Kufri(mohimi i besimit): përkufizimi dhe llojet e tij
1- Perkufizimi::
Kufri është e kundërta e besimit, d.m.th. mohimi i Allahut dhe i Dërguarit të Tij. Në këtë kategori hyjnë dhe ata persona, të cilët për shkak të zilisë apo mendjemadhësisë, nuk i besojnë Profetët, megjithëse e dinë fare mirë në zemrat e tyre se ata thonë të vërtetën.
2- Llojet e tij:
Kufri ndahet në dy lloje:
Lloji i parë:
Kufri i madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami. Ai ndahet në pesë pjesë:
1- Kufri i përgënjeshtrimit, argumenti i të cilit është ajeti i mëposhtëm:
"E kush është më i padrejtë se ai që bën shpifje ndaj Allahut dhe përgënjeshtron të vërtetën, pasi i ka ardhur? A nuk është Xhehenemi vendi i jobesimtarëve?" {29:68}
2- Kufri i refuzimit dhe i mendjemadhësisë, argumenti i të cilit është ajeti i mëposhtëm:
"E kur i urdhĂ«ruam engjĂ«jt qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« sexhde dhe ata i bĂ«nĂ« sexhde Ademit, pĂ«rveç Iblisit (shejtanit) i cili refuzoi dhe u mbajt me tĂ« madh, ndaj dhe u bĂ« prej jobesimtarĂ«ve. ” {1:34}
3- Kufri i dyshimit, argumenti i të cilit është ajeti i mëposhtëm:
"Ai hyri në kopështin tij, duke i qenë i padrejtë ndaj vetvetes dhe tha: Nuk besoj se ky (kopësht) do të zhduket ndonjëherë dhe nuk ma merr mendja se Dita e Kijametit do të vijë ndonjëherë, por edhe sikur të kthehem tek Zoti im, do të më presë një e ardhme më e mirë. Shoku i vet i tha, duke polemizuar me të: A mos vallë e mohove Atë që të ka krijuar ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë. Per mua Ai, Allahu, është Zoti im e unë Zotit tim nuk i bëj shok askënd. " {18:38-35}
(Këto ajete janë disa prej ajeteve që tregojnë historinë e dy burrave, njërit prej të cilëve Allahu i kishte dhënë pasuri të shumta, ndërmjet të cilave dhe një kopsht me fruta të ndryshme, në mes të të cilit rridhte një përrua. Ky person, në vend që ta falenderonte Allahun për të mirat që i kishte dhënë, mburrej para fqinjit të tij besimtar, duke e vënë veten më lart se të tjerët për shkak të pasurisë së tij, madje arriti deri atje sa thoshte që edhe sikur të ringjallej, (pasi ai dyshonte në këtë gjë) atë do ta priste një e ardhme e mirë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar thotë për të se ai ishte i padrejtë ndaj vetes së tij, pasi me veprimet dhe thëniet e tij ai nuk i bënte dëm Allahut, por vetes së tij. Megjithë këshillat e fqinjit të tij, ai vazhdoi në këtë gjendje derisa Allahu e ndëshkoi, duke ia shkatërruar kopshtin, pas të cilit ishte i dhënë aq shumë.)
4- Kufri i mospërfillies. Argumenti i të cilit është ajeti i mëposhtëm:
“...Dhe ata qĂ« nuk besuan janĂ« mospĂ«rfillĂ«s ndaj vĂ«rejtjes qĂ« u tĂ«rhiqet. " (46:3}
5- Kufri i hipokrizisë. Argumenti i të cilit është ajeti i mëposhtëm:
“Ata besuan (vetĂ«m me gojĂ«) e pastaj mohuan, ndaj dhe zemrat e tyre u vulosĂ«n e ata nuk kuptojnĂ«. ” {63:3}
Per te kuptuar me mire kete ndarje, po japim kete shembull: Nese ne ftojme nje njeri ne islam dhe ai i pergjigjet fteses sone, atehere ai konsiderohet besimtar, por nese ai nuk e pranon ftesen tone dhe e mohon dhe e përgënjeshtron Islamin, duke besuar se ai është diçka e kotë, atëherë kemi të bëjmë me kufrin e përgënjeshtrimit. Nëse ai në zemrën e tij e kupton se Islami është feja e vërtetë, por nuk e pranon këtë gjë me gojë, për shkak të ndonjë interesi material, zilisë apo mendjemadhësisë, atëherë kemi të bëjmë me kufrin e refuzimit dhe mendjemadhësisë. Nëse ai është në dyshim për vërtetësinë e Islamit, atëherë këmi të bëjmë me kufrin e dyshimit. Nëse ai nuk e përfill ftesën tonë, d.m.th. as nuk e përgënjeshtron apo refuzon Islamin, as nuk e pranon atë, atëherë kemi të bëjmë me kufrin e mospërfillies. Nëse ai e pranon Islamin me gojë, por nuk beson me zemër, atëherë kemi të bëjmë me kufrin e hipokrizisë.
Lloji i dytë:
Kufri i vogël, i cili nuk e nxjerr njeriun nga Islami. Tek ky lloj hyjnë disa prej gjynaheve të mëdha, të cilat janë quajtur kufër në Kuran apo Sunet, por në të vërtetë nuk e arrijnë kufirin e kufrit të madh. Disa prej këtyre gjynaheve janë:
- Mohimi i Mirësisë së Allahut, siç tregohet në ajetin e mëposhtëm:
“Allahu sjell si shembull njĂ« vend tĂ« sigurtĂ« e tĂ« qetĂ«, tĂ« cilit i vinte furnizimi nga tĂ« gjitha anĂ«t me bollĂ«k e (megjithatĂ«) banorĂ«t e tij i mohuan tĂ« mirat e Allahut. ” {16:112}
- Lufta ndërmjet muslimanëve. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Ofendimi i njĂ« muslimani Ă«shtĂ« gjynah, ndĂ«rsa luftimi me tĂ« Ă«shtĂ« kufĂ«r. " {Trans. Buhariu dhe Muslimi}
Ndërsa në një hadith tjetër ai thotë:
"Mos u bëni jobesimtarë pas meje, duke luftuar njëri-
tjetrin." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}
Gjynahet e mëdha nuk e nxjerrin njeriun nga Islami, pasi Allahu i Madhëruar thotë:
"O ju besimtarë, juve ju është bërë obligim el-kisas (mbajtja e drejtësisë) në zbatimin e dënimit të vrasjeve..."
{1:178}
Ajeti i mĂ«sipĂ«rm fillon me ”0 ju besimtarĂ«...", gjĂ« qĂ« tregon se edhe vrasĂ«si bĂ«n pjesĂ« nĂ« rradhĂ«n e tyre; bile pak mĂ« poshtĂ« Allahu e quan atĂ« si vĂ«lla tĂ« tĂ« afermit tĂ« tĂ« vrarit:
"E nëse dikujt (vrasësit) i falet diçka nga vëllai i tij (i afërmi i të vrarit)..." {1:178}
Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë: "Nëse dy grupe prej besimtarëve luftojnë me njëri-tjetrin, mundohuni që t'i pajtoni ato..." {49 9}
Ndërsa në një nga ajetet që vijnë pas tij thuhet: "Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër, ndaj pajtojini vëllezërit tuaj."{49:10}
Ndryshimet mes kufrit të madh dhe kufrit të vogël:
1- Kufri i madh e nxjerr njeriun nga Islami dhe i fshin të gjitha veprat e tij, ndërsa kufri i vogël nuk e nxjerr njeriun nga Islami dhe nuk ia fshin veprat e mira, por ia pakëson ato.
2- Personi që bën kufrin e madh do të rrijë përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa ai që bën kufrin e vogël, edhe nëse hyn, nuk do të rrijë përgjithmonë në të. Madje Allahu mund ta falë dhe ai mund të mos futet fare në Zjarr.
Marr nga Libri Teuhidi i dijetarit Saleh El Feuzan
Post a Comment