Kënaqësia e Kuranit

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

Kurani fjalë e Allahut. 

Kurani, leximi i tij e zgjeron zemrën e njeriut. 

Kurani meditimi i tij bën që të shtohet Imani. 

Kurani mësimi i tij dhe t`ia mësosh dikujt tjetër bën që të ngritësh në shkallë të larta të xhenetit. 

Kurani është udhëzim, i orienton zemrat dhe dritë që ta ndriçon jetën 

Kurani Fisnik është libër i Allahut, është mrekulli, me leximin e tij ne e adhurojmë Allahun, na është transmetuar neve me zinxhirë të saktë që s`ka pikë dyshimi në të. 

Kurani për sëmundjen është ilaç, për zemrën është pastërti, kurse për shpirtin ngritje. 

Kurani është ngritje në shkallët e larta dhe shokë në gjërat e pa çarta. 

Kurani është ngritje për shpirtin, e ngrit shpirtin në detin e rehatisë, në qetësimin e mendjes. 

Kurani është shërim për shpirtin të cilin e kanë kapluar mëkatet dhe gjynahet, është shërim për trupin të cilin e kanë lodhur sëmundjet dhe dhimbjet. 

Kurani është bekim në jetë dhe në kohë, shtim në shpërblim dhe në të mira. 

Kurani, në të gjinden tregimet me të bukura dhe mrekullitë e përjetshme. 

Shkurtimisht: Kurani është metodologji e jetës. 

Atë që e ka goditur pagjumësia, le ta kapë Kuranin. 

Atij që iu është ngushtuar dynjaja me gjithë gjerësinë e sajë dhe iu është ngushtuar gjoksi i tij në mes dy krahëve, le ta kapë Kuranin. 

Kush dëshiron të afrohet afër Mëshiruesit, në xhenetet e Allahut, le ta kap Kuranin. 

Kush dëshiron dituri të dobishme, urtësi që të ushqehet prej tyre, le ta kap Kuranin. 

Kush dëshiron shoqërim në varrë dhe largim të errësirës pastaj ndriçim të varrit le ta kapë Kuranin. 

Vëlla i dashur: A dëshiron ndërmjetësim në ditën e Kijametit? 

Jeto me Kuran dhe meditoi fjalët e të Dërguarit të zgjedhur salAllahu alejhi ve selem: Nga Ebi Umame radijAllahu anhu ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin salAllahu alejhi ve selem duke thënë: (Lexojeni Kuranin sepse ai do të vjen ndërmjetësues për juve në diten e Kijametit). Transmeton Muslimi. 

A dëshiron mirësi në dynja dhe ahiret? 

Jeto me Kuran do të bëhesh nga njerëzit me të mirë. 

Mëso vetë atë dhe mësoja të tjerëve, nga Uthmani radijallahu anhu transmetohet që ka thënë: Ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: (Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson edhe të tjerëve). Transmeton Buhariu. 

A e dëshiron xhennetin më të lartë dhe çmimin më të lartë të Allahut? 

Jeto me Kuran, do ta arrish kënaqësinë e Mëshiruesit dhe xhennetin më të lartë, nga Abdullah ibn Omer radijallahu anhuma nga i Dërguari salAllahu alejhi ve selem që ka thënë: (I thuhet lexuesit të Kuranit: Lexo dhe ngritu ashtu siç ke lexuar në dynja sepse vendi yt do të jetë në ajetin e fundit që do ta lexosh). Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu ka thënë: Hadithi është hasen i mirë. 

Jeto me Kuran sepse Kurani është i madh, ndërsa surja më e madhe në të është surja Fatiha të cilën e përsërisim në çdo namaz. 

Jeto me Kuran dhe përsërite suren Ihklas (Kulhuvallahun) sepse kjo sure është 1/3 e Kuranit. 

Jeto me Kuran dhe mësoje suren Mulk e cila ndërmjetëson për lexuesin e sajë në varrë. 

Jeto me Kuran dhe përsërite fundin e sures Bekare sepse ai që i lexon do ti mjaftojnë. 

Jeto me Kuran dhe lexoje suren Bekare sepse me leximin e sajë ikë shejtani. 

Jeto me Kuran dhe përsërite ajetul kursinë (tespidovën) sepse është ajeti me madhështorë në Kuran. 

Jeto me Kuran dhe mësoi përmendesh dhjetë ajetet e para apo të fundit nga surja Kehf sepse do të mbrohesh nga dexhalli. 

Sa i përket dy dritave që ju kanë dhënë të Dërguarit salAllahu alejhi ve selem ato janë: Surja Fatiha dhe dy ajetet e fundit të sures Bekare, që nuk e lexon ndokush asnjë shkronjë të kësaj sureje veçse do ti jepet ajo që e kërkon. Transmeton Muslimi. 

Jeto me Kuran duke e lexuar atë. 

Jeto me Kuran duke e dëgjuar atë. 

Jeto me Kuranduke e studiuar atë. 

Jeto me Kuran duke e mësuar atë përmendesh. 

Jeto me Kuran dhe mos e braktis atë. 

Jeto me Kuran dhe përsërite atë me gjuhën tënde, le të jenë të njoma buzët tua duke folur për të. 

Jeto me Kuran përsërite atë me zemrën tënde, meditoi ajetet e tij, studio fjalët e tij në mënyrë që të arrish rehatinë e shpirtit tënd. 

Jeto me Kuran në mënyrë që ta arrish shpëtimin. 

O Allah bëna nga ithtarët e Kuranit të cilët janë të zgjedhurit e Tu të dashur. 

Kurani është Udhëzim: 

Thotë Allahu i Madhëruar: Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh. Ndërkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë. Israe 9-10 

Një flash: 

Ka thënë Ibn Abasi radijallahu anhu: Nëse me humbet kërpeshi i devesë do ta gjej atë në librin e Allahut. 

Abdullah ibn Muhamed Badabud 

Përktheu: -Ebu Merjem-