Një person i cili i mbron tagutat natë e ditë, dhe mbi të është ngritur argumenti dhjetëra herë. Dhe ai i justifikon aktet e tagutit. Pra çfarë është dispozita e këtij personi?

Ështe pyetur Shejh Ali bin Hudajr El-Hudajr (Allahu e shpejtoft Lirimin e tij) :- Një person i cili i mbron tagutat natë e ditë, dhe mbi të është ngritur argumenti dhjetëra herë. Dhe ai i justifikon aktet e tagutit. Pra çfarë është dispozita e këtij personi?
Shejhu u pergjigj:-Nëse këta taguta në sytë e tij janë jobesimtarë [kafira] ku kufri i të cilëve është dëshmuar [vërtetuar], dhe ai person i sheh ata si kafira, dhe më pas ai i mbron ata, atëherë ai është kafir sikurse ata.
I Lartësuari thotë:“Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit.’’
Mbrojtja e tagutave, prej anës së atij personi, paraqet tevel-li [miqësim me pabesimtarët] me ata, dhe All-llahu thotë:
''Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan)''.
Dhe Allahu thotë: ''Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.”
Dhe në qoftë se një person i tillë mendon se ata sundimtarët janë në Islam, ose dyshon në gjendjen e këtyre tagutave, kur ju tashmë veç e keni këshilluar atë dhe ia keni tërhequr vërejtjen, atëherë e keni hequr përgjegjësinë nga vetja.
Edhe nëse ai mendon se ata nuk janë kafira dhe është në dijeni për padrejtësinë dhe tradhtinë e tyre, dhe pas kësaj ai i mbron ata, atëherë për atë vlejnë fjalët e të Lartësuarit:
“Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten.’’
Dhe fjalët e të Lartësuarit:''Mos u ngatërro për tradhtarët (mos u dil në ndihmë).’’
Fjalët etë Lartësuarit (në gjuhën e profetit Musaut):
''Zoti im, betohem në ato të mira që m'i dhurove mua se kurrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve.’’

Post a Comment