Tekfiri i mushrikëve -Kundërpërgjigje ndaj gulatëve

Nga Ebi Hurejra radiallahu anhu se një bedevij erdhi tek Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe tha: O i Dërguari i Allahut: Më udhëzo drejt një vepre të cilën nëse e punoj do të hyj në xhennet?
Tha salallahu alejhi ue selem: Ta adhurosh Allahun dhe mos ti përshkruash Atij asgjë ortak, ta falësh namazin e detyruar, ta japësh zekatin e obliguar dhe ta agjërosh Ramazanin.
Tha: Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk shtoj mbi këtë asnjëherë dhe as nuk mangësoj prej tij, kur u largua Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: "Cilin e gëzon të shikoj në një burrë nga banorët e Xhennetit, le të shikojë në këtë."
(( Buhariu 1397, Muslimi 116 ))
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk ia kushtëzoj hyrjen në xhennet këtij bedeviu me tekfir të mushrikëve por e përkufizoi me urdhërin për adhurimin e Allahut një duke mos i përshkruar asgjë shirk.
Ebu Muhamed El-Arabij Allahu e ruajtë
((Tebsirul Hair bi butlani tekfiril adhir f.14))
Ebu Ubejde

Post a Comment