Dije, Allahu të mëshiroftë se fjala LA ILAHE IL-LALLAH përmban mohim dhe pohim. Ajo mohon katër lloje dhe pohon katër lloje. Ajo mohon ILAHIJEN, TAGUTAT, ENDAD dhe ERBAB.
ILAHIJE – çdo gjë të cilën e synon për të sjellë dobi apo për të larguar dëmin, ti vetëm se e ke marr si ILAH- të adhuruar.
TAGUTA – ai cili adhurohet duke qenë i pajtuar me këtë, apo propozon për veten për tu adhuruar. Siç janë Semani, Taxhi apo Ebi Hadide.
ENDAD – çdo gjë e cila të largon nga feja Islame, prej familjes, shtëpisë, fisi apo pasuria. Të gjitha këto janë NIDD. Përshkak fjalës së Allahut teala: “E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.” (Bekare -165).
ERBAB – ai i cili të jep fetva për ta kundërshtuar hakun dhe ti e respekton atë. Kjo është në fjalën e Allahut teala: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.” (Teube -31).
Kjo fjalë (teuhidi) pohon katër gjëra: KASDIN (qëllimin, synimin) ajo është se ti nuk synon dikë tjetër vetëm se Allahun. Dashuria dhe madhërimi për shkak fjalës së Allahut: “E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.” (Bekare -165), frika dhe shpresa përshkak fjalës së Allahut: “Thuaj: “O ju njerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai e ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembërën, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam roje e juaj!”” (Junus -108).
Pra ai i cili kupton këtë, ai këputë lidhjet me të tjerë pos Allahut. Për të madhësia e të kotës është e vogël. Siç lajmëroi Allahu i Lartësuar për Ibrahimin a.s si i theu idhujt dhe si u distancua nga populli i tij: “Në ditën e kijametit All-llahu gjykon mes jush, e nuk do t’ju bëjnë dobi as të afërmit tuaj e as fëmijët tuaj. All-llahu sheh atë që punoni.” (Mumtehine -3).
"Dureru Senije 123/2"
Përktheu: Rexhep MEMISHI
Post a Comment