Tekfiri i mushrikëve -Kundërpërgjigje ndaj gulatëve

Ebu Hurejra i fsheh emrat e murtedave
Ebu Hurejra radiallahu anhu thotë: Kam nxënë përmendësh nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dy enë, sa i përket njërës prej tyre atë e kam shpërndarë kurse sa i përket tjetrës, sikur ta shpërndaja ate do të këputej ky gërmaz (faringu). ((Buhariu 120))
El-Kurtbuiju Allahu e mëshiroftë thotë në shpjegim: Kanë thënë dijetarët tanë: Kjo e cila nuk e ka shpërndarë Ebu Hurejra dhe është frikësuar për vetveten e tij nga fitneja apo vrasja, ka lidhje me çështjen e fitneve dhe teksteve për personat e MURTEDAVE dhe munafikave dhe të ngjashme me këtë e cila nuk ka lidhje me argumentet dhe udhëzimin (e njerëzve), Allahu i madhëruar më mirë e din.
(( Tefsirul Kurtubij 2/186 ))
Argumenti nga kjo është se sikur të ishte besimi për kufrin e murtedave nga aslli-esenca e fesë, nuk do ti lejohej Eba hurejres fshehja e kësaj diturie dhe do ti obligohej komunikimi i saj që ta besojnë sahabët kufrin e tyre dhe mos të zbatojnë mbi ata dispozitat e muslimanëve prej namazit ndaj tyre, martesa e tyre dhe të ngjashme me këto.
Ebu Muhamed El-Arabij Allahu e ruajtë
((Tebsirul Hair bi butlani tekfiril adhir f.53-54))
Ebu Ubejde

Post a Comment