Murxhiat dhe Kufri

Pasuesit e Sunnetit (Ehli Sunneti) kanë rënë dakord se kufri mund të bëhet duke deklaruar diçka të kufrit, si tallja me fenë (Istihza). Kjo gjithashtu mund të ndodh për shkak të veprimeve të tilla si, të bërit sexhde për ndonjë idhull, diellit, hënës apo me therrjen e kurbanit për dikënd tjetër pos Allahut.
Argumentet nga Kurani dhe Sunneti janë të qarta në lidhje me kufrin e dikujt që vepron diç prej Kufrit, dhe kjo është për shkak të deklaratave apo veprimeve, pamvarsisht a  është kjo mohimin i qëllimshëm (Xhuhud) apo duke e bërë të lejuar (Isti’hla) atë që është e ndaluar. Asnjëri nga sahabet apo gjenerata që erdhi pas tyre (Tabiinët) e as Imamët e njohur të Sunnetit nuk e kanë thënë vet këtë, por Allahu i Lartësur e ka thënë:
“E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: “Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar”. Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?”Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë”. (Teube, 65-66)
Shkaku i kufrit ka qenë deklarimi i tyre, të cilin ata e shqiptuan si të vetëm (pa vepruar diçka). Dhe Allahu, i Lartësuar thotë:
“Ata betohen në All-llahun se nuk kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë kanë thënë fjalë që nuk përkojnë me besimin, dhe pasi patën shprehur besimin ata e mohuan dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tjetër pos pse All-llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i Tij i begatoi ata. Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahu i dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës”. (Teube, 74)
Pra përfundimisht, kushdo që thotë apo bën diçka, e cila është kufër i qartë, ai mohon (bën kufër), përderisa mohimi i tij nuk ka qenë si rezultat i detyrimit (shtrëngimit, dhunës) apo keq-interpretimit (te’wilit) apo gabime aksidentale (Khata) si rrëshqitja e gjuhës apo injoranca e justifikuar.
Dhe prej kufrit të qartë është braktisja e kategorisë së veprës (Xhins el Amel) tërësisht, pa i ndërlidhur me veprimet e zemrës, sepse braktisja absolute e veprimeve në vete është kufër i madh, por ne përdorim mungesën e asaj që është e nevojshme si dëshmi për të brendshmen (veprimet e zemrës), pa e bërë këtë si kusht për gjykim (Hukm) dhe kjo është e qartë nga Libri dhe Sunneti që gjykimi ynë është për veprat e trupit dhe jo mbi atë që qëndron në zemër, sepse për atë ka njohur vetem Njohësi i të Fshehtës (Allahu).
Hafidh Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, e ka përmendur në “Fet’h el-Bari” 1/23 nga Sufjan ibn Ujejneh se ai ka thënë, “Murxhia quhet braktisja e veprave të obligueshme (el-Faraidh), mëkat i nivelit të ‘kryerjes së veprave të palejuara’, por nuk janë të barabarta, sepse kryerja e veprës së ndaluar, me dashje duke mos e bërë atë të lejuar (istihla) është mosbindje, ndërsa braktisja e veprave të detyruara (farzeve) duke mos qenë injorant (për kryerjen e tyre) dhe pa arsye, është Kufër.
“Qartësimi i saj është në çështjen e Ademit alejhi selam dhe Iblisit të mallkuar, i cili përshkak të mosbidnjes ndaj Allahut që t’i bëjë sexhde Ademit (ta kryej atë vepër), mohoi dhe u bë i mallkuar përgjithmonë, dhe çështja me dijetarët e çifutëve të cilët e pranuan Pejgamberin, salAllahu alejhi selam se është i Dërguar, me gjuhët e tyre, por ata nuk vepruan sipas sheriatit të tij.
“Transmeton Harbi nga Is’haku se ai ka thënë: ‘Murxhiat vazhduan të shkojnë në ekstrem derisa prej deklarimeve të tyre ka qenë ajo që njerëzit e përdorin se ‘ Kushdo që e lë faljen e namazit, agjërimin e Ramazanit, dhënien e Zekatit, Haxhi dhe të gjitha veprimet e obliguara (farzet) pa i mohuar ato, ne nuk e bëjmë atë tekfir. Llogaritja e tij është te Allahu pasi që ai është prej atyre që i pranojnë ato (veprat si obligim dhe nuk i ka mohuar).’ Pra këta janë ata për të cilët nuk ka dyshim, d.m.th. Murxhiat.”
