Shkalla më e lartë është ajo e Pejgamberëve, Allahu i ngritë dhe i dhuroftë paqe dhe siguri: ata janë në tri shkallë të ndryshme, më të lartit prej tyre janë:
1) Ata që janë më të zgjedhurit (Ulul-’Azm): Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi, Allahu i lartësoftë dhe i dhuroftë paqe dhe mbrojtje të plotë, amin, pastaj;
2) Të Dërguarit (Resul) e tjerë përveç tyre, pastaj;
3) Profetët (en-Nebijje), dmth ata që Allahu nuk i ka bërë të Dërguar (dmth nuk i ka dërguar me një libër të shenjtë), pastaj;
4) Pasuesit më të vertetë dhe më të sinqertë të të Dërguarve (Es-Sidikun) – trashëgimtarët e të Dërguarve, ata të cilët e kanë venduar atë me të cilën janë dërguar të Dërguarit në diturinë, veprat dhe në thirrjen (për në rrugën e Allahut) e tyre, pastaj;
5) Imamët dhe sunduesit e drejtë, pastaj;
6) Ata që përpiqen dhe luftojnë në rrugën e Allahut, me pasurinë dhe me veten e tyre, pastaj;
7) Ata që i kanë dhënë përparësi të tjerëve para vetes, që i kanë trajtuar njerëzit me mirësi dhe kanë bërë vepra bamirëse, pastaj;
8) Ata, të cilëve Allahu u ka hap derën për praktikimin e së mirës, prej së cilës kanë qenë të kufizuar, siq janë namazi, lëmosha, agjërimi, haxhxhi dhe të tjera, pastaj;
9) Shkalla e njerëzve të shpëtuar, dhe këta janë ata të cilët i kanë kryer obligimet ndaj Allahut dhe janë shmangur nga ajo që Ai e ka bërë të ndaluar, pastaj;
10) Shkalla e një grupit që ka qenë i padrejtë ndaj vetvetes dhe i ka bërë Allahut gjunahe të mëdha; mirëpo Allahu ua ka mundësuar të pendohen sinqerisht para se të vdesin. Kështu që ata vdesin duke qenë sinqerisht të penduar, prandaj Allahu ua pranon pendimin e tyre, pastaj;
11) Shkalla e nje grupi, i cili i ka perzier veprat e mira me vepra të keqija, duke takuar Allahun ndërsa kanë vazhduar në mëkate dhe nuk janë penduar. Megjithatë veprat e tyre të mira i mbizotërojnë veprat e këqija: pesha e të mirave që i kanë bërë është më e rëndë. Pra edhe këta janë të shpëtuar dhe të suksesshëm, pastaj;
12) Një grup, nga i cili kanë qenë veprat e mira dhe të këqija të barabarta, dhe këta janë shoqëruesit e lartësive (el-A’raaf), që është vend mes Xhennetit dhe Xhehennemit; dhe ata do të hyjnë përfundimisht në Xhennet, pastaj;
13) Shkalla e atyre që kanë qenë të pikëlluar dhe do të vëhen në provën „tahadith“ lusim Allahun për mirësi dhe mbrojtje, dhe këta kanë qenë musliman, peshroja e të cilëve ka qenë e lehtë: veprat e tyre të këqija peshojnë më shumë se veprat e mira. Ekzistojnë hadithe sa i përket këtij grupi duke treguar që ata do të hyjnë në zjarr dhe do të qëndrojnë në te në përputhje me veprat e tyre; pastaj ata do të dalin nga zjarri me ndërmjetësimin e atyre që ndërmjetësojnë dhe me mëshirën e të Gjithëmëshirshmit, pastaj;
14) Një grup që nuk ka pasur vepra të bindjes apo mosbindjes, as të mosbesimit, as të besimit të vërtetë (Imanit), dhe këta janë prej llojeve të ndryshme; prej këtyre janë ata që nuk e kanë arritur thirrjen e vërtetë; pastaj prej tyre është personi i çmendur i cili nuk ka pasur intelekt; dhe prej tyre është personi i shurdhër i cili kurrë nuk ka dëgjuar asgjë; dhe prej tyre janë fëmijët e mushrikëve të cilët kanë vdekur para se të jenë bërë të aftë t´i dallojnë gjërat qartësisht. Prandaj mendimet e dijetarëve janë të ndryshme sa i përket këtyre, duke pasur tetë qëndrime. Mendimi më i saktë prej tyre është se ata do t´i nënshtrohen provave në Ditën e Ringjalljes, dhe i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi we selem do të dërgohet tek ata atje: cilido që i bindet atij, do të hyjë në Xhennet dhe cilido që nuk i bindet atij, do të hyjë në Xhehennem. Ngase Allahu subhanehu we Te‘Ala nuk e dënon askënd për derisa nuk vërtetohet deshmia mbi atë dhe pastaj ai ia kthen shpinën asaj (dëshmisë/provës) dhe e refuzon atë me kokëfortësi, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartëmadhëruar:
“E Ne nuk dënojme askë para se t´ía dërgojmë të Dërguarin”. (Surah al-Israa 17:15)
“E Ne nuk dënojme askë para se t´ía dërgojmë të Dërguarin”. (Surah al-Israa 17:15)
15) Shkalla e hipokritëve (munafikëve) të cilët nga jasht e shfaqin Islamin mirëpo në brendësinë e tyre e fshehin mosbesimin (kufrin) dhe këta janë në thellësinë më të ulët të zjarrit, pastaj;
16) Kokat e mosbesimit (kufrit), udhëheqësit dhe thirrësit e tyre, dhe ne fund;
17) Shkalla e atyre jobesimtarëve të cilët kanë qenë pasues të verbër dhe injorantë, dhe Ummeti pajtohet se këta janë jobesimtarë.
“E, secilit sipas veprave që bën i takon shkalla e shpërblimit për veprat e tyre do t´u plotësohet e nuk u bëhet padrejtë”. (Surah-Ahkaf 46:19)
Marrë nga libri: Përmbledhje e Shkallëve të njerëzve në Ahiret nga Ibn El-Kajjim El-Xheuzije rahimehullah
Post a Comment