Abdullah ibn Ubej ibn Seluli shfaq kufër të madhë të qartë dhe nuk bëhet tekfir nga shumë sahabe
Abdullah ibn Ubej ibn Seluli e shprehu kufrin e qartë me fjalën e tij: “Ai më i forti patjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të poshtrin”, me të poshtrin e kishte për qëllim Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, kurse kjo është kufër i madhë i njohur doemos nga feja, megjithëkëtë nuk urdhëroi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem për vrasjen e tij duke u kujdesur për kuptimet e tyre (sahabeve), sikur të ishte besimi për kufrin e tij nga aslli-esenca e fesë pasi që ai e kishte shfaqur haptasi (fjalën e kufrit), Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk do ta kishte fshehur kufrin e tij nga njerëzit dhe do ti kishte detyruar ta besojnë ata këtë (tekfir), mirëpo ai e braktisi këtë (njoftim) dhe e braktisi vrasjen e Abdullah ibn Ubej Selulit për shkak të mos hidhërimit të disa njerëzve që e mendonin atë si musliman.
Thotë Imam Tabariju Allahu e mëshiroftë: Erdhi Umer ibn El-Hattabi radiallahu anhu tek Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe tha: O i Dërguari i Allahut, a nuk e dëgjon çfarë thotë Ibn Ubeji?
Tha alejhi selam: E çfarë është ajo? Umer i tregoi dhe tha: Më lejo ta godas qafën e tij O I Dërguari i Allahut, ai tha: Atëherë do të hidhërohen shumë nga Jethribi.
Umeri tha: Nëse nuk dëshiron o I Dërguari i Allahut që ta vrasë atë një njeri nga Muhaxhirat, atëherë urdhëroje Sa’d ibn Muadhin apo Muhamed ibn Meslemen e ata e vrasin ate, I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha: Nuk dëshiroj që njerëzit të flasin se Muhamedi po i vret shokët e tij.

((Tefsiru Tabarij 23/406))
Ebu Muhamed El-Arabij Allahu e ruajtë
((Tebsirul Hair bi butlani tekfiril adhir f.54-55))
Ebu Ubejde