Sulejman ibn Sehmani dhe Muhammed ibn Ibrahim AliShejh
rrahimehullah dhe fetuat e tyre e gabume për
gjykimin me kufr dhe tekfirin e çdo personi të cilët kanë
bërë kryengritje kundër udhëheqësit të tyre Abdul Aziz
(sundimtarit saudisë në atë kohë)
Njihet tashmë nga të gjithë muslimanët se disa dijetarë të mëvonshëm siç jane
shejh Sulejman ibn Sehmani dhe Muhammed ibn Ibrahim Ali-Shejhu kanë
dhënë fetva dhe deklaratë të gabuar në lidhje me Duvejshin dhe Axhmanin të
cilët u rebeluan kundër imamit të tyre (sundimtarit) Abdul-Azizit – (I cili me
vetë deklaratat e familjes së tij njihet si miku më ngushtë i Anglezëve). Pasi
dhanë fetua për tekfirin e Duvejshit dhe Axhmanin si dhe ata që ishin bashkë
me ta nga Ikhwanët kundër sundimtarit të tyre Abdul-Azizit, gjithashtu i
gjykuan edhe me ridde – dalje nga islami dhe në ta e lëshuan fjalët e shejhul
islam Ibni Tejmijjes se ai i cili hidhet në kampin e tatarëve ai ka bërë ridde (ka
dezertuar) nga feja dhe se gjaku dhe pasuria e tij është hallall. Pra, me fjalë
tjera, sipas shejh Sulejman ibn Sehmanit dhe Muhammed ibn Ibrahim AliShejhut,
ihvanët e kanë merituar gjykimin me kufr dhe ridde të tyre se sa ky
(mbreti i Saudisë). Madje, në përgjigje të pyetjeve në lidhje me sundimtarin e
tyre përsa i përket pendimit të atij që pendohet për shkak rebelimit dhe i
kthehet atij duke u penduar, e kushtëzuan që penduesi të distancohet nga
ihvanët të cilët u rebeluan kundër Abdul-Azizit ti tekfiroj ata dhe të luftojë
kundër tyre me gjuhë dhe me pasuri.
Për më shumë njohuri dhe hollësi mbi këtë, shih librin "Ed-Düreru es-senijje",
kapitulli mbi xhihadin 330- 334.
Komente në lidhje me këtë fetua:
1-Me gjithë respektin dhe dashurinë tonë që e kemi ndaj këtyre dijetarëve,
mirëpo duhet ditur se Shejh Sulejman ibn Sehmani dhe Muhammed ibn Ibrahim
Ali-Shejhu kanë dhënë fetva dhe deklaratë shumë të gabuar në lidhje me
Duvejshin dhe Axhmanin dhe xhematit të tyre që ishin bashkë me ta, të cilët u
rebeluan kundër imamit të tyre (sundimtarit) Abdul-Azizit.
2-Gabimi i kësaj fetua është se :
3-Kanë dhënë fetva me tekfirin e Duvejshit dhe Axhmanin si dhe xhematit që
ishin bashkë me ta, pra i gjykuan ata me ridde nga islami. Kushtoji rëndësi kësaj
çështje vëlla musliman, pasi në vend të gjykohet sundimtari i tyre si murrted,
sepse dihet botërishtë se ka qenë miku i anglezit dhe bashkpunonte me ta, por
fetuaja e shujukve të nderuar u dha për muslimanët që u rebeluan kundër tyre,
të cilët kanë qenë njësues – muvehida?
4- Lëshuan mbi ta fjalët e shejhul islam Ibni Tejmijjes se ai i cili hidhet në
kampin e tatarëve ai ka bërë ridde (ka dezertuar) nga feja dhe se gjaku dhe
pasuria e tij është hallall, gjë e cila kjo është gabim. Kushtoji rëndësi kësaj pike,
pasi kanë lëshuar mbi Duvejshin dhe Axhmanin si dhe xhematin e tyre,
gjykimin e Ibn Tejmijes ai i cili hidhet në kampin e tatarëve është murrted nga
feja?
5- Kushtëzuan që penduesi të distancohet prej xhematit të Duvejshit dhe
Axhmanin të cilët u rebeluan kundër Abdul-Azizit, dhe ti tekfiroj ata si dhe të
luftojë kundër tyre me gjuhë dhe me pasuri.
Kushtoji rëndësi kësaj pike, pasi nuk ja kanë pranuar teuben këtyre njerzëve,
vetem se me një kushtë, i cili është të luftojnë kundër xhematit të Duvejshit dhe
Axhmanit me gjuhë dhe me pasuri. Pra në vend të luftohet sundimtari i tyre me
gjuhë dhe pasuri, pasi ishte miku i anglezve, u luftuan këta musliman?
Pyetje drejtuar gulatëve:
Çfarë duhet bërë me dijetarët Sulejman ibn Sehmanin dhe Muhammed ibn
Ibrahim Ali-Shejh të cilët nuk e tekfiruan tagutin (mbretin Abdul-Azizin), madje
qëndruan në anën e tij dhe e mbrojtën atë dhe i tekfiruan Duvejshin dhe
Axhmanin dhe xhematin e tyre që u rebeluan kundër tij ! Tani a kanë bërë kufr
në tagut këta dijetarë apo iman në Allah??
Si të veprojm me këta dijetarë ti tekfirojm ata, pasi nuk e kanë tekfiruar tagutin,
dhe kush nuk e bënë tagutin kafir ai bëhet vetë kafir, pasi nuk ka realizuar aslin
e dinit, siç pretendoni ju???
Shënim : Duvejshi, Axhmani dhe xhemati i tyre, kanë qenë një lëvizje aleate në
kohën e udhëheqësit Abdulazizit, të cilët kanë bërë një marrëveshje në mes veti,
për të luftuar së bashku kundër mushrikëve. Dhe pasi e pastruan xheziretul
arab prej shirkut dhe mushrikëve, lëvizja ihvane e Duvejshit dhe Axhmanit kanë
dashur ta vazhdojnë luftën edhe më tutje. Mirëpo, Abdul azizi i tradhëtoi dhe u
kthye kundër tyre dhe filloj të bashkëpunojë me Amerikanët dhe Anglezët,
madje nga i biri i tij në radio tv. të el-xhezirës ka thënë se babai i tij (Abdulazizi)
i ka marrë prej anglezve 5000 sterling si një rrogë prej tyre.
Hf. Ibrahim Zaimaj
Home Unlabelled Pyetje drejtuar gulatëve
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
Post a Comment