Mbi kë bëhet tekfir?

Ne kemi mëshirë për njerëzit e zakonshëm Muslimanë nga njerëzit e Kibles dhe nuk i ngarkojmë me atë që është përtej mundësive të tyre. Pra, nuk e bëjmë kusht për të gjykuar Islamin e tyre si të vlefshëm që ata t’i dinë të gjithë anuluesit e Islamit apo që t’i mbajnë mend dhe t’i numërojnë kushtet e fjalës La ilahe ila Allah. Më saktë, ata gjykohen me Islam  me zbatimin e bazës së Teuhidit dhe largimit nga Shirku - përderisa nuk bëjnë ndonjë vepër të anulimit. I marrim në konsideratë kushtet e Tekfirit dhe faktorët parandalues, siç e marrim në konsideratë edhe dobësinë e tanishme në të cilën jetojnë Muslimanët – mos prania e autoritetit Islam, ligjit dhe shtetit të saj- si dhe ate që është përhapur nga injoranca dhe është shtuar nga kuptimet e gabuara për shkak të sasisë së vogël të diturisë dhe mungesës së dijetarëve Rabbani (dijetarë mbi rrugën e drejtë).
Me këtë nuk shpallim largimin tonë nga besimtarët e pabindur, meqë Bera-ja (largimi) jonë është ndaj Kufarëve, Mushrikëve dhe felëshuesve. Për ndryshe, i pabinduri nga mesi i besimtarëve është brenda palës që kanë besnikëri me Imanin. Nuk i largojmë nga kjo derisa ata mbeten Muslimanë. Largimin tonë e shprehim vetëm ndaj mosbindjes së tyre, korruptimit dhe mëkateve, dhe me ta nuk sillemi siç sillemi me Kufarët. 
Ne nuk bëjmë Tekfir mbi të gjithë ata që punojnë në qeveritë e kufrit, siç bëjnë Mukefirët ekstrem. Ne Tekfir bëjmë vetëm mbi atë që në punën  e tij ka një tipar të kufrit apo shirkut, si për shembull pjesëmarrja në legjislacion të Kufrit, ose në ligjet e Tagutit, apo besnikëria me Mushrikët, Kufarët ose të ndihmuarit e tyre kundër njerëzve të Teuhidit.
Ne e bëjmë të qartë (tefsil)  kur vjen puna për të punuar me Kufarët, dhe nuk themi se e gjithë ajo është kufër apo e ndaluar. Por themi se në të ekziston ajo që është kufër, ajo që është e ndaluar dhe ajo që është me pak se këto. Çdo punë a profesion është në përputhje me këtë. 
Andaj ne nuk gjykojmë në gjykimin e kësaj jete përveç se me atë që është e qartë – për të cilën nuk kemi mundësi tjetër të gjykimit pos me të. Ndërsa për fshehtësitë kujdeset Allahu dhe merr në llogari.
Pra nuk mbetet për ne që t’i hapim zemrat e njerëzve apo brendësinë e tyre. Qëndrojmë të vëmendshëm ashtu siç kanë qenë në Tekfir dijetarët tanë për njerëzit e komentuesve – sidomos nëse çështja e dallimit kishte të bëjë me të shprehur (zgjedhje e fjalëve) ose me çështje nga bazat e diturisë për të cilën individi arsyetohet për shkak të injorancës së tij.
Nuk është prej metodologjisë sonë të nxitojmë në Tekfir apo të nxitojmë në vendosjen e efeteve të tij pa asnjë konfirmim ose kërkim të qartësisë, sepse: “Të shpallësh gjakun a atyre që falen – në Teuhid - të lejuar është rrezik serioz. Të gabuarit në lëshimin e një mijë Kufarëve është më i lehtë se sa derdhja e gjakut të një Muslimani.” (citat nga Kadi Ijjad në “e-Shifa”)
Dhe në shfaqim dallimin tonë në aspektet e Tekfirit midis kufrit të veprës a llojit, dhe atij individual. Ne besojmë se nga një individ mund të burojë kufri, megjithatë, gjykimi për të ose emërimi nuk zbatohet mbi të nëse një kusht i tij mungon ose nëse paraqitet ndonjë faktor parandalues nga faktorët parandalues të Tekfirit. Ne besojmë se kushdo që hyn në Islam me vërtetësi, atëherë nuk është e lejuar që ai të dëbohet për shkak të dyshimit apo mosbesimit- ngase ajo që themelohet mbi vërtetësi nuk mund të largohet për shkak të dyshimit.
Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi