Sulejman El-Ulvan Allahu e liroftë thotë: Vëllau pyet për rregullën se kush nuk e bën kafirin kafir edhe ai është kafir, atëherë kur bëhet njeriu kafir nëse nuk e bën kafirin kafir.
Në këtë ka sqarim të detajizuar, kategoritë mbi këtë çështje janë shtatë.
(1) Kategoria e parë: Kush nuk i bën tekfir jehudët, krishterët dhe mushrikët, pa marrë parasyshë llojin e tyre apo njerëzit prej tyre, ky është kafir për shkak të përgënjeshtrimit të asaj që është e prerë (në fe).
(2) Kategoria e dytë: Kush nuk e bën tekfir atë i cili kalon në një fe esenciale, sikur një njeri musliman kalon në jehudizëm, apo në krishterizëm apo në mexhusije, e ky nuk e bën këtë tekfir, atëherë edhe ky është kafir për shkak të përgënjeshtrimit të asaj që është e prerë (në fe).
(3) Kategoria e tretë: Kush vjen me një negacion (të Islamit) që është i prerë me ixhma- njëzëshmëri, është ngritur mbi atë argumenti dhe është larguar prej tij dyshimi, pastaj njeriu nuk e bën këtë tekfir jo për ndonjë dyshim, e as për ndonjë te’vil-interpretim, mirëpo kjo ndodhë për epsh apo nga moskokëçarja, atëherë ky futet në rregullën: Kush nuk e bën kafirin kafir edhe ai është kafir.
(4) Kategoria e katërt: Kush nuk e bën tekfir njërin i cili ka kryer një negacion (prishës të Islamit) për ndonjë dyshim që është paraqitur tek ai, ose për shkak të besimit se atij nuk i është ngritur argumenti, apo kushtet nuk janë plotësuar mbi atë, ky nuk bën kufër me ixhma-njëzëshmëri.
(5) Kategoria e pestë: Kush nuk e bën tekfir kafirin, për shkak të ndonjë bidati që ka ky (që nuk e bën tekfir), sikur murxhija i cili i kushtëzon negacionet (anulesit) e Islamit me besim me zemër (I’tikad), apo me mohim(xhuhud) apo me bërje hallall (istihlal), andaj nuk e bën kafirin kafir për shkak të dyshimit të bidatit që e ka tek vetvetja, ky nuk bën kufër me pajtimin e të gjithëve, ngase sikur të bëhej tekfir ky atëherë do të duhej të bëhen tekfir të gjitha grupet e bidatçive, sikur murxhitë, esh’aritë, kerramitë, salimitë dhe të gjitha këto grupe ndërsa nuk ka dikush që e ka thënë këtë fjalë.
(6) Kategoria e gjashtë: Kush nuk e bën tekfir atë për (kufrin) e të cilit ka mospajtime, pamarrë parasyshë a është për qëllim lloji (kufrit) apo konkret (personi), sikur lënësi i namazit, apo magjistari, e të ngjashme me këta, pastaj kjo ka dy gjendje:
a).Gjendja e parë: Nuk e bën tekfir ngase ajo është vepër prej veprave, ky është mendim i bidatçive dhe nuk bën kufër me këtë, njëzërit edhe këtu gjithashtu.
b).Gjendja e dytë: Nuk bën tekfir me gjykimin e barashpeshimit (bashkimit) të argumenteve, ky nuk bën kufër me pajtimin e të gjithëve dhe sikur të bëheshin tekfir këta, do të bëheshin tekfir katër imamat, do të bëheshin tekfir imama të mëdhej të selefit sikur Zuhriju dhe të tjerë pos tij, ndërsa askush nuk e ka thënë këtë, andaj nga këtu (kjo rregull) kanë polemizuar selefi rreth Havarixhëve, kanë polemizuar selefi rreth Mu’tezilive, kanë polemizuar selefi rreth disa personave sikur Haxhaxhi përshembull, ndërsa nuk e kanë bërë ata njëri tjetrin tekfir, madje as që e kanë shpallur njëri tjetrin bidatçi, ngase kjo është përfundim (konkludim) i te’vilit-interpretimit dhe përfundim i ixhtihadit (studimit), ja sahabët kanë polemizuar rreth kufrit të Havarixhëve, e nuk i kanë thënë ata që i kanë bërë tekfir (Havarixhët) atyre që nuk i kanë bërë tekfir se ju jeni Murxhi, kurse ata që nuk i kanë bërë tekfir nuk u kanë thënë atyre që i kanë bërë tekfir (Havarixhët) se ju jeni Havarixh, ja Hasan El-Basriju, Umer Ibn AbdulAzizi dhe Muxhahidi e kanë bërë tekfir Haxhaxh ibni Jusufin dhe e kanë llogaritur murted ndërsa Muhamed ibnu Sirini dhe një grupë tjetër nuk e kanë besuar tekfirin e tij, megjithëkëtë nuk e kanë shpallur njëri-tjetrin të devijuar, e as nuk e kanë bërë tekfir njëri-tjetrin, ngase kjo ka ardhur si rezultat i studimit, ngase çdonjëri prej tyre ka shikuar se a janë plotësuar tek ai argumentet të cilat e obligojnë tekfirin e tij, të tjerët kanë thënë nuk janë plotësuar, andaj nga këtu kanë polemizuar dhe nuk e kanë bërë tekfir njëri-tjetrin madje as nuk e kanë shpallur njëri tjetrin bidatçi, madje as që e kanë braktisur njëri-tjetrin e lëre më shpalljen e njëri-tjetrit si bidatçi e lëre më të bëhen tekfir ndërmjetveti.
(7) Kategoria e shtatë: Të jetë kjo në grupet për të cilat ka pajtim (për kufrin e tyre), pastaj vjen një njeri që polemizon rreth personave të tyre jo në llojin ( e kufrit të tyre), pra thotë: Unë pajtohem se ata kanë kufër mirëpo nuk pajtohem për tekfirn e tyre, se ixhmaja është ngritur për kufrin e tyre mirëpo nuk është ngritur për tekfirin e tyre, ky gjithashtu nuk bëhet tekfir, ngase ky nuk ka përgënjeshtuar ndonjë (çështje) të prerë (në fe), ndërsa prej kushteve të tekfirit është përgënjeshtrimi i asaj që është e prerë (në fe), ndërsa këtu e prerë është lloji ( i kufrit) e jo personi, ndërsa sikur të polemizonte rreth kufrit të personit që është me argument të prerë sikur kategoria e dytë dhe e tretë atëherë bën kufër, ngase atje është e prerë ndërsa këtu nuk është e prerë (çështja e personit).
Këto janë pra shtatë kategoritë mbi atë se kush nuk e bën kafirin kafir edhe ai është kafir.
Sulejman El-Ulvan Allahu e liroftë
Home Unlabelled Pyetje rreth rregullës: Kush nuk e shpall kafirin si kafir, edhe ai është kafir ?
Pyetje rreth rregullës: Kush nuk e shpall kafirin si kafir, edhe ai është kafir ?
By te mesojme islamin At 5:37 AM 1
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)