Disa gabime në tekfir.

Disa gabime në tekfir.

Shkroi: Ebu Muhamed El-makdisi

Marrë nga libri i tije me titull:

“Eth-thelathi nijeti fi et-tehdhur minel gului fi et-tekfir”

Përktheu: Abdurrahim Balla

Falënderimi i takon vetëm Allahut, salauatet më të mira janë për Profetin tonë, familjen e tij, shokët e tij dhe për çdo kënd që ndjek rrugën e tij deri ditën e gjykimit.

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëplotit

Gabimi i tridhjetë e një:
Ta konsiderosh kafir çdo kënd që nuk i bën tekfir tagutit me pretendimin se kush nuk i bën tekfir tagutit nuk e ka mohuar atë.
Një prej gabimeve të përhapura tek njerëzit është edhe ta konsiderosh kafir çdo kënd që nuk i bën tekfir tagutit me pretendimin se kush nuk e bën këtë nuk e ka realizuar teuhidin sepse nuk e ka mohuar tagutin sepse nuk ka dyshim se mohimi i tagutit është gjysma e teuhidit dhe kusht i tij.

Kush nuk e mohon tagutin nuk është kapur pas hallkës më të fortë dhe si rezultat ai është kafir.
Allahu i MadhĂ«ruar ka thĂ«nĂ« (kuptimi i ajetit): “Kush e mohon tagutin dhe e beson Allahun Ă«shtĂ« kapur pĂ«r hallkĂ«n mĂ« tĂ« fortĂ« e cila nuk shkĂ«putet”. El-Bekare 256

Këtu del pyetja: Ti bësh tekfir tagutit konsiderohet kusht për të qenë i saktë mohimi i tagutit?
Do me thëne: A mund të themi se çdo musliman që nuk e beson (të saktë) dhe nuk e shfaq tekfirin e tagutit konsiderohet kafir sepse nuk e ka mohuar tagutin dhe nëse e bën ketë nga padija ose sepse është mashtruar nga pamja e jashtme e tagutit, nga namazi i tij, adhurimi që bën ai dhe fakti që ai pretendon se është musliman?!

Ne këtu nuk e kemi për qëllim që ti ulim vlerën çështjes së tekfirit të tagutit dhe as nuk fitojmë që kjo çështje të neglizhohet apo të mos mësohet-ashtu siç u pëlqen disave të kuptojnë.
Çdo kush që na njeh ne dhe njeh shkrimet tona e di se çfarë vlere i kemi dhënë ne kësaj çështjeje. Shkrimet tona rreth kësaj çështjeje rrotullohen dhe degëve të saj.
Por ftojmë që të vendosen rregullat dhe sqarimet (e nevojshme) dhe që fjalët tona të jenë të peshuara me argumente të sakta, të qarta.

Fjalët boshe që lëshohen pa frerë nuk të çojnë tek e vërteta. Gjithashtu fjalët e paqarta që shprehen me zell janë të pa nevojshme.
Njeriu i etur mendon se ato të çojnë tek burimi ah sikur të mos gjente asgjë njeriu kur të shkonte tek fundi i tyre por ai në fund gjen helm të fortë.

Pretendimi se tekfiri i tagutit është kusht pa të cilin nuk konsiderohet se e ke mohuar tagutin ngelet pretendim të cilin e kanë përmendur disa njerëz por nuk kanë sjellë për të as më të voglin argument por kanë sjellë vetëm disa fjalë nga disa dijetarë kohëve të vona të cilat janë të paqarta është e vërtetë që fjalët e dijetarëve përdoren për të kuptuar por ato nuk janë argument përkundrazi ato kanë nevojë për argument (që të vërtetohen).
Sheukani ka thënë: Kusht është ajo gjë pa të cilën nuk ekziston gjëja e kushtëzuar por ekzistenca e kushtit nuk e sjell të kushtëzuarën domosdoshmërish. Vetëm se kushti nuk konsiderohet i tillë me kuptimin që pa të nuk ekziston gjëja e kushtëzuar pa argumente.
Si p.sh: Kur pĂ«rmendet me fjalĂ« qĂ« kuptohet prej tyre mohimi i ekzistencĂ«s ose saktĂ«sisĂ« si rasti kur thuhet: “Nuk ka namaz ai qĂ« nuk bĂ«n kĂ«shtu…” Es-sejl El-xherrarr 1/157 158[1]

Tani ne pyesim: Ku është argumenti i qartë nga fjala e Allahut dhe të Dërguarit të Tij
Sal-l Allahu alejhi ue sel-lem që e vërteton se tekfiri i tagutit është kusht për tu konsideruar i saktë largimi nga adhurimi i tagutit ose për mohimin e tij edhe pse mohimi i adhurimit të tagutit është kusht për saktësinë e Islamit e për këtë kanë rënë dakord të gjithë dijetarët??
Kemi pĂ«r qĂ«llim me fjalĂ«n “kusht” qĂ« nĂ«se njĂ« musliman nuk i bĂ«n tekfir tagutit a konsiderohet i dalĂ« nga feja islame edhe nĂ«se ai e mohon tagutin do me thĂ«ne mohon adhurimin e tij largohet nga feja e tagutit dhe ligjvĂ«nia e tij dhe largohet nga pĂ«rkrahja dhe ndihmesa e tij!!

A nuk ka thĂ«nĂ« Allahu i LartĂ«suar nĂ« formĂ« pĂ«rgĂ«zimi pĂ«r robĂ«rit e tij (kuptimi i ajetit): “Ata qĂ« u larguan nga adhurimi i tagutit dhe u kthyen tek Allahu (duke iu bindur Atij) pĂ«r ta Ă«shtĂ« pĂ«rgĂ«zimi prandaj pĂ«rgĂ«zoj robĂ«rit e Mij” Ez-zumer

Me çfarë argumenti e ndërpresin dhe e anulojnë këta këtë përgëzim të cilin e ka premtuar Allahu i Lartësuar për robërit e Tij të cilët janë larguar nga adhurimi i tagutit dhe janë kthyer tek Allahu vetëm sepse nuk e kanë kuptuar kufrin e disa tagutëve për shkak se nuk e njohin gjendjen e tyre ose sepse mendojnë se ekzistojnë disa pengesa sheriatike që na ndalojnë tu bëjmë tekfir atyre???
Kam pas dialogu me disa ekstremistĂ« qĂ« kanĂ« qenĂ« shumĂ« optimist nĂ« kĂ«tĂ« çështje e i pyeta kĂ«tĂ« pyetje… Por nuk mĂ« treguan asnjĂ« argument tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« nga kur’ani apo nga sunneti. Ato mbĂ«shteteshin vetĂ«m tek fjala e Muhamed Ibn Abdul-Uehabit qĂ« thotĂ«: (Baza e fesĂ« Islame dhe themeli i saj pĂ«rbĂ«het nga dy çështje.
1. Urdhër për të adhuruar Allahun të vetëm pa i bërë shok, nxitje për të, përkrahja për të dhe tekfiri ndaj atij që e lë atë.
2. Paralajmërimi për tu ruajtur nga shirku në adhurimin e Allahut ashpërsiadhe armiqësia për këtë, tekfiri ndaj atij që e bën atë sepse teuhidi nuk plotësohet pa këto).
KĂ«ta njerĂ«z e morĂ«n dhe fluturuan me fjalĂ«n e shejhut: “ParalajmĂ«rimi pĂ«r tu ruajtur ngashirku nĂ« adhurimin e Allahut, ashpĂ«rsia dhe armiqĂ«sia pĂ«r kĂ«tĂ«, tekfiri ndaj atij qĂ« e bĂ«n atĂ«”.

U gĂ«zuan me fjalĂ«n e shejkhut: “Tekfiri ndaj atij qĂ« e bĂ«n atĂ«” dhe e bĂ«n kĂ«tĂ« bazĂ« tĂ« fes islame. LidhĂ«n me tĂ« miqĂ«sinĂ« dhe armiqĂ«sinĂ«. Kush e le atĂ« ose neglizhon nĂ« tĂ« i bĂ«jnĂ« tekfir edhe pse fjala e dhejkhut ne fundin e saj Ă«shtĂ« e qartĂ« qĂ« tregon se te fjala e tij ai ka treguar disa çështje njĂ« pjesĂ« e tĂ« cilave Ă«shtĂ« prej bazave, njĂ« pjesĂ« prej fryteve dhe njĂ« pjesĂ« prej detyrave (tĂ« teuhidit) sepse ka thĂ«nĂ«: “Nuk plotĂ«sohet teuhidi pa kĂ«to” ka pĂ«r qĂ«llim teuhidin e plotĂ«. Ai nuk tha: “Nuk pranohet apo nuk Ă«shtĂ« i saktĂ« teuhidi pa kĂ«to”.
FjalĂ«t “nuk pranohet” dhe “nuk Ă«shtĂ« i saktĂ«” janĂ« fjalĂ«t qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« treguar qĂ« kĂ«to gjĂ«ra janĂ« kusht pa tĂ« cilat nuk pranohet ose nuk Ă«shtĂ« e saktĂ« vepra.
Ajo që e sqaron këtë çështje dhe e përforcon më shumë është se gjërat që përmendi shejhu tek fjala e tij nuk janë të gjitha në një gradë përkundrazi disa prej tyre janë bazë e fesë dhe kusht pa të cilat nuk është i saktë Islami i personit si adhurimi i Allahut të vetëm dhe largimi nga shirku në adhurim. Disa prej tyre janë prej detyrave të fesë dhe teuhidit ose prej fryteve të tij si nxitje për në teuhid, ftesa në të dhe përkrahja e tyre që e kanë atë. Gjithashtu armiqësia ndaj shirkut ka disa detaje. Ekzistenca e saj në zemër ndaj shirkut dhe atyre që e praktikojnë atë është kusht për islamin dhe teuhidin në përgjithësi. Kurse shfaqja e saj është prej detyrave të teuhidit dhe pjesëve plotësuese të tij jo prej kushteve.
e gjitha kjo merret vesh dhe kuptohet gjatë meditimit të argumenteve sheriatike tek të cilat është detyrë të referohemi për të nxjerrë rregullat jo tek fjalët e njerëzve të cilët mund të gabojnë. Nëse këta njerëz i nxjerrin rregullat dhe ligjet nga fjalët e njerëzve nuk kanë për të ngelur pa gjetur fjalë të ngjashme në fjalën e shjejhut Muhamed Ibn Abdul-Uehabit tek librat e shejhut apo tek ndonjë dijetar tjetër i Nexhdit.
E ngjashme me tĂ« Ă«shtĂ« fjala po e shejh Muhamed Ibn Abdul-Uehabit nĂ« librin me titull: “Risaletun fi ma’na et-taghut” i cili ndodhet tek “Mexhmuatu et-teuhid” dhe “Mexhmuatu muelefat esh-shejh Muhamed Ibn Abdul-Uehab” 1/376

