Shirku perkufizimi dhe llojet e tij

Shirku(gjunahu qe nuk falet nese vdes pa u penduar) perkufizimi dhe llojet e tij:

1-Perkufizim::

Në këndvështrimin islam përkufizimi i shirkut është: t'i bësh Allahut shok apo ortak(te barazosh apo krahasosh dike me Zotin, kur e di qe Ai nuk ka te barabarte apo te ngjashem me Te.), d.m.th. t'i shoqërosh Atij dikë, në diçka që i përket vetëm Atij, siç janë krijimi, furnizimi, zotërimi, apo adhurimet e ndryshme: falja, agjërimi, bërja kurban, lutja, frika, dashuria etj. Shirku konsiderohet si mëkati më i madh për disa arsye: 
l~ Ai që bën shirk e ka krahasuar Allahun me një prej krijesave të Tij, gjë e cila është e padrejtë, ndaj dhe Allahu i madhëruar thotë në Kuran se: ”Shirku është padrejtësia më e madhe.” {31:13} 

2- Allahu nuk e fal atë person që bën shirk dhe vdes pa u penduar: "S'ka dyshim se Allahu nuk e fal atë që i bën shirk Atij dhe ia fal kujt të dojë (çdo gjynah tjetër) përveç tij. ” {4:48} 

3- Allahu i Madhëruar ia ka ndaluar hyrjen në Xhenet atij personi që bën shirk, ndaj dhe ai do të jetë përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit: “Allahu ia ka bërë haram Xhenetin atij që i bën shok Atij, ndaj dhe vendi i tij (i përhershëm) do të jetë Xhehenemi. E të padrejtët nuk ka se kush t'i ndihmojë. ” {5:72} 

4- Shirku i fshin të gjitha punët e mira: “Ne të kemi shpallur ty dhe atyre që kanë qenë para teje se, nëse do t'i përshkruash shok Allahut, e gjithë puna jote do të hidhet poshtë e do të jesh prej të humburve. ” {39:65} 

5- Shirku është gjynahu më i madh. Transmetohet se një herë Profeti (paqja qoftë mbi të) pyeti shokët e Tij: “ A doni t'ju tregoj se cilat janë gjynahet më të mëdha?" Ata ia kthyen: "Sigurisht o i Dërguari i Allahut." Ai u tha: "Shirku dhe mosbindja ndaj prindërve... ” Ibnul Kajjim thotë: "Qëllimi i krijimit, siç tregohet në Kuran, është që të adhurohet Allahu pa i bërë shirk dhe të zbatohet Drejtësia në bazë të së cilës u krijuan qiejt dhe toka, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: "Ne i kemi dërguar profetët me argumente të qartë dhe u zbritëm atyre Librin dhe Peshoren (Drejtësinë) në mënyrë që njerëzit të mbajnë drejtësi." {57:25} Pra shkaku i dërgimit të profetëve dhe i zbritjes së Librave Hyjnorë është vënia e Drejtësisë në vendin që i takon. S'ka dyshim se grada më e lartë e Drejtësisë është Teuhidi-( vecimi i Allahut ne adhurim,njësimi i Allahut ne krijim dhe ne emrat e cilesit e Tij te larta,) ndërsa Padrejtësia më e madhe është shirku: ("Me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe.") {31:13} sepse ai bie në kundërshtim të drejtëpërdrejtë me qëllimin e krijimit, ndaj dhe konsiderohet si gjynahu më i madh. Allahu i Madhëruar nuk pranon nga personi që bën shirk asnjë punë të mirë dhe nuk i përgjigjet lutjes së tij Ditën e Gjykimit, ashtu siç nuk pranon që të ndërmjetësojë dikush për të, sepse duke i bërë shok Allahut ai provon se është më i padituri ndërmjet të gjithë atyre që nuk e njohin Allahun. Për këtë arsye shirku është, jo vetëm Padrejtësia më e madhe, por njëkohësisht edhe Injoranca më e madhe. " 

