Pyetjet e një selefiu drejtuar një hoxhës Rebiovc

Pyetjet e një selefiu drejtuar një hoxhës Rebiovc

 Selefiu: Ju lutem Shejh ma shpjego teorinë e besnikërisë së plotë ndaj sunduesit. 

Rebiovci: Nuk është teori o vëlla është një besnikëri që ne duhet të përmbushim si Musliman. 

Selefiu: Pra ju thoni se ne duhet ta pasojmë atë pa marr parasysh si, madje edhe nëse ai nuk e zbaton sheriatin. 

Rebiovci: Po në disa hadithe madje edhe nëse ai është shtypës, madje edhe nëse ai vjen në pushtet me forcë, ne duhet t’i japim atij besnikërinë për të shmangur gjakderdhjen. 

Selefiu: Në rregull e kuptoj, po çka nëse ndonjë do të revoltohej për shkak të shtypjes. Rebiovci: Ai person është havarixh dhe havarixht janë qen të Xhehenemit. 

Selefiu: Tash e kuptoj pra nëse lufton ta përmbysë atë nga pushteti është havarixh. 

Rebiovci: Po çështje është e qartë. Selefiu