ThotĂ«: mĂ«nyra e mohimit tĂ« tagutit Ă«shtĂ«: “tĂ« besosh se adhurimi i çdo kujt pĂ«rveç Allahut Ă«shtĂ« i kotĂ«. TĂ« largohesh prej tij. Ta urresh atĂ«. Tu bĂ«sh tekfir atyre qĂ« e adhurojnĂ« atĂ« dhe ti armiqĂ«sosh ata”.

Duhet ditur se kjo fjalĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si Ă«shtĂ« e saktĂ« nuk ka vĂ«rejtje pĂ«r tĂ«. Ne thĂ«rrasim pĂ«r kĂ«tĂ« ju flasim njerĂ«zve por nĂ«se kĂ«to detaje “qĂ« pĂ«rmendi shejhu”dikush mund ti konsiderojĂ« tĂ« barabarta e tĂ« mendojĂ« se ato tĂ« gjitha janĂ« kusht dhe pa ekzistencĂ«n e çdo njĂ«rĂ«s prej tyre nuk ekziston imani, themi se kĂ«tu duhen bĂ«rĂ« sqarimet qĂ« treguam mĂ« lartĂ« sepse ky lloj i kuptuari Ă«shtĂ« i gabuar dhe nuk lejohet ti dedikohet shejhut vetĂ«m nĂ«se ai e shpreh atĂ« nĂ« formĂ« tĂ« qartĂ«.
Sikurse është e nevojshme të tërheqim vëmendjen rreth çështjes së origjinës të armiqësisë ndër adhuruesve të tagutit të cilën shejhu e përmendi tek forma e mohimit të taguti.

Mund të kuptohet që ajo është kusht. Këtu është e domosdoshme të bëjmë dallim ndërmjet obligueshmërisë së ekzistencës së saj si kusht të teuhidit dhe pëlqyeshmërisë së shfaqjes së saj të cilën nuk mund ta bëjë çdo kush dhe nuk detyrohet ta bëjë çdo kush.

E ngjashme me këtë është edhe fjala e Sulejman Ibn Suhmanit në një libër të tij në të cilin sqaron kuptimin e fjalës tagut dhe mënyrën e largimit prej tij, që ndodhet tek
“Ed-durer es-senije” nĂ« kapitullin e gjykimit pĂ«r murtedin. fq 271. Mund tĂ« gĂ«zohen kĂ«ta ekstremistĂ« po ta gjejnĂ« atĂ«. Ai pasi pĂ«rmendi ajetet qĂ« tregojnĂ« se largimi prej tagutit Ă«shtĂ« detyrĂ« tha: Na ka treguar Allahu se mesazhi i tĂ« gjithĂ« profetĂ«ve ishte largimi nga taguti. Kush nuk largohet prej tij i ka kundĂ«rshtuar tĂ« gjithĂ« profetĂ«t. MĂ« pas tha: TĂ« largohesh prej tij dmth ta urresh atĂ«, ta armiqĂ«sosh me zemĂ«r, tĂ« flasĂ«sh keq pĂ«r tĂ« me gojĂ«, ta shash atĂ«, ta asgjĂ«sosh atĂ« me dorĂ« nĂ«se ke mundĂ«si dhe tĂ« distancohesh prej tij. Kush pretendon se Ă«shtĂ« larguar nga taguti por nuk e bĂ«n kĂ«tĂ« nuk Ă«shtĂ« treguar i sinqertĂ«. Meditoje fjalĂ«n e shejhut si e konsideroi atĂ« qĂ« nuk flet keq me gojĂ« gĂ«njeshtarĂ« dhe jo tĂ« sinqertĂ« me pretendimin e tij se Ă«shtĂ« larguar nga taguti edhe se shprehja me gojĂ« kundĂ«r tagutit nuk Ă«shtĂ« detyrĂ« pĂ«r çdokĂ«nd. A tĂ« gjithĂ« shokĂ«t e Profetit Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem flisnin haptas ndaj tagutit tĂ« popullit tĂ« tyre apo shumica e tyre fshiheshin?
A thuhet pĂ«r ta nĂ« kĂ«tĂ« rast qĂ« ata kanĂ« kundĂ«rshtuar tĂ« gjithĂ« profetĂ«t apo se ata nuk janĂ« treguar tĂ« sinqertĂ« nĂ« largimin nga taguti?? Kurse sharjen Profeti Sal-lAllahu alejhi ue se-lem nuk e bĂ«nte sidomos pasi e ndaloi Allahu nga kjo gjĂ« qĂ« tĂ« mos i nxiste mosbesimtarĂ«t pĂ«r ta sharĂ« Allahun padrejtĂ«sisht. E si mund ta bĂ«nte kĂ«tĂ« kur dihet se mushrikĂ«t e konsideronin besĂ«n e tij pĂ«r teuhid, distancimin e tij nga tagutat e tyre dhe paralajmĂ«ronin njerĂ«zit qĂ« mos i adhuronin ato duke u sqaruar se ata nuk shikojnĂ«, nuk dĂ«gjojnĂ« dhe nuk bĂ«jnĂ« dobi, sharje ndaj idhujve tĂ« tyre. Gjithashtu ata e konsideronin sqarimin qĂ« bĂ«nte Profeti ndaj gabimeve dhe humbjes sĂ« baballarĂ«ve tĂ« tyre sharje ndaj tyre dhe baballarĂ«ve tĂ« tyre. QĂ«llimi im nĂ« kĂ«tĂ« zgjatje nĂ« sqarim Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rkujtoj qĂ« fjalĂ«t e dijetarĂ«ve nuk janĂ« kur’an dhe se ata nuk janĂ« tĂ« mbrojtur nga gabimet, pĂ«rkundrazi ata mund tĂ« gabojnĂ«. FjalĂ«t e tyre e tĂ« tjerĂ«ve veç tyre nuk janĂ« argument nĂ« fenĂ« tonĂ« pĂ«rveç Profetit Sal-lAllahu alejhi ue se-lem. Me gjithĂ« kĂ«tĂ« pĂ«r tu sjellĂ« mirĂ« dhe pĂ«r tu treguar tĂ« drejtĂ« me ta ne duhet qĂ« fjalĂ«t e tyre ti shpjegojmĂ« po me fjalĂ«t e tyre. Prandaj duhet qĂ« fjalĂ«t qĂ« janĂ« tĂ« pakufizuara duhen sqaruar me fjalĂ«t e kufizuara dh ato qĂ« janĂ« tĂ« paqarta me anĂ« tĂ« fjalĂ«ve tĂ« qarta. Gjithashtu konsiderohet pjesĂ« e besnikĂ«risĂ« ndaj dijes dhe pjesĂ« e sinqeritetit ndaj fesĂ« sĂ« Allahut qĂ« ne ti kuptojmĂ« fjalĂ«t e tyre sipas akides sĂ« ehlu sun-netit dhe xhematit dhe sipas metodĂ«s sĂ« dijetarĂ«ve nĂ« kĂ«tĂ« temĂ«.
Metoda e tyre (dijetarëve të Nexhdit) në këtë temë gjë të cilën e di çdokush që i njeh shkrimet e tyre ishte se ata e madhërojnë teuhidin dhe përpiqeshin ta shfaqnin atë dhe të sqarojnë rëndësinë e realizimit të detyrave të tij sikurse janë treguar të ashpër ndaj shirkut dhe ndaj atyre që e veprojnë atë për ti larguar njerëzit prej tij duke qortuar gjithçka që ka lidhje me të qoftë edhe thjeshtë rrugë që të çon për tek shirku dhe pse nuk është shirk në vetvete i qartë.

Për këtë arsye ata vet dhe nipërit e tyre pas tyre kanë qenë të detyruar ti sqarojnë këto fjalë të tyre të paqarta për disa njerëz (që i kanë keqkuptuar ato)
Disa prej atyre (që i kanë keqkuptuar) kanë qenë prej kundërshtarëve të tyre të cilët janë përpjekur ti rrëzojnë ata me anë të disa fjalëve të tilla duke shpifur kundër tyre akuzën se ata i konsiderojnë muslimanët kafira në përgjithësi ose i konsiderojnë të dalë nga feja të gjithë kundërshtarët e tyre.
Ata tĂ« cilĂ«t hyjnĂ« te ky grup nuk janĂ« vetĂ«m adhuruesit e varreve dhe fanatikĂ«t e medh`hebeve. Por ke ndĂ«r ta edhe dijetar selefi tĂ« mĂ«dhenj si dijetari i madh Esh-sheukani i cili ka thĂ«nĂ« pĂ«r shejhun Muhamed ibn Abdul-Uehab dhe ndjekĂ«sit e tij: “Ata besojnĂ« se kush nuk hynĂ« nĂ«n pushtetin e prijĂ«sit tĂ« Nexhdit pĂ«r tĂ« zbatuar urdhĂ«ratĂ« e tij konsiderohet i dalĂ« nga Islami” [2]

Gjithashtu shejhu Muhamed Sid-dik Hasen nĂ« librin e tij “Turxhuman el uehabije” Ai nĂ« tĂ« ka shpallur distancimin e dijetarĂ«ve tĂ« hadithit prej uehabive.

Gjithashtu shejhu Enuer Shah El-Kashmiri ka treguar se shejhu Muhamed Ibn Abdul-Uehabi ngutet nĂ« tekfir etj…

Shiko rreth kĂ«saj çështje, nĂ« mbrojtje tĂ« shejhut Muhamed Ibn Abdul-Uehab dhe pĂ«r largimin e dyshimeve rreth dauas sĂ« tij librin “Da’ua el munaui’inĂ«ve li daueti esh-shejh Muhamed Ibn Abdul-Uehab” tĂ« cilin e ka shkruar Abdul-Aziz Ibn Muhamed Ibn Alij El-Abdul-Latif. Gjithashtu librin “Misbah edh-dhalam fir-rad ala men kedhebe ala esh-shejh el imam” dhe librin “Minhaxh et-tesijsu uet-tekdis fi keshf shubuhat Daud Ibn Xherxhis” tĂ« shejhut Abdul-Latif ibn Abdurr-Rrahman Ali shejh.
Disa prej atyre (qĂ« i kanĂ« keqkuptuar) kanĂ« qenĂ« ndjekĂ«s tĂ« tyre por kaluan nĂ« ekstremizĂ«m i kemi pĂ«rmendur mĂ« parĂ« shembullit e kĂ«tij lloji. Prej kĂ«tyre shembujve qĂ« i kemi pĂ«rmendur mĂ« parĂ« Ă«shtĂ« fjala e shejhut Abdul-Latif Ali shejh si pĂ«rgjigje ndaj dy personave nga qyteti El-Ahsa tĂ« cilĂ«t nuk merrnin pjesĂ« as nĂ« namazin e xhumas e as nĂ« namazet me xhemat e u kishin bĂ«rĂ« tekfir muslimanĂ«ve qĂ« ishin atje me justifikimin se ata rrinin me Ibn Fejruzin e tĂ« tjer si ai i cili nuk e kishte mohuar tagutin sepse nuk e ka shprehur qĂ« gjyshi i tij Ă«shtĂ« kafir pĂ«r shkak se ka rrefuzuar davetin e shejh Muhamed Ibn Abdul-Uehab dhe e ka armiqĂ«suar atĂ«. Ata tĂ« dy thoshin: “Kush nuk e shpreh se ai Ă«shtĂ« kafir, ai vetĂ« konsiderohet kafir
(e ka mohuar Allahun) sepse nuk e ka mohuar tagutin e kush rri me tĂ« ai Ă«shtĂ« si ai”. Ata nxorrĂ«n prej kĂ«tyre dy ideve tĂ« humbura rezultatet qĂ« nxirren dhe ligje qĂ« nxirren atĂ«herĂ« kur njeriu del nĂ« formĂ« tĂ« qartĂ« nga feja aq sa edhe selamin nuk e jepnin mĂ«. ThotĂ« shejhu: MĂ« treguan pĂ«r çështjen e tyre dhe i kĂ«rkova tĂ« vijnĂ« tek unĂ« dhe erdhĂ«n i kĂ«rcĂ«nova dhe u fola ashpĂ«r. Ata pretendonin se besojnĂ« akiden e shejh Muhamed Ibn Abdul-Uehabit dhe librat e tij ata i kanĂ« marrĂ«. Ua zbulova dyshimet dhe hodha poshtĂ« humbjen e tyre me ato gjĂ«ra qĂ« mu kujtuan aty pĂ«r aty. U tregova atyre qĂ« shejhu Ă«shtĂ« i pastĂ«r prej kĂ«saj akidje dhe kĂ«tij medh’hebi… etj. Fjala e tij ndodhet tek libri me titull “El inkar ala men kef-fere el muslimin bigajri ma exhme’a alejhi el fukaha” Ky libĂ«r ndodhet tek “Mexhmuatu err-rresa’il uel mesa’il en-nexhdije 3/4-5”

Prej kĂ«tyre shembujve Ă«shtĂ« edhe ai qĂ« ka treguar Esh-sheukani nĂ« librin “El-bedr et-tali” 2/5
më ka treguar emiri i hxhinjëve të Jemenit Muhamed Ibn Husejn el Meraxhil El-Kebsi se një grup prej tyre-prej ndjeksve të shejhut Muhamed Ibn Abdul-Uehab i folën atij dhe haxhinjëve të tjrë që ishin nga Jemeni e u thanë se ata janë kafira dhe se nuk kanë justifikim nëse nuk shkojnë tek i pari i Nexhdit që ta shohë ai Islamin e tyre. Gjithashtu e treguam më parë fjalën e shejhut Abdul-Latif Ali shejh në sqarimin e fjalës së paqartë të gjyshit të tij shejh
Muhamed Ibn Abdul-Uehabit nĂ« kĂ«tĂ« temĂ« me tĂ« cilĂ«n janĂ« mashtruar disa ekstremistĂ«. Kjo fjalĂ« e paqartĂ« e shejhut thotĂ«: “Po e kuptove kĂ«tĂ« ke pĂ«r tĂ« marrĂ« vesh se njeriut nuk i konsiderohet i drejtĂ« Islami i tij edhe pse e njĂ«son Allahun dhe largohet nga shirku derisa ti armiqĂ«sojĂ« mushrikĂ«t dhe ta shprehĂ« qartĂ« armiqĂ«sine dhe urrejtjen ndaj tyre siç ka thĂ«nĂ« Allahu i MadhĂ«ruar (Kuptimi i ajetit): “Nuk gjen popull qĂ« e bĂ«eson Allahu dhe ditĂ«n e fundit tĂ« duan ata qĂ« luftojnĂ« Allahun dhe tĂ« DĂ«rguarin e Tij” El-muxhad-dele 22.

Shejhu Abdul-Latif nipi i shejhut nĂ« librin “Misbahu edh-dhalam” Ka thĂ«nĂ«: Kush kupton nga fjala e shejhut (qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« lart) se “kush nuk shpreh qartĂ« armiqĂ«sinĂ«
(ndaj mushrikĂ«ve) konsiderohet kafir” tĂ« kuptuarit e tij Ă«shtĂ« i kotĂ« dhe mendimi i tij Ă«shtĂ« i humbur.
E ngjashme me këtë (që u përmend më lart) është dhe fjala e shejhut Muhamed ibn
Abdul-Uehab kur Ă«shtĂ« pyetur pĂ«r miqĂ«simin dhe armiqĂ«simin a janĂ« pjes e kuptimit tĂ« fjalĂ«s “La Ilahe il-la Allah”apo janĂ« prej detyrave tĂ« saj?
Ka thënë: i mjafton muslimanit ta dijë se Allahu i ka bërë detyrë që ti armqësojë mushrikët dhe mos ti miqësojë ata dhe e ka bërë detyrë që ti dojë besimtarët dhe ti përkrahë ata.
Gjithashtu na ka treguar se këto gjëra janë prej kushtëve të imanit. Sikurse ja ka mohuar imanin atij që ka dashuri për ata që e luftojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij edhe sikur të jenë baballarët e tyre, fëmijët e tyre, vëllezërit e tyre dhe fisi i tyre.

