhe Sunnet), dhe gjykon me rregullat që bëri njeriu, ligj që është në kundërshtim me sheriatin, atëherë ky person është kafir(mosbesimitar), por nëse ai gjykon më atë që zbriti Allahu dhe gjykon nga epshi për një çështje, atëherë kjo nuk është kufer ekber(nuk është mosbesim i madh që nxjerr nga feja), më tepër ai është një mëkatar i madh, i cili ka kryer një mëkat të madh.


Post a Comment