6- Allahu e ka theksuar mjaft qartë se Ai është i përkryer dhe nuk mund të krahasohet me asnjë prej krijesave të Tij. Ndërsa shirku, nga ana tjetër, tregon se Allahu është jo i plotë dhe i mangët, ndaj dhe konsiderohet si kulmi i kokëfortësisë dhe i mosbindjes ndaj Allahut. Allahu i madheruar thote ne kuran; “Ky është Allahu Zoti juaj. Nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo gjëje. Pra, adhurojeni Atë! Ai është Mbikqyrës ndaj çdo gjëje. Vështrimet (e njerëzve) nuk mund ta përfshijnë Atë,
ndërsa Ai i përfshin vështrimet. Ai është shumë i kujdesshëm, i Gjithëdijsliëm... Zoti yt nuk ka nevojë për asgjë, është Mëshirues. Nëse Ai do,ju zhduk (nga ekzistenca) dhe sjell kë të dojë pas jush, ashtu siç ju solli juve nga pasardhësit e popujve (të tjerë) që ishin parajush” El-Enam(102-103, ...133)
“Allahun e lartëson me adhurim gjithçka në qiej e në tokë dhe Ai është i Gjithfuqishmi, i Urti. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai e jep jetën, Ai
e jep vdekjen e Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Ai është i Pari (i Përhershmi) dhe i Fundit (në pambarim), i Dukshmi (përmes gjurmëve të urtësisë së Tij në univers) dhe i Padukshmi (për shqisat dhe konceptimin e arsyes njerëzore), dhe Ai është i Dijshmi për çdo gjë. ” El-Hadid (1-3)
“Ai është Allahu, nuk ka zot tjetër pos Tij. Ai e di tëfshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër, Sunduesi, Hyjnori, i Pastërti (prej të metave që i mveshin injorantët), Siguruesi, Mbikqyrësi, i Plotëfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I lartësuar është Allahu nga çfarë i shoqërojnë (në adhurim), Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi.Formësuesi. Të Tij janë emrat rnë të bukur. Ate e lartëson gjithçka në qiej dhe në tokë. Ai është i
Fuqishmi, i Urti! ” El-Hashr (22-24)

2- Llojet e shirkut: 

Shirku ndahet në dy lloje:

1~ Shirku i madh

Përkufizimi: Kryerja e një adhurimi për dikë tjetër përveç Allahut. Kështu, ata që bëjnë kurban apo i luten dikujt tjetër përveç Allahut, siç bëjnë shumë njerëz tek varret e njerëzve të mirë, kanë bërë shirk të madh. Të njëjtën gjë themi edhe për ata që frikësohen nga të vdekurit duke menduar se ata mund t'u sjellin fatkeqësi dhe shpresojnë prej tyre gjëra që janë në dorë të Allahut, siç janë plotësimi i nevojave apo largimi i fatkeqësive. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që nuk u sjellin as dëm e as dobi e thonë: këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu.” {10:18} Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami dhe në të njëjtën kohë bëhet shkak që ai të mbesë përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit, nëse vdes pa u penduar.