Fjala e shejhut për armiqësinë ndaj mushrikëve që ajo është kusht për imanin nuk ka për qëllim shfaqjen e saj siç veproi Ibrahimi alejhi-selam dhe ata që ishin me të ose siç kanë vepruar profetët dhe ndjekësit e tyre që janë pala e ndihmuar që ngre fenë e Allahut. Por ai ka për qellim origjinën e saj që ndodhet në zemër. Nga kjo kuptohet që është e nevojshme që fjalët e shejhut dhe dijetarëve të tjerë të sqarohen dhe është e domosdoshme të bëhet dallimi ndërmjet shhprehjes së tekfirit në përgjithësi sidomos kur kjo përdoret në moment kur ftohen njerëzit (për të vërtetën) dhe gjykimit ndaj çdo personi në vecanti.
Sikurse është detyrë që ne ti kuptojmë fjalët e tyre në bazë të rregullave të ehli-suneti. Kjo bëhet për të menduar mirë për fjalët e shejhut, ai që e njeh menhexhin e tij. Nuk duhet që ne të nxjerrim të njejtin gjykim për të gjitha fjalët e tij. Ne mund të themi (në këtë rast): nëse ai ka për qëllim origjinën e armiqësisë e cila ndodhet në zemër atëherë nuk është problem nëse kuptohet nga fjala e tijë tekfiri por nëse ka për qëllim armiqësinë, shfaqjen e saj dhe detajet e saj atëherë duhet të jemi të vëmendshëm që fjala e shejhut është për Islamin e drejtë jo për zhdukjen e Islamit totalisht. Kjo është të kuptuarit në të cilin udhëzon Allahu kë të dëshiron prej robërve të tij dhe përze prej tij çdo njeri të privuar (nga udhëzimi).

Kjo është bamirësi ndaj shejhut dhe shkrimeve të tij sidomos (kur dihet) që ai ngelet njeri që gabon dhe fjalët e tij nuk janë argument në vetvete por ato kanë nevojë për argument.Nëse ata përputhen me të vërtetën pranohen e nëse e kundërshtojnë të vërtetën refuzohen. Fjala e tij nuk është argument. Çdo krijese i pranohet ose i refuzohet fjala përveç Profetit Sal-lAllahu alejhi ue se-lem.Kur kjo është ajo që thuhet për fjalët e imamit të dauas së Nexhdit atëherë i njëjti qëndrim të mbahet kundrejt fjalëve të nipërve të tij dhe ndjekëzve të tij pas tij.
Ai qĂ« lexon fjalĂ«t e tyre nuk ka pĂ«r tĂ« ngelur pa gjetur fjalĂ« qĂ« janĂ« pĂ«rdorur nĂ« momente davetiporse janĂ« tĂ« pakufizuara ose tĂ« papĂ«rcaktuara. QĂ«llimi i tyre ka qenĂ« qĂ« tĂ« shkulet shirku nga rrĂ«njĂ«t dhe ti paralajmĂ«rojnĂ« njerĂ«zit tĂ« ruhen prej tij. Ka mundĂ«si ai qĂ« i lexon ato fjalĂ« nĂ«se nuk i kupton sipas rregullave tĂ« ehli-sunnetit por i kupton si grupet e humbura qĂ« tĂ« dal nĂ« rezultatet e ekstremistĂ«ve. UnĂ« nuk i them kĂ«to fjalĂ« nĂ« ajĂ«r por i them pasi nuk kam lĂ«nĂ« libĂ«r qĂ« kam pasur tĂ« imamĂ«ve tĂ« nexhdit pa e lexuar nĂ« fillimet e kĂ«rkimit tĂ« dijes Kam treguar shumĂ« fjalĂ« tĂ« tilla tek libri im “Mil-letu Ibrahim” e nĂ« libra tĂ« tjerĂ«. Tek disa prej tyre kam bĂ«rĂ« sqarime e disa tĂ« tjerĂ« i kam lĂ«nĂ« ashtu pa sqarime nĂ« formĂ« kĂ«rcĂ«nimi. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye disa njerĂ«z me kuptueshmĂ«ri tĂ« ngushtĂ« kur lexuan sqsarimet tona nĂ« kĂ«tĂ« libĂ«r e nĂ« tĂ« ngjashmit me tĂ« nĂ« tĂ« cilat ne i paralajmĂ«rojmĂ« njerĂ«zit qĂ« tĂ« ruhen prej gabimeve nĂ« tekfir menduan se ata bien ndesh (me ato qĂ« ndodhen nĂ« librat e tjerĂ«) ose menduan se ne kemi ndryshuar dhe nuk vun re dallimin ndĂ«rmjet shkrimeve qĂ« bĂ«hen pĂ«r tĂ« ftuar njerĂ«zit, nĂ« tĂ« cilat pĂ«rmenden kĂ«rcĂ«nime tĂ« pakufizuara, ku qortojmĂ« me forcĂ« ata qĂ« janĂ« tĂ« devijuar nga teuhidi ose ata qĂ« i kanĂ« lĂ«nĂ« mangut detyrat e teuhidit dhe ndĂ«rmjet rregullave tĂ« tekfirit sidomos tekfirit tĂ« dikujt nĂ« vecanti, ku Ă«shtĂ« shumĂ« e nevojshme tĂ« jemi preçiz dhe tĂ« bĂ«jmĂ« sqarime. Gjithashtu kĂ«ta nuk janĂ« pĂ«rpjekur tĂ« bĂ«jnĂ« bashkimin ndĂ«rmjet fjalĂ«ve tona nĂ« kĂ«tĂ« libĂ«r e fjalĂ«ve tona nĂ« libra tĂ« tjerĂ« sipas asaj qĂ« kemi treguar mĂ« parĂ« nga dijetarĂ«t tĂ« cilĂ«t bĂ«jnĂ« dallim ndĂ«rmjet tekfirit nĂ« pĂ«rgjithĂ«si dhe tekfirit nĂ« veçanti. Shtojii gjithĂ« kĂ«saj qĂ« thash faktin qĂ« unĂ« nga leximet e mija nĂ« librat e dijetarĂ«ve tĂ« Nexhdit kam mbĂ«rritur nĂ« bindjen qĂ« çështja nuk ka ndalur vetĂ«m tek shprehja e disa fjalĂ«ve tĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« pasqaruara qĂ« pĂ«rdoren nĂ« dave tĂ« cilat kanĂ« nevojĂ« pĂ«r sqarim dhe kuptueshmĂ«ri tĂ« qelluar por çështja ka kaluar te disa prej tyre nĂ« kohĂ«t e vona tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« njohur si: Shejh Sulejman Ibn Suhman dhe shejh Muhamed Ibn Ibrahim dhe bashkĂ« me tĂ« edhe dijetarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« asaj zone deri nĂ« gabime tĂ« rĂ«nda nĂ« tĂ« cilat nuk lejohet qĂ« ata tĂ« ndiqen dhe as nuk Ă«shtĂ« e mundur qĂ« ata tĂ« arrnohen. Si pĂ«r shembull fetvatĂ« e gabuara qĂ« ata kanĂ« nxjerrĂ« nĂ« lidhje me kundĂ«rshtarĂ«t e tyre qĂ« dolĂ«n kundĂ«r prijĂ«sit tĂ« tyre Abdul-Azizit mikut tĂ« amerikanĂ«ve dhe anglezĂ«ve. Duhet qĂ« njeriu tĂ« ruhet (prej kĂ«tyre vetvave).ata i bĂ«nĂ« tekfir Duejshit dhe Axhmanit e vĂ«llezĂ«rve tĂ« tjerĂ« qĂ« dolĂ«n me ta kundĂ«r prijĂ«sit tĂ« tyre Abdul-Azizit. Gjykuan pĂ«r ta qĂ« kanĂ« dalĂ« nga feja dhe pĂ«rdorĂ«n kundĂ«r tyre fetvanĂ« e shejhul Islam Ibn Tejmijes rreth gjykimit tĂ« atij qĂ« kalonte nga ushtria muslimane nĂ« ushtrinĂ« mongole duke dalĂ« kĂ«shtu nga feja e lejuan gjakun dhe pasurinĂ« e tyre. Madje i konsideruan mĂ« parĂ«sorĂ« nĂ« kufĂ«r se ata (qĂ« pĂ«rmendi Ibn Tejmije) shih librin “Ed-durer es-sennije” 7/334.
Jo vetëm kaq por në një përgjigje të një pyetjeje që ua ka drejtuar prijësi i tyre rreth pranimit të teubes se atyre që vinë të penduar për daljen kundër prijësit të tyre dhe për quajtjen e shujuhëve që e mbrojnë atë të humnur.Ata vendosën si kusht që personi i penduar të distancohet prej atyre vëllezërve që kanë dalë kundër prijësit të tyre
Abdul-Azizit ta shprehë qartë se ata janë kafira dhe se duhet luftuar me dorë,me pasuri dhe me gojë!! Shih të njëjtin libër fq 330.
Meditoje kĂ«tĂ« dhe ki kujdes qĂ« mos ti trajtosh ata sikur tĂ« jenĂ« tĂ« pagabueshĂ«m ose ti marrĂ«sh shkrimet e tyre sikur tĂ« jenĂ« Kur’an nga tĂ« cilat nuk troket e kota nga asnjĂ« anĂ«. PĂ«r tu rikthyer edhe njĂ«herĂ« nĂ« fillim tĂ« çështjes themi ata qĂ« e pĂ«rdorĂ«n kĂ«tĂ« gabim pĂ«r tĂ« cilin po flasim nuk kanĂ« sjellĂ« asnjĂ« argument tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« vĂ«rtetuar atĂ« pasi fjalĂ«t e njerĂ«zve pas Profetit Sal-lAllahu alejhi ue se-lem nuk janĂ« argument.Allahu i MadhĂ«ruar ka thĂ«nĂ« (kuptimi i ajetit): “Ndiqni atĂ« qĂ« ka zbritur tek ju prej Zotit tuaj e mos ndiqni pĂ«rveç tij eulija”. KĂ«shtu qĂ« rregulli qĂ« thotĂ«: çdo kush qĂ« nuk i bĂ«n tekfir tagutit nuk e ka mohuar atĂ« dmth e ka adhuruar atĂ« ose nuk Ă«shtĂ« distancuar prej tij (siç shprehĂ«n disa) ka nevojĂ« pĂ«r argumente.
Disa prej tyre e zgjerojnë kuptimin e distancimit të cilin e shohin si kusht për saktësinë e Islamit, fusin në të dhe largimin prej punës në shtetet e tagutit qoftë edhe në gjëra që janë hallall. Madje disa budallenj futën në këtë edhe mos rrespektimin e shenjave të qarkullimit dhe mos rrespektimin e çmimeve të transportit publik. Kështu nuk e mëshiruan um-metin e Muhamedit dhe nuk mëshiruan as vetet e tyre prej këtij devijimi dhe humbjeje.

