Ruhuni prej cilësive të hauarrixhëve dhe gulatëve tekfirit në kohën tonë

Ruhuni prej cilësive të hauarrixhëve dhe gulatëve tekfirit në kohën tonë

 Ka thënë Shejkh Ebu Selman Abdullah bin Muhamed El Gulejfi: 

Prej cilesive te hauarrixhëve dhe gulateve tekfirit ne kohen tone eshte se ata thone dhe besojne se:

 1- Origjina (el asl) tek njerezit eshte kufri dhe jo islami. 

2- Nuk gjykojne me islamin e askujt prej njerzve, perveç atij qe e njohin se eshte nga xhemati i tyre, apo eshte i njetit menhexh dhe bindje me ta. 

3- Nuk falen ne xhamit e muslimanve dhe as me muslimanet (pra nuk falen pas tyre). 

4- Distancohen nga njerezit (pra nga popullata) dhe jane te mendimit se kush merr pjese neper shkolla apo pune shteterore (keshtu ne pergjithsi, pa asnje shpjegim) etj, njeriu tille eshte kafir dhe ka dal nga islami, thjeshte vetem se eshte futur ne pune apo ka rregjistruar femijet e tij neper shkolla apo vetem se hyri ne (polici) ose gjykat per ndonje aktë shitje apo blerje apo per nxjerrje pashaporte etj. 

5- Nuk falen pas njeri tjetrit, as nuk e han mishin e therur prej njeri tjetrit, dhe as nuk pershendetin (muslimanet) me pershendetjen islame (selam alejkum). 

6- Nuk e gjykojne me islam muslimanin, por stepen dhe ndalen derisa te dine dhe njohin akiden e tij. Edhe pse kjo cilesi eshte e xhematit tjeter (tekfirs) ahlu teuekuf ue tebejun (por bien dakord te dyja palet ne kete cilesi). 

7- Sharja, ofendimi, nençmimi, mosperfillja dhe tekfiri i dijetareve, te cilet nuk pajtohen me ata ne disa çështje qe kane te bejne me ixhtihadin, si Shehj Bin Bazin, Ibn Uthejmin, Sali El Feuzan, Sefer Hauali, Abdul Uehab Tariri, etj. 

8- Teprimi tyre ne çështjet e hakimijes, dhe çështjes e uelas dhe berras, duke mos bere dallim midis uelas tekfir berse dhe uelas jo tekfir berse (pra llojit qe e nxjerr njeriun nga islami dhe llojit qe nuk e nxjerre nga islami), porse i kane bere nje lloje te vetem dhe i japin gjykimin e kufrit te madhe. 

Shiko : Muhteser el uixha min shubuhatil hauarrixh uel irrxha. f/3-4.

Post a Comment