Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Allahu i Lartësuar thotë: "Nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër vecse për të më adhuruar". (Edh dharijat 56)
SHPJEGIMI:
Thënia e autorit: Allahu i Lartësuar thotë: "Nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër vecse për të më adhuruar". (Edh dharijat 56)
Shejhul Islam ibn Tejmije thotë:"Adhurimi është bindje ndaj Allahut, duke zbatuar ate që Ai ka urdhëruar nëpërmjet gjuhës së profetëve."
Sërish ai thotë:" Adhurimi është një emër gjithëpërfshirës i gjithckaje që Allahu e do dhe kënaqet me të, qofshin këto fjal apo vepra, të fshehta apo të shfaqura."
Sërish ai thotë:" Adhurimi është një emër gjithëpërfshirës i gjithckaje që Allahu e do dhe kënaqet me të, qofshin këto fjal apo vepra, të fshehta apo të shfaqura."
Ibn Kajimi thotë: "Adhurimi sillet reth pesëmbëdhetë shtyllave, të cilat kush i plotëson, ka plotësuar gradat e adhurimit. Duke i sqaruar ato themi se adhurimi ndahet mes zemrës,gjuhës dhe gjymtyrëve, ndërsa dispozitat që i përkasin atij janë pesë: E detyrueshme(vaxhib), e pëlqyeshme(mustehab), e ndaluar(haram), e papëlqyeshme(mekruh) dhe e paqortueshme (mubah). Të gjitha këto i përkasin zemrës,gjuhës dhe gjymtyrëve."
Kurtubiu thotë:"Origjina e adhurimit është nënshtrimi dhe bindja e thellë. Për këtë arsye detyrat fetare për njerëzit e ndërgjegjshëm janë quajtur adhurime, sepse ata i kryejnë ato me bindje dhe nënshtrim të thellë ndaj Allahut të Lartësuar. Kuptimi i ajetit është se Allahu i Lartësuar ka njoftuar se nuk i ka krijuar xhindet dhe njerëzit për gjë tjetër, vetëm për adhurim ndaj Tij.Kjo është edhe urtësia e krijimit të tyre.”
Them se kjo është urtësia legjislative fetare.
Amad bin Kethiri thotë:" Adhurimi i Tij është bindja ndaj Tij duke zbatuar atë që urdhërohet dhe duke braktisur atë që ndalohet. Kjo është e vërteta e Fesë Islame, sepse kuptimi i fjalës Islam është dorëzim para Allahut të Lartësuar, që përfshin kulmin e bindjes,nënshtrimit dhe dorëzimit."
Duke komentuar këtë ajet ai sërish thotë:" Kuptimi i ajetit është se Allahu i ka krijuar krijesat që ta adhurojnë Atë pa i shoqëruar shok, e kush i bindet Atij, Ai e shpërblen ate me shpërblimin më të plotë, e kush nuk i bindet, Ai e dënon me dënimin më të rëndë. Ai xh.sh. ka njoftuar se nuk ia ka nevojën atyre, madje ata janë të varfërit në të gjitha gjendjet, ndërsa Ai mbetet Krijuesi dhe Furnizuesi i tyre."
Ali bin Ebu Talibi thotë në lidhje me ajetin:"(i krijova) Vetëm qe t`i urdhëroj të më binden dhe t`i bëj thirje drejt adhurimit Tim."
Muxhahidi thotë:"Vetëm që ti urdhëroj dhe ndaloj." Këtë mendim e ka përzgjedhur Zuxhaxhi dhe Shejhul Islam Ibn Tejmia.
Ibn Kethiri thotë:"Për këtë tregon edhe fjala e Allahut të Lartësuar:"A mendon njeriu se ai do të lihet të livadhise?"(Kijame 36). Imam Shafiu thotë: "Pra të mos urdhërohet dhe të mos ndalohet për asgjë?!"
Ndërsa në disa vende tjera në Kuran, Ai xh.sh. thotë:"Adhuroni Zotin tuaj", "Frikësojuni Zotit tuaj", i cili ka urdhëruar për atë që i ka krijuar dhe për këtë ka dërguar të dërguar. Ky është kuptimi në të cilin synon pa diskutim ajeti dhe ky është komenti, të cilin e kuptojnë muslimanët dhe argumentohen për të me këtë ajet.
Thotë: "Ky ajet i përngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: "Nuk kem dërguar të dërguar vetëm që t`i binden me lejen e Allahut" (Nisa 64), por mund të ndodh që ti binden ose jo. Po kështu Ai xh.sh. i ka krijuar (xhindet dhe njerëzit) që ta adhurojnë, por ka mundësi që ata ta adhurojnë ose jo. Allahu a.xh. nuk thotë:" se Ai e ka bërë të parën, pra krijimin, që ti detyrojë ata të gjithë që të bëjnë të dytën, pra adhurimin, por Ai a.xh. ka përmendur se Ai e ka bërë të parën në mënyrë që ata vetë ta bëjnë të dytën. Në këtë mënyrë nëse ata e bëjnë të dytën (adhurimin) do ta përfitojnë lumturinë e tyre dhe do të bëhet realitet ajo që Allahu dëshiron dhe kënaqet me to dhe prej tyre." Mbaroi fjala e tij.
Për këtë kuptim dëshmojnë hadithet e pëcjellë në formën Mutevatir(grup transmetuesish), ku disa prej tyre janë:"
Hadithi që na ka përzgjedhur Muslimi në Sahihun e tij, i përcjell nga Enes bin Maliku r.a., që përcjell nga i Dërguari i Allahut a.s. se ka thënë: "Allahu i Lartësuar i drejtohet njërit prej banorëve me dënimin më të lehtë në Zjarr:"Sikur të të ishte dhënë dynjaja me gjithcka ka brenda, shto edhe një tjetër dynja sa ajo a do ta jepje atë si shpagim?" Ai thotë:"Po" Ai xh.ah. thotë:" Unë dëshirova prej teje që të më jepje më pak se kaq, kur ishe në shtyllën kurizore të Ademit, që të mos më shoqëroje shok-mendoj se ka thënë-dhe kështu të të mos fusja në Zjarr, por ti nuk dëshirove vecse të më shoqëroje shok (të bëje shirk)."
Kur idhujtari e kundërshtoi ate që Allahu dëshironte prej tij, që ta njësonte dhe të mos i shoqëronte Atij asgjë, por ai nuk e pranoi atë që Allahu dëshironte dhe i bëri Atij shok dikë tjetër, e kjo përbën të ashtuquajturën dëshirë legjislative fetare të Allahut a.xh., sic u përmend më lart.
Midis dëshirës legjislative fetare dhe dëshirës univerzale përcaktuese(e kaderit) ka të përbashkëta dhe vecori absolute, që bashkohen në rastin e të drejtës së njeriut të sinqertë e të bindur, ndërsa dëshira univerzale përcaktuese ndahet në rastin e të drejtës të njeriut gjynahqar që nuk bindet.
Kuptoje këtë dhe do të shpëtosh nga padija e njerëzve të apologjisë dhe ndjekësve të tyre.
Kuptoje këtë dhe do të shpëtosh nga padija e njerëzve të apologjisë dhe ndjekësve të tyre.
Marrë nga libri: Fet'hul mexhid fi sherhi kitabil teuhid
Autor i librit: Abdurrahman ibn Hasan