Kuptimi i “mohimit tĂ« tagutit” dhe kuptimi i “largimit prej tij” sipas Sheriatit, sipas asaj qĂ« kĂ«rkon prej nesh Zoti i botĂ«ve jo sipas asaj qĂ« kĂ«rkojnĂ« ekstremistĂ«t. Kuptohet dhe njihet pasi tĂ« kemi njohur kuptimin e vĂ«rtetĂ« tĂ« adhurimit tĂ« tagutit dhe konsiderimit tĂ« tij rival dhe ortak (tĂ« Allahut).
Ă‹shtĂ« e njohur nga pĂ«rkufizimi i tij se ai Ă«shtĂ«: Çdo kush qĂ« adhurohet veç Allahut duke qenĂ« i kĂ«naqur me kĂ«tĂ« me njĂ« prej llojeve tĂ« adhurimit me tĂ« cilat bĂ«n kufĂ«r kush ja detikon dikujt tjetĂ«r pĂ«rveç Allahu tĂ« MadhĂ«ruar. Prandaj kush i detikon atij adhurimin e namazit ose tĂ« tauafit ose tĂ« kurbanit ose tĂ« nedhrit osĂ« tĂ« duas ose tĂ« bindjes nĂ« ligjvĂ«nie ose beson se ai ka tĂ« drejtĂ« tĂ« vendozi ligje e ka adhuruar atĂ« dhe e ka marrĂ« pĂ«r zot dhe tagut. NjĂ« njeri i tillĂ« nuk bĂ«het musliman deri sa tĂ« mohojĂ« adhurimin e tagutit ose besimin se ai Ă«shtĂ« zot ose se e meriton tĂ« adhurohet. TĂ« mohosh atĂ« nuk dmth ta quash kafir dhe pse kjo gjĂ« Ă«shtĂ« prej detyrave por kuptimi Ă«shtĂ« tĂ« distancohesh nga adhurimi i tij dhe nga tagutizmi i tij, ta mohosh qĂ« ai Ă«shtĂ« zot dhe i adhuruar, ta mohosh qĂ« ai e meriton njĂ« prej llojeve tĂ« adhurimit. Ky Ă«shtĂ« ai qĂ« quhet largimi nga taguti me fjalĂ«n e Allahut tĂ« MadhĂ«ruar (kuptimi i ajetit): “Ata tĂ« cilĂ«t u larguan nga adhurimi i tagutit dhe u kthyen tek Allahu pĂ«r ta Ă«shtĂ« pĂ«rgĂ«zimi” Ez-Zumer.
Ky ajet Ă«shtĂ« komentues dhe sqarues i ajetit qĂ« nuk e sqaron kĂ«tĂ« detajĂ« kemi pĂ«r qĂ«llim ajetin qĂ« thotĂ« (kuptimi i ajetit) “Ne kemi dĂ«rguar nĂ« çdo um-met tĂ« dĂ«rguar qĂ« tu thonĂ« adhuroni Allahun dhe largohuni nga taguti”. (En-Nahl 25)

Ajo qĂ« bĂ«jnĂ« disa njerĂ«z qĂ« nguten nuk Ă«shtĂ« e saktĂ« tĂ« cilĂ«t marrin vĂ«tĂ«m kĂ«tĂ« ajet dhe gĂ«zohen me fjalĂ«n e pakufizuar “Largohuni nga taguti” duke mos e lidhur atĂ« me komentin e tij nĂ« ajetin tjetĂ«r. Kjo Ă«shtĂ« metodĂ« e njerĂ«zve tĂ« humbur tĂ« cilĂ«t ndjekin ajetet muteshabihe (tĂ« cilat pĂ«rmbajnĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« kuptim) dhe nuk i komentojnĂ« ato sipas ajeteve qĂ« quhen nĂ«na e librit dmth ajete sqaruese dhe komentuese.

Dijetarët tanë e kanë sqaruar se argumenti që është i paqartë nëse merret i veçuar nga argumenti që e sqaron atë konsiderohet muteshabih. E njëjta gjë thuhet për argumentin e përgjithshëm nëse merret pa argumentin që e specifikon atë dhe për argumentin e pakufizuar nëse merret i veçuar nga argumenti kufizues, ato quhen (në këtë rast) argumente muteshabihe. Këtë gjë e bëjnë ata që kanë devijim në zemrat e tyre për shkak se ata duan fitnen dhe duan ti komentojnë ajetet (sipas dëshirave të tyre) siç e ka treguar Allahu në fillimin e sures Ali-Imran.

Shatibiu ka thënë dijetarët muxhtehida nuk mjaftohen vetëm me argumentin e përgjithshëm deri sa të kërkojnë se a ka ndonjë argument që e specifikon atë dhe argumentin e pakufizuar derisa të kërkojnë a ka ndonjë argument që e kufizon atë?
Argumenti i pĂ«rgjithshĂ«m bashkĂ« me argumentin specifikues pĂ«rbĂ«jnĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« argumentin. NĂ«se mungon argumenti specifikues atĂ«herĂ« argumenti i pĂ«rgjithshĂ«m pa tĂ« nĂ«se synimi nĂ« tĂ« Ă«shtĂ« specifikimi, konsiderohet muteshabih dhe largimi i argumentit specifikues nĂ« kĂ«tĂ« rast konsiderohet devijim nga rruga e drejtĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye u kunsideruan mu’tezilet tĂ« humbur sepse ndoqĂ«n fjalĂ«n e Allahut tĂ« MadhĂ«ruar (kuptimi i ajetit): “Veproni çfarĂ« tĂ« dĂ«shironi”. Fus-silet 40 dhe lanĂ« argumentin sqarues.

Gjithashtu khauarixhët të cilët ndoqën fjalën e Allahut të Lartësuar (kuptimi i ajetit):
“Gjykimi i takon vetĂ«m Allahut” Jusuf 40 dhe lanĂ« sqaruesin e tij (kuptimi i ajetit): “GjykojnĂ« nĂ« tĂ« dy (njerĂ«z) tĂ« drejtĂ« prej jush”Gjithashtu ajetin (kuptimi i ajetit): “DĂ«rgoni njĂ« gjykatĂ«s nga familja e tij dhe njĂ« gjykatĂ«s nga familja e saj”.

Gjithashtu xhebrijet ndoqĂ«n fjalĂ«n e Allahut tĂ« MadhĂ«ruar (kuptimi i ajetit “ Allahu ju ka krijuar ju dhe ata qĂ« veproni” Es-Saffat 96 dhe lanĂ« sqarimin qĂ« ndodhet tek ajeti
(kuptimi ajetit) “ShpĂ«rblim pĂ«r atĂ« qĂ« kanĂ« vepruar”Et-Teube 82.

KĂ«shtu ndodh me tĂ« gjith ata qĂ« ndjekin njĂ« pjesĂ« tĂ« argumentit pa shikuar se çfar ka pas tij. Po sikur ata tĂ« kishin bashkuar ato qĂ« ka urdhĂ«ruar Allahu tĂ« bashkohen do mbĂ«rrinin tek synimi. KĂ«shtu qĂ« sqarimi qĂ« ndodhet tek argument sqarues duhet marrĂ« bashkĂ« me argumentin e sqaruar. NĂ«se ai merret pa sqaruesin e tij atĂ«herĂ« ai konsiderohet muteshabih. Ai nuk Ă«shtĂ« muteshabih nĂ« vetvete por njerĂ«zit e humbur i ngatĂ«rruan vetet e tyre me tĂ« kuptuarit e tij prandaj humbĂ«n nga rruga e drejtĂ«. Prej kĂ«tyre (formave tĂ« gabuara) Ă«shtĂ« tĂ« kuptuarit e disa ekstremistĂ«ve “Largimin nga taguti” gjĂ« e cila Ă«shtĂ« shtylla eteuhidit dhe gjysma e tij duke e komentuar me largimin total.KĂ«tu fusin largimin nga çdo lloj pune nĂ« shtetet mosbesimtare qoftĂ« edhe punĂ« hallall. Kjo nĂ«se thuhet se Ă«shtĂ« e pĂ«lqyeshme nuk ka problem, ne kĂ«tĂ« ua mĂ«sojmĂ« njerĂ«zve dhe ftojmĂ« pĂ«r tĂ«.

Por ata e konsiderojnĂ« kusht tĂ« teuhidit dhe islamit kush e le mangut atĂ« duke punuar nĂ« çdo lloj pune ose i bindet shtetit mosbesimtarĂ« ose tagutit nĂ« çdo gjĂ« edhe sikur tĂ« jenĂ« hallall konsiderohet kafir sepse nuk Ă«shtĂ« larguar nga taguti sipas tyre dhe nuk e ka realizuar teuhidin. E vĂ«rteta nĂ« tĂ« cilĂ«n nuk ka dyshim Ă«shtĂ« se “largimi nga taguti”dmth tĂ« largohesh nga adhurimi i tij nĂ« çdo lloj adhurimi nĂ« tĂ« cilat bĂ«n kufĂ«r ai i cili ia dedikon ato dikujt tjetĂ«r pĂ«rveç Allahut gjithashtu tĂ« largohesh nga pĂ«rkrahja dhe ndihmesa e tij nĂ« kufĂ«r.ThamĂ«: “NĂ« tĂ« cilat bĂ«n kufĂ«r ai i cili ia dedikon ato dikujt tjetĂ«r veç Allahut”sepse disa e pĂ«rdorin fjalĂ«n adhurim (nĂ« arabisht) me kuptimin gjuhĂ«sor dhe jo me kuptimin terminologjik, sheriatik e kĂ«shtu kanĂ« futur nĂ« tĂ« adhurimin e dĂ«shirave dhe tĂ« shejtanit dmth ndjekjen dhe bindjen ndaj tij tĂ« cilat nĂ« disa raste janĂ« kufĂ«r dhe nĂ« disa raste janĂ« thjeshtĂ« gjynahe. Si rezultat gjynahqarĂ«t (sipas kĂ«tyre) janĂ« kafira. KĂ«shtu kĂ«ta dolĂ«n tek medh’hebi i khauarixhĂ«ve duan apo nuk duan ata. Kush i bindet shtetit mosbesimtar ose tagutit nĂ« njĂ« gjynah ai bĂ«n kufĂ«r (sipas tyre) sepse çdo lloj bindjeje (sipas tyre) konsiderohet adhurim qĂ« tĂ« nxjerr nga feja.
Madje disa budallenj konsideruan bindjen ndaj tyre qoftĂ« edhe nĂ« vepra tĂ« mira adhurim qĂ« tĂ« nxjerr nga feja nxorrĂ«n disa forma duke filozofuar tĂ« cilat i quanin kufĂ«r pĂ«r tĂ« cilat Allahu nuk ka zbritur argument. P.sh qoftĂ« edhe nĂ«se e urdherojnĂ« tĂ« kryejĂ« ndonjĂ« prej detyrave islame si namazin farz etj si kĂ«to nĂ«se i bindet konsiderohet mushrik, nuk Ă«shtĂ« larguar nga taguti. E nuk u kujdesĂ«n tĂ« shohin detajet e çështjes apo komentin e saj. Nuk ka dyshim se kjo Ă«shtĂ« humbje e qartĂ«. Sikur fĂ«mijĂ« tĂ« jenĂ« ata qĂ« e thonĂ« kĂ«tĂ« do e humbte njeriu shpresĂ«n pĂ«r shpĂ«timin e tyre.Ajo qĂ« i çoi kĂ«ta nĂ« kĂ«tĂ« rrĂ«shkitje ishin rregullat e gabuara qĂ« vendosĂ«n ata dhe ngatĂ«rrimi i pĂ«rkufizimeve gjuhĂ«sore me ato terminologjike. Ata duke i dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si pĂ«rkufizimeve gjuhĂ«sore arritĂ«n tĂ« shpikin njĂ« fe dhe njĂ« teuhid tĂ« ri pĂ«r tĂ« cilin nuk ka zbritur Allahu fakte. Aq sa ata me tĂ« kuptuarit e tyre tĂ« sĂ«murĂ« e bĂ«nĂ« “largimin nga taguti” njĂ« prej gjĂ«rave mĂ« tĂ« vĂ«shtira sidomos nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ«. Nuk mundet ta realizojnĂ« atĂ« as njerĂ«zit mĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« ummetit qofshin thirrĂ«sa, apo muxhahidĂ« e jo mĂ« njerĂ«zit e thjeshtĂ«.KĂ«shtu ata e ngushtuan fenĂ« e Allahut vetĂ«m tek njĂ« numĂ«r i vogĂ«l njerĂ«zish sa gishtat e njĂ«rĂ«s dorĂ« qĂ« janĂ« nga lloji i tyre. Kjo Ă«shtĂ« ajka e ideve qĂ« tregojnĂ« ata nĂ« shkrimet e tyre. E vĂ«rteta qĂ« ska tjetĂ«r pĂ«rveç saj Ă«shtĂ« se adhurimi i tagutit konsiderohet kufĂ«r duke i dedikuar atij njĂ« prej llojeve tĂ« adhurimit tĂ« cilat nĂ«se i dedikohen dikujt tjetĂ«r veç Allahut konsiderohet shirk qĂ« tĂ« nxjerr nga feja. Gjithashtu bindja konsiderohet shirk kur kjo bindje bĂ«het nĂ« njĂ« prej llojeve tĂ« kufrit jo nĂ« njĂ« prej gjynaheve dhe harameve.konsiderohet shirk nĂ«se kjo bindje bĂ«het nĂ« bĂ«rjen hallall tĂ« haramit ose nĂ« bĂ«rjen haram tĂ« hallallit ose nĂ« vendosjen e ligjeve qĂ« nuk i ka lejuar Allahu. NĂ« njĂ« rast tĂ« tillĂ« vlen fjala e Ibn Tejmijes nĂ« lidhje me ata qĂ« kanĂ« ndjekur dijetarĂ«t dhe murgjit e tyre pĂ«rveç Allahut.

Ai e ka ndarë këtë bindje në dy lloje:

Lloji i parë: Janë këta që e dinë se ata ndryshuan fenë e Allahut e megjithatë iu bindën atyre në këtë ndryshim duke e besuar si të lejuar atë që e ka ndaluar Allahu dhe të ndaluar atë që e ka lejuar Allahu, vetëm për të ndjekur të parët e tyre edhe pse e dinë se kjo bie ndesh me fenë e profetëve.
Kjo Ă«shtĂ« kufĂ«r dhe Allahu e i DĂ«rguari i Tij e quajti shirk edhe pse ata nuk u falĂ«n atyre dhe as nuk ju bĂ«jnĂ« sexhde…

Lloji i dytĂ«: NĂ«se njeriu beson hallallin si hallall dhe haramin si haram por iu bindet atyre nĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me urdhĂ«rin e Allahut Ă«shtĂ« gabimtar si çdo musliman qĂ« e bĂ«n njĂ« gjynah duke e besuar se Ă«shtĂ« gjynah. KĂ«ta kanĂ« gjykimin si tĂ« gjithĂ« muslimanĂ«t gabimtarĂ«. Mexhmu’a el fetaua 7/70.
Kuptimin e “marrjes sĂ« tyre zota pĂ«rvec Allahut” e sqaron shpjegimi i Profetit Sal-lAllahu alejhi ue se-lem Ai e ka kufizuar bindjen qĂ« Ă«shtĂ« adhurim ndaj dijetarĂ«ve dhe murgjĂ«ve qĂ« tĂ« nxjerr nga feja vetĂ«m nĂ« bindje ndaj tyre nĂ« bĂ«rjen
e hallallit haram dhe haramit hallall ose në ligjvënien pa lejen e Allahut jo në çdo lloj bindjeje.