2- Shirku i vogël

Ky lloj i shirkut nuk e nxjerr njeriun nga Islami, por bëhet shkak për mosplotësimin e një pjese të Teuhidit dhe, në të njëjtën kohë, është hapi i parë që të çon në shirkun e madh, i cili, siç thamë dhe më lart, e hedh poshtë Teuhidin në tërësi. 
Shirku i vogël ndahet në dy pjesë: 
l- Shirku i dukshëm. i cili mund bëhet me fjalë ose me vepra. Tek shirku i vogël që bëhet me fjalë mund të përmendim:
- Betimi në diçka tjetër përveç Allahuf, Profeti (paqja qoftë mbi te) ka thënë: “Kush betohet në diçka tjetër përveç Allahut, ka bërë shirk." 
- Thënia "Si të dëshirojë Allahu dhe ti. " Transmetohel se një herë dikush i tha Profetit (paqja qoftë mbi të): "Si të dëshirojë Allahu dhe ti." Profeti (paqja qoftë mbi të) ia ktheu: "A më bëre të barabartë me Allahun!? Thuaj: Si të dëshirojë vetëm Allahu." 
- Thënia ”Po të mos ishte Allahu dhe filani", pasi lidhëza dhe vë shenjën e barazimit midis Allahut dhe një prej krijesave të Tij. Ndaj, në të tilla raste duhet të themi: "Po të mos ishte Allahu, pastaj filani, pasi në këtë mënyrë kuptohet se dëshira e njeriut është në varësi të Dëshirës dhe Vullnetit të Allahut, i Cili thotë: "Dhe ju nuk dëshironi veçse atë që dëshiron Allahu, Zoti i botëve.(81:29} Në këtë kategori futet dhe thënia: "Nuk kam njeri tjetër përveç Allahut dhe teje. " apo "Kjo është për shkak të mirësisë së Allahut dhe tëndes."
Ndërsa tek kategoria e dytë, d.m.th. tek shirku që bëhet me anën e veprave, mund të përmendim mbajtjen e varëseve,
Siç betohen shumë njerëz për kokën e prindërve apo fëmijëve.
byzylykëve, fijejeve të perit apo çfarëdolloj gjëje tjetër, për të larguar sëmundjet, magjitë, syrin e keq apo çdo të keqe tjetër.
Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse këto veprime jo gjithmonë konsiderohen prej shirkut të vogël. Në disa raste ato mund të jenë prej shirkut të madh.
Kështu, nëse njeriu që kryen veprime të tilla beson se është Allahu ai që e mbron njeriun nga të këqijat, por këto gjëra janë shkaqe për largimin e të keqes, atëherë kemi të bëjmë me shirkun e vogël, sepse Allahu nuk i ka bërë këto gjëra shkaqe për largimin e sëmundjeve. Por nësë personi që mban gjëra të tilla beson se janë këto gjëra ato që e mbrojnë nga të këqijat, atëherë veprimi i tij hyn tek shirktu i madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami siç e thamë dhe më sipër. sepse ai krahason Zotin e Botëve me një sendi të pavlerë, pasi askush përveç Allahut nuk ka forcë për të larguar të keqen.
2- Shirku i fshehtë apo shtirja, i cili ndodh atëherë kur muslimani kryen një adhurim me qëllim që ta shohin të tjerët, si p.sh. kur dikush e zbukuron apo e zgjat namazin me qëllim që ta lavdërojnë të tjerët, apo jep lëmoshë me qëllim që njerëzit të thonë se filani është bujar, apo përmend Allahun vetëm që ta dëgjojnë të tjerët, etj. Një vepër e tillë nuk ka sesi të pranohet nga Allahu, i cili thotë:
"E kush shpreson në takimin e Zotit të tij, le të bëjë punë të mira e të mos shoqërojë askënd në adhurimin e Zotit të tij."
Profeti (paqja qoftë mbi të) u tha një ditë shokëve të Tij: "Gjëja, prej së cilës kam më tepër frikë për ju, është shirku i vogël." Kur u pyet për të, tha: "Shtirja."
Në këtë kategori futet dhe bërja e një pune për përfitime materiale, siç është rasti i atij që thërret ezanin apo bëhet imam apo mëson dijet fetare, duke pasur për qëllim vetëm marrjen e parave.
Imami Ibnul Kajim thotë:
"Ndërsa shirku që bëhet me anën e nijetit (qëllimit) jo të sinqertë, është si deti pa brigje dhe janë të paktë ata që shpëtojnë prej tij. Ai person, që ka për qëllim me punën e tij diçka tjetër përveç kënaqësisë së Allahut, ka bërë shirk me nijetin e tij jo të pastër, pasi Sinqeriteti i vërtetë arrihet vetëm atëherë kur çdo punë, thënie apo qëllim bëhet vetëm për hir të Allahut.
Kjo është feja e vërtetë, feja e Profetit Ibrahim (paqja qoftë mbi të), ndjekja e së cilës është detyrë për çdo musliman, pasi ky është realiteti dhe thelbi i Islamit, përveç të cilit Allahu nuk pranon asnjë fe tjetër: "E kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t’i pranohet (ajo fe) dhe në Botën tjetër ai do të jetë prej të humburve. " {3:85}

Nga sa përmendëm më sipër arrijmë në përfundimin se midis shirkut të madh dhe të vogël ekzistojnë ndryshimet e mëposhtme:

1- Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami, ndërsa shirku i vogël nuk e nxjerr njeriun nga Istami.
2- Personi që kryen shirkun e madh, nëse vdes pa u penduar, do të jetë përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa personi që kryen shirkun e vogël, edhe nëse hyn në zjarr nuk do të qëndrojë atje përgjithmonë.
3- Shirku i madh i fshin të gjitha punët e mira, ndërsa shirku i vogël fshin vetëm punën me të cilën është përzier.

Shejh Salih el Feuzani

Post a Comment