A është Kadi Ebu Ja'la kafir që ka bërë kusht për kufrin e sharësit të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem konsiderimin e kësaj çështje të lejuar (istihlal), dhe çfarë dispozite ka Ibn Tejmije në këtë rast që nuk e bën tekfir atë?!
Thotë Ibn Tejmije:
"Duhet të dihet se fjala se kufri i sharësit (të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem) në të njejtën çështje është përshkak të konsiderimit të lejuar (istihlalit) është gabim i rëndë dhe rëshqitje e madhe, e Allahu e mëshiroftë Kadin Ebu Ja'la ka përmendur në disa vende atë që e kundërshton këtë gjë që ka përmendur këtu, e ka rënë kush ka rënë në këtë humnerë përshkak të asaj që kanë marrurr nga një grup prej mutekeliminëve të mëvonshëm dhe ata janë xhehmitë inath të cilët kanë shkuar drejt medh'hebit të xhemive të parë se imani është thjesht pohim në zemër (tasdik) edhe nëse nuk i bashkohet asaj fjala e gjuhës dhe nuk bën të patjetërsueshme veprën e zemrës dhe gjymtyrëve dhe ka thënë këtë gjë qartë këtu Kadi Ebu Ja'la, pasi që tha atë fjalë që treguam për atë thotë (Ebu Ja'la): "Duke u bazuar në këtë gjë: Nëse thot kafiri Unë besoj me zemër në njohjen e Allahut dhe teuhidin e tij por nuk vij me shahadetin dhe nuk vij me veprat e tjera të adhurimit përshkak përtacisë nuk gjykojmë nga jashtë për Islamin e tij por gjykojmë për Islamin e tij nga brenda" [Es-Sarimul Meslul 1/515]
Ebu Kaswara El-Albani