“Transmeton Halali në “Es-Sunneh” 3/586 nga Ubejdullah ibn Hanbeli i cili ka thënë, Ebu Hanbel ibn Is’hak ibn Hanbeli më ka treguar se ‘Humejdi’ ka thënë, ‘Kam qenë i informuar se ka njerëz të cilët thonë ‘Kushdo që e pranon Namazin dhe Zekatin, Agjërimin dhe Haxhin por nuk e vepron asnjërën prej tyre derisa vdes, ose falet në drejtim tjetër nga drejtimi i faljes (Kiblja) qëllimshëm derisa të vdes, atëherë ai është besimtarë (Mu’min) përderisa nuk e refuzon (obligimin e tyre)’. Pra për këtë unë them ‘Ky është Kufër i qartë në Allahun dhe është në kundërshtim me Librin e Allahut, Sunnetin e Të Dërguarit, salAllahu alejhi ve Selem, dhe veprat e muslimanëve”
Allahu i Lartësuar thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë”. (Bejjine, 5)
Ebu Hanbeli ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Abdullahun duke thënë: “Kushdo që e thotë këtë atëherë ai nuk ka besuar Allahun, ka mohuar urdhërat e Tij dhe të Dërguarin e Tij, dhe atë me të cilën erdhi ai SalAllahu Alejhi ve Selem”.
Imami Ibn Bettah, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Pra kushdo që braktis diç nga obligimet (Farzet), të cilat Allahu i Plotëfuqishëm i ka obliguar në Librin e Tij, apo që i Dërguari i Tij SalAllahu alejhi ve Selem i ka konfirmuar në Sunnetin e tij, përshkak të mohimit të qëllimshëm të tyre (xhuhud) ose mosbesim të brendëshëm në to, atëherë ai është jobesimtar (kafir) me kufër të qartë. Asnjë njeri me intelekt, i cili beson Allahun dhe Ditën e Fundit, nuk do të dyshoj në këtë, dhe kushdo që e pranon atë, dhe e deklaron me gjuhë por e len atë (krejtësisht) përshkak neglizhencës apo lojës apo përshkak se e beson opinionin e murxhiave dhe e pason shkollën e mendimit të tyre (medh’hebit), atëherë ai është lënës i fesë (Imanit). Nuk ka mbetur asgjë tek ai; as edhe një sasi e madhe apo e vogël e imanit në zemrën e tij. Dhe ai është prej grupit të hipokritëve (munafikëve) të cilët ranë në hipokrizi (nifak) me të Dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ve Selem. Pra Kurani u shpall me përshkrimin e tyre, qëndrimin ndaj tyre dhe sqarimin se ata janë në shkallën më të thellë të xhehennemit. Kërkojmë mbrojtje te Allahu nga shkollat e gabuara të mendimit (Medh’hebit) të Murxhiave.
Udhëheqësit (Imamët) e mëhershëm kanë paralajmëruar për ata dhe e kanë bërë të qartë gabimin e qëndrimit të tyre dhe rrezikun e risive të tyre (bidatit).
Imam Zuhriu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk është shpikur në Islam, risi më e dëmshme se sa kjo, d.m.th. Irxhaja”.
Euzai ka thënë: “Jahja dhe Katadeja thonin, “Asnjërit nga sektet nuk i frikohemi më së shumti për Ummetin se sa Irxhasë”.
Dhe Shurejhi ka thënë: “Ata janë më të këqinjtë prej njerëzve. Shiat (Rafiditë) janë të mjaftueshëm në të keqen, por murxhiat thurrin gënjeshtra kundër Allahut, të Plotëfuqishmit, Ngadhënjyesit.”
Nga Imami, Hafidhi, Shejh Ebu Abdullah Sulejman Ibn Nasir ibn Abdullah el-Ulvan, Allahu e liroftë nga burgu i tagutit