A ka arsyetim me injorancë në çështjet e akides?

Pyetje: A ka arsyetim me xhehl (injorancë) në çështjet e akides? Nëse ka arsyetim a mund të themi se personit të tillë nuk i është prishur puna për shkak të paditurisë së tij apo i është shkatëruar puna e tij?
Përgjigje: Sa i përket shirkut të madh nuk ka asnjë arsyetim, dhe rreth kësaj është konsensusi i dijetarëve. Ibn Kajjimi në librin e tij “Tarikul hixhretejn” dhe dijetarët e Nexhdit e transmetojnë konsensusin se nuk ka arsyetim me injorancë kur vjen puna tek shirku i madh.
Kushdo që bën shirk të madh, siç është thirrja diçka për dikë tjetër dhe jo për Allahun, ose kërkon ndihmë nga evlijatë dhe të vdekurit, ose vendos ligje (në kundërshtim me sheriatin islam) dhe kështu me radhë, ai është mushrik edhe nëse është xhahil, mute’evvil (kush e bënë këtë duke e përdorur te’vilin – keqinterpretimin) ose e bëri atë në mënyrë të gabuar.
Ibn Tejmije në “Fetava”-n e tij 20/37-38 thotë: “Emri i mushrikut është konfirmuar para shpalljes, sepse ai (mushriku) ka bërë shirk dhe i bëri të barabartë zotrat e tjerë me Allahun.”
Kjo thënie e Ibn Tejmijes do të thotë se kushdo që bën shirk dhe i bën të barabartë të tjerët me Allahun quhet mushrik, edhe nëse e ka bërë atë para shpalljes (Kur’anit), edhe pse është injorant (i paditur). Nëse ju duhet sqarim i mëtejshëm në lidhje me këtë çështje atëherë konsultoni librat e mëposhtëm:
- Kitab al mutemmime kelam eimmetid-Dawe (Në këtë libër, Shejh Ali Hudajr i përmend citatet nga dijetarët e Nexhdit që nga Shejh Muhamed ibn Abdul-Wahhabi e deri tek Shejh Bin Bazi dhe Komisionit të Përhershëm për fetvatë që lidhen me këtë çështje –  të arsyetuarit me xhehl në shirkun e madh).
- Kitabul xhemi vet- texhrid Sherhu Kitabi et-Tevhid, kapitulli: Frika nga Shirku.
- Kitabut-tevdih vet-tetimmat ala keshfi esh-shubuhat.
Sa ju përket çështjeve të njohura të përgjithshme, të cilët i dinë njerëzit e thjeshtë, në këto gjëra mund të arsyetohen ata që nuk jetojnë në mesin e muslimanëve por jetojnë p.sh. në shkretëtirë dhe të vetmuar, apo i riu i cili ritet dhe jeton në ndonjë vend të pabesimtarëve, ose njeriu i cili e pranon islamin dhe është i ri në islam. Në situata të tilla, njeriu është i shfajësuar nga injoranca, apo me anë të te’vilit (keqkuptimit apo keqinterpretimit) deri sa ai të mësohet (për shembull, nëse personi i përmendur e bën hallall (të lejuar) alkoolin, apo beson se namazi nuk është obligim, apo nëse beson se kamata është hallall dhe kështu me radhë. Në këto situata, personi i cili vetëm sa e ka pranuar islamin, ai i cili jeton larg në ndonjë shkretëtirë dhe ai i cili është rritur dhe jeton në vende të pabesimtarëve shfajsohet me injorancë dhe me te’vil deri sa të mësojë, sh.p.).
Sa ju përket çështjeve më pak të njohura (mesail hafijje), të cilët i dinë vetëm dijetarët ose talebet (ata që nuk iu përkasin njerëzve të zakonshëm si psh.: predikuesit, studentët...etj. sh.p.), ata arsyetohen me xhehl dhe me te’vil deri sa personit të tillë nuk i largohen shubuhatët (dyshimet).
Sa ju përket çështjeve më pak të njohura dhe të njohura në përgjithësi nuk ka dallim në mes çështjeve të akidës ose fikhut dhe rregullave.
Dhe sa i përket çështjeve për prishjen e veprave ajo lidhet me vdekjen. Në atë për të cilën njeriu vdes. I Lartësuari thotë:
“E ata prej jush që janë larguar nga feja e tyre, dhe vdesin si jobesimtarë, veprat e tyre janë të dështuara.”
U përgjigj: Shejh Ali bin Hudajr Al-Hudajr