Prandaj ka thĂ«nĂ« Allahu i MadhĂ«ruar (kuptimi i ajetit): “Ata i bĂ«nĂ« dijetarĂ«t dhe murgjit e tyre zotra pĂ«rveç Allahut”. Ka konsideruar shkakun e shirkut tĂ« tyre marrjen e tyre zotra dmth bindjen ndaj tyre tĂ« plotĂ« jo çdo lloj bindje.
Tha: “I bĂ«nĂ« zotra” dhe nuk tha iu bindĂ«n atyre. Prandaj pĂ«r ti bĂ«rĂ« tekfir atij qĂ« i bindet tagutit duhet patjetĂ«r tĂ« kemi prasysh kushtin e bĂ«rjes sĂ« tij zot kusht i cili tregon se ata iu bindeshin atyre nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« nĂ« çdo gjĂ«. Kush i merr prej tyre ligjet ose gjykimet kush janĂ« hallalla apo haram ky Ă«shtĂ« mushriku qĂ« i ka bĂ«rĂ« ata zotra ndryshe nga ai qĂ« u Ă«shtĂ« bindur thjeshtĂ« nĂ« disa gjynahe.
Prandaj çdo kush që largohet nga adhurimi i tagutit largohet nga përkrahja (që është kufër) nga ndjekja e tij në fenë e kufrit ose në bindjen e tij në ligjvënien që është kufër ai konsiderohet se është larguar nga taguti edhe po nuk u pëlqeu ekstremistëve edhe sikur mos ta konsiderojë atë kafir ti bindet në gjynahe pa i bërë ato hallall.Kurse ai që e adhuron atë ose i bindet atij ose e ndjek në ndonjë gjë që përmendëm (më lart) ai konsiderohet kafir edhe sikur ti bëjë tekfir tagutit.
Kjo Ă«shtĂ« forma mĂ« e lartĂ« e tefsirit, ta komentosh fjalĂ«n e Allahut tĂ« paqart me fjalĂ«n e Tij tĂ« qartĂ«. KĂ«shtu fjalĂ«n e Allahut (kuptimi i ajetit): “Largohuni nga taguti” e bashkojmĂ« me fjalĂ«n e Tij (kuptimi i ajetit): “Ata tĂ« cilĂ«t u larguan nga adhurimi I tagutit…”.
Ky bashkim na tregon se urdhĂ«ri pĂ«r tu larguar nga taguti dmth tĂ« largohesh nga adhurimi i tij.Gjithashtu fjala e Allahut (kuptimi i ajetit): “ Kush e mohon tagutin…” Shpjegohet me sa treguam gjithashtu me fjalĂ«n e Allahut tĂ« MadhĂ«ruar (kuptimi ajetit): “Duan tĂ« gjykohen tek taguti ndĂ«rkohĂ« qĂ« janĂ« urdhĂ«ruar ta mohojnĂ« atĂ«”. Kjo tregon se tĂ« shkosh pĂ«r tu gjykuar tek taguti bie ndesh me mohimin e tij gjithashtu adhurimi i tij dhe pĂ«rkrahja e tij (qĂ« Ă«shtĂ« kufĂ«r) sepse Allahu i madhĂ«ruar ka thĂ«nĂ« (kuptimi i ajetit): “Cdokush prej jush qĂ« i pĂ«rkrah ata Ă«shtĂ« prej tyre” E tĂ« tjera ajete si kĂ«to qĂ« tregojnĂ« se ai qĂ« i pĂ«rkrah mosbesimtarĂ«t Ă«shtĂ« kafir.
Këto janë ato që tregohen në argumentet e qarta e këto janë format e argumentimit. Kurse shpjegimi i mohimit dhe largimit se dmth vetëm ti bësh tekfir dhe konsiderimi i tij kusht për saktësinë e Islami nu është i saktë dhe as preçiz. Argument për këtë është se ne jemi të urdhëruar që të mohojmë adhurimin e çdo kujt për veç Allahu edhe sikur të mos jetë tagut si Isa Ibn Merjem melaiket dhe njerëzit e mirë të cilët adhurohen veç Allahut dhe nuk jemi urdhëruar tu bëjmë tekfir.
Gjithashtu edhe idhujt, ato janë tagutë që adhurohen përveç Allahut.

Ă‹shtĂ« dĂ«tyrĂ« qĂ« tĂ« largohemi nga adhurimi i tyre dhe tĂ« distancohemi nga idhujtaria e ky Ă«shtĂ« mohimi i tyre e jo tu bĂ«sh tekfir sepse ato janĂ« sende tĂ« cilat nuk llogjikojnĂ« dhe as nuk veprojnĂ« qĂ« tĂ« bien nĂ« kufĂ«r apo tu bĂ«het tekfir. Sikurse nuk Ă«shtĂ« i saktĂ« rregulli qĂ« kanĂ« vendosur disa qĂ« thonĂ«: “Kush nuk i bĂ«n tekfir tagutit dhe nuk e njeh qĂ« Ă«shtĂ« tagut ai nuk Ă«shtĂ« larguar prej tij dhe as nuk e ka mohuar atĂ« sepse si mund tĂ« distancohet prej tij ku ai nuk e njeh qĂ« Ă«shtĂ« tagut apo jo”.
Ne themi për të arritur realizimin e atij teuhidi që robërit e kanë detyrë ndaj Zotit të tyre dhe për të arritur atë përgëzim të cilin e ka premtuar Allahu për robërit e Tij duhet që njeriu të realizojë besimin në Allahun e Madhëruar dhe të largohet nga adhurimi i çdokujt përveç Allahut qoftë tagut apo jo në përgjithësi e të mos i përkrahë (e ndihmojë ata në kufër) edhe sikur mos ti dijë ata me emra.
Ky është distancimi i vërtet nga çdokush që adhurohet përveç Allahut. E nuk është kusht as detyrë që njeriu ta shprehë qartë distancimin e tij prej një taguti të caktuar të cilin ai nuk e njeh apo nuk ka dëgjuar për të dhe (në këtë rast) as nuk mund të mendohet se ai e ka adhuruar atë dhe e ka bërë ortak të Allahut (sepse as nuk e njeh dhe as nuk ka dëgjuar për të). Si rezultat as nuk mund të thuhet që ai është mushrik sepse nuk është distancuar nga tagutët. Kush ka themelin e Islamit ose shfaq vecanti të Islamit ose shtyllat e tij dhe nuk shfaqet prej tij ndonjë prej atyre gjërave që e prishin Islamin nuk lejohet të dyshojmë në të a është musliman apo jo derisa të shikojmë provojmë apo pyesim për një numër tagutash a i ka mohuar apo jo!! kjo listë tagutash zgjatet dhe vështirësohet për njeriun kur të kuptuarit e ekstremistëve ngatërrohet më shume dhe ndryshon në përcaktimin e fjalës tagut!!
Dijetarët kanë vendosur si kusht për pranimin e Islamit të mushrikut që ka adhuruar dikë tjetër përveç Allahut ose ka besuar se e meriton adhurimin dhe për të realizuar teuhidin e për të mohuar tagutin që të distancohet nga adhurimi i atij idhulli të veçantë (që ka pas adhuruar) ta mohojë adhurimin e tij dhe të distancohet në përgjithësi prej adhurimit të çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut.
Ata janĂ« argumentuar pĂ«r kĂ«tĂ« me hadithin: “Kush thotĂ«: La ilahe il-la Allah dhe e mohon çdo gjĂ« qĂ« adhurohet pĂ«rveç Allahut bĂ«het haram gjaku i tij dhe pasuria e tij. Llogaria e tij Ă«shtĂ« tek Allahu”. Gjithashtu nĂ« hadithin: “Kush dĂ«shmon se askush nuk e meriton tĂ« adhurohet pĂ«rveç Allahut. Ai Ă«shtĂ« i pashoq, dĂ«shmon se Muhamedi Ă«shtĂ« rob dhe i dĂ«rguar i Tij dhe se Isa Ă«shtĂ« rob i Allahut dhe i dĂ«rguar i Tij, Ă«shtĂ« fjala e tij qĂ« ka hedhur tek Merjemja dhe shpirti ka ardhur prej Tij, dĂ«shmon se xhen-neti Ă«shtĂ« hak dhe zjarri Ă«shtĂ« hak do ta fusĂ« Allahu nĂ« xhen-net nĂ« bazĂ« tĂ« punĂ«ve”.Ata nuk kanĂ« vendosur si kusht qĂ« njeriu tĂ« shprehĂ« distancimin prej njĂ« liste tĂ« caktuar tagutĂ«sh qofshin ata tĂ« parĂ« shtetesh apo murgjĂ« apo magjistarĂ« apo fallxhorĂ« ose tu bĂ«jĂ« atyre tekfir pĂ«r tĂ« gjykuar a Ă«shtĂ« musliman apo jo pasi ai ka realizuar themelin e Islamit dhe teuhidit dhe nuk ka rĂ«nĂ« nĂ« adhurimin e dikujt tjetĂ«r pĂ«rveç Allahut dhe as nuk e ka pĂ«rkrahur (e ndihmuar atĂ« nĂ« kufĂ«r). KĂ«to kushte i vendosin ekstremistat. Ajo qĂ« mbeshtet atĂ« qĂ« treguam Ă«shtĂ« se tekfiri nuk hyn tek kuptimi i fjalĂ«s sĂ« teuhidit “La ilahe il-la Allah” fjalĂ« e cila Ă«shtĂ« ftesa e tĂ« gjithĂ« profetĂ«ve. Allahu i MadhĂ«ruar ka thĂ«nĂ«: (kuptimi i ajetit). “Çdo profeti qĂ« kemi dĂ«rguar para teje i kemi shpallur se askush nuk e meriton tĂ« adhurohet veç Meje prandaj mĂ« adhuroni”.

Ky ajet bashkohet me fjalĂ«n e Allahut tĂ« MadhĂ«ruar (kuptimi i ajetit) “Ne kemi dĂ«rguar nĂ« çdo popull tĂ« dĂ«rguar (qĂ« tu thonĂ«) adhuroni Allahun dhe largohuni nga taguti”. KĂ«shtu ajetet komentojnĂ« njĂ«ra-tjetrĂ«n.

DijetarĂ«t e mĂ«dhenj e kanĂ« komentuar fjalĂ«n e teuhidit duke thĂ«nĂ« se kuptimi i saj Ă«shtĂ«: “Nuk ka tĂ« adhuruar me tĂ« drejtĂ« veç Allahut”. Kush e realizon atĂ« ai Ă«shtĂ« musliman njĂ«sues edhe sikur ti lejĂ« mangĂ«t farzet nĂ« tĂ« cilat Ă«shtĂ« detyrĂ« qĂ« ti sqarohen, prej tyre janĂ« edhe detajet e çeshtjeve tĂ« tekfirit. Allahu nuk ia ka bĂ«rĂ« detyrĂ« çdokujt qĂ« ti mĂ«sojĂ« kĂ«to detaje qĂ« i tregojnĂ« ekstremistĂ«t.
Nuk hyn tek kuptimi sheriatik as gjuhĂ«sorĂ« i fjalĂ«s “La ilahe il-la Allah” ti bĂ«sh tekfir atij qĂ« tĂ« kundĂ«rshton nĂ« njĂ« prej detajeve tĂ« saj dhe as distancimi i tij nuk Ă«shtĂ« prej kushteve tĂ« saj.

Po, mund të jetë ndonjëherë tekfiri prej detyrave por thënja se tekfiri është kusht e pa të asgjesohet (fjala e teuhidit) është pretendim e gjërat nuk vërtetohen thjesht me pretendime.
Ata tĂ« cilĂ«t njohin rrugĂ«t e argumentimit dhe e kanĂ« ndĂ«rtuar fenĂ« e tyre nĂ« bazat e rregullta e dinĂ« se shprehja e tĂ« qenurit kusht ka formĂ« mĂ« tĂ« qartĂ«. Ai qĂ« pretendon se tekfiri Ă«shtĂ« kusht ka pĂ«r detyrĂ« tĂ« sjellĂ« argument e nĂ«se nuk sjellĂ« atĂ«herĂ« ka folur pĂ«r Allahun dhe pĂ«r fenĂ« e Tij atĂ« qĂ« nuk e di. (kuptimi i ajetit) “Thuaj: Sillni argumentin tuaj nĂ«se thoni tĂ« vĂ«rtetĂ«n”.
NĂ«se ata e pretendojnĂ« kĂ«tĂ« dhe nuk sjellin argument ata janĂ« gĂ«njeshtarĂ«. Vini re qĂ« ne thamĂ«: “Ti bĂ«sh tekfir atij qĂ« tĂ« kundĂ«rshton nĂ« njĂ« prej detajeve tĂ« saj” kemi pĂ«r qellim kundĂ«rshtimin nĂ« njĂ« prej detajeve e jo nĂ« tĂ« gjitha detajet.
E themi këtë sepse disa ekstremistë që nguten kur flasin në këto çështje nuk tregohen précis në rregullat e tyre dhe as nuk flasin fjalë ekzakte, madje nuk njohin as format e argumentimit dhe as llojet e argumentimit kur punojnë me argumentet por shprehin fjalë të gjera të cilat i kanë rradhitur mbi një ndërtesë të dobët në momentin që fillon njeriu ti analizojë ato, ato rrëzohen.
Ă‹shtĂ« pyetur shejhu Muhamed Ibn Abdul-Uehab pĂ«r çeshtjen e miqĂ«simit dhe armiqĂ«simit a Ă«shtĂ« prej fjalĂ«s “La ilahe il-la Allah” apo Ă«shtĂ« prej detyrave tĂ« saj.
NĂ« pĂ«rgjigje shejhu ndĂ«r tĂ« tjera tha: “A Ă«shtĂ« kjo çështje pjesĂ« e fjalĂ«s
la ilahe il-la Allah” apo prej detyrave tĂ« saj, besoj se Allahu nuk na e ka vendosur detyrĂ« ta kĂ«rkojmĂ« kĂ«tĂ«[3] por na ka urdhĂ«ruar qĂ« tĂ« dijmĂ« se ajo Ă«shtĂ« farz prej Allahut tĂ« njihet dhe tĂ« zbatohet. Kjo Ă«shtĂ« detyra pĂ«r tĂ« cilĂ«n nuk ka dyshim.
kush e merr vesh që kjo çështje është pjesë e saj apo prej detyrave të saj kjo është gjë e mirë por kush nuk e njeh nuk urdhërohet që ta njohë. Sidomos kur debati në këtë çështje dhe kontradiktat çojnë në sherr, përplasje dhe përçarje ndërmjet besimtarëve të cilët i kanë kryer detyrat e besimit, kanë luftuar në rrugë të Allahut, i kanë armiqësuar mushrikët dhe i kanë përkrahur muslimanët. Heshtja në këtë çështje është detyrë. Kjo është ajo që më duket e drejta edhe pse të dyja mendimet më duken të afërta nga ana e kuptimit. Allahu e di më mirë.
Po e mbyll këtë çështje duke përmendur fjalën e një prej ndjekëzve të shejhut.

Ky Ă«shtĂ« shejhu Abdullah Ibn Abdurr-rrahman Eba-Batin. Ka thĂ«nĂ«: “Ă‹shtĂ« detyrĂ« pĂ«r çdo kĂ«nd qĂ« Ă«shtĂ« i sinqertĂ« nĂ« veten e tij qĂ« tĂ« mos flasĂ« nĂ« kĂ«tĂ« çështje vetĂ«m se me dije dhe argument prej Allahu.
TĂ« ketĂ« kujdes se mos nxjerrĂ« dikĂ«nd prej Islamit vetĂ«m me tĂ« kuptuarit e tij dhe atĂ« qĂ« e ka zbukuruar mendja e tij sepse nxjerrja e njĂ« njeriu nga Islami ose futja e tij nĂ« tĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga çështjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« fesĂ«. Ajo Ă«shtĂ« çështje e sqaruar si çdo çështje tjetĂ«r. Madje gjykimi i saj nĂ« aspektin e pĂ«rgjirhshĂ«m konsiderohet nga gjykimet mĂ« tĂ« qarta tĂ« fesĂ«. Detyra jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ndjekim e jo tĂ« shpikim siç ka thĂ«nĂ« Ibn Mesudi rradij Allahu anhu: “Ndiqni dhe mos shpikni se ju mjaftojnĂ«”.
Gjithashtu në çëshjet në të cilat dijetarët kanë më shumë se një mendim a jan kufër apo jo.

Për të ruajtur fenë duhet të ndalohemi dhe të mos hedhim as një hap po qe se në ato çështje nuk ka argumente të qarta nga Profeti Sal-lAllahu alejhi ue se-lem.
Shejtani i ka humbur shumicĂ«n e njerĂ«zve nĂ« kĂ«tĂ« çështje prandaj disa prej tyre e neglizhuan dhe futĂ«n nĂ« Islam ata njerĂ«z pĂ«r tĂ« cilĂ«t ka gjykuar Kur’ani, sunneti dhe ixhma’u se ata janĂ« tĂ« dalĂ« nga Islami.
Kurse disa tĂ« tjerĂ« i bĂ«ri ta teprojnĂ« e tĂ« nxjerrin nga Islami ata njerĂ«z pĂ«r tĂ« cilĂ«t ka gjykuar Kur’ani sunneti dhe ixhma’u se ata janĂ« musliman. E çuditshme Ă«shtĂ« se çdonjĂ«ri prej tyre po tĂ« pyetet pĂ«r njĂ« çështje tĂ« pastĂ«rtisĂ« osĂ« tĂ« tregtisĂ« etj nuk do pĂ«rgjigjej duke u bazuar thjeshtĂ« tek tĂ« kuptuarit e tij apo tek ajo qĂ« i zbukuron llogjika e tij por do kĂ«rkonte fjalĂ«t e dijetarĂ«ve e do pĂ«rgjigjej nĂ« bazĂ« tĂ« asaj qĂ« ata kanĂ« thĂ«nĂ«. AtĂ«herĂ« si nundet qĂ« tĂ« bazohet nĂ« njĂ« çështje kaq tĂ« madhe e cila Ă«shtĂ« nga çështjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« fesĂ« e mĂ« tĂ« rrezikshe vetĂ«m tek tĂ« kuptuarit e tij dhe ajo qĂ« i duket atij e mirĂ«.
Ah çfarë fatkeqësie është për islamin prej këtyre dy grupeve dhe çfarë sprove vjen prej atyre dy humbjeve.

Lusim Allahun e MadhĂ«ruar qĂ« tĂ« na udhĂ«zojĂ« nĂ« rrugĂ«n e drejtĂ« nĂ« rrugĂ«n e atyre qĂ« u ka bĂ«rĂ« mirĂ«si jo nĂ« rrugĂ«n e atyre qĂ« kanĂ« marrĂ« zemĂ«rimin e as nĂ« rrugĂ«n e atyre qĂ« kanĂ« humbur.Salauatet mĂ« tĂ« mira janĂ« pĂ«r Muhamedin Sal-lAllahu alejhi ue se-lem”
Ed-durer es-sennije 8/217

[1]Le të tregojmë një shembull këtu për ta sqaruar. Namazi që të quhet i saktë ka disa kushte pa to ai nuk është i saktë prej kushteve të namazit është abdesi. Kështu themi: pa abdesi nuk quhet namazi i saktë por në të kundërt nëse dikush merr abdes nuk është e domosdoshme që të falet si në rastin kur dikush merr abdes për të fjetur. Prandaj themi abdesi është kusht për të qenë namazi i saktë e kjo është vërtetuar me argument fetare të sakta. Nuk mundet që të vendosim kushte me mendjen tonë. P.sh nëse dikush thotë: Kusht për saktësin e namazit është që njeriu të mos jetë i uritur. i themi ku e ke argumentin që ngopja e barkut është kusht pa të cilin namazi nuk është i saktë?! (Sh.p)

[2] El-Bedr Et-tali bi mehasin el-karn es-sabi 2/7

[3] Por nëse dikush do të bëj tekfir në bazë të saj e ka detyrë ta njohë këtë çështje e ka për detyrë ta përcaktojë dhe ta ndërtojë atë mbi themelet e sakta.

Post a Comment