Zemra e shëndosh

Dijetarët janë nda në disa mendime se çfarë është për qëllim me zemrën e Shëndosh. 

E para e që shumica e dijetarëve janë të këtij mendimi: Është ajo zemër e cila është e pastër prej shirkut dhe dyshimit, Kurtubiu e ka përcjellë këtë nga shumica e dijetarëve. 

Qëllimi i pastërtisë së zemrës nga dyshimi është: Që ta din se Allahu është i vërtetë, se kijameti patjetër do të ndodh dhe se Allahu do ti ngjallë ata që janë në varreza. 

E ka nxjerr Taberiu me zinxhir të saktë nga Avni që ka thënë: I kam thënë Muhammed ibn Sirinit: Cila është zemra e shëndosh? Ka thënë: Që ta din se Allahu është i vërtetë, se kijameti patjetër do të ndodh dhe se Allahu do ti ngjallë ata që janë në varreza, qëllimi në këtë vend me zemër të shëndosh është: Shpëtimi i zemrës nga dyshimi në Njësimin e Allahut dhe të besosh në ringjalljen pas vdekjes. 

E ka nxjerr Taberiu gjithashtu nga Ibn Zejdi që ka thënë: E pastër (mbrojtur, shpëtuar) nga shirku sepse nga mëkatet që nuk janë shirk nuk mundet të shpëton askush. 

E dyta: E pastër nga bidatet (risit) e kënaqur në Sunnetin e të Dërguarit salAllahu alejhi ve selem. 

E treta: E pastër nga mashtrimi i pasurisë dhe fëmijëve 

E katërta: E sinqertë (e pastër) 

E pesta: Pastrimi i shpirtit nga cilësitë e këqija 

E gjashta: E pastër nga miqësia e idhujtarëve dhe dashuria e tyre 

Imam Kurtubiu Allahu e mëshiroftë ka thënë: Se zemra e shëndosh është ajo zemër e cila është e sinqertë (e pastër) nga vetit e këqija dhe e cilësuar me veti të mira. 

Them: (Mustaf el-Adewia Allahu e ruajt): Zemra e shëndosh është ajo zemër e pastër nga shirku, nga miqësia e pabesimtarëve, e pastër nga bidatet (risit), e pastër nga mëkatet dhe gjynahet, e pastër nga zilia, urrejtja dhe zemër e pastër është ajo zemër e cila është e stolisur me veti të bukura dhe e pastër nga cilësitë e këqija, kjo është zemra e cila i frikësohet Allahut, Zotit të sajë. Allahu e di më së miri. 

Marr nga Libri Shifaul Kulub 

Mustaf el-Adewia: -Allahu e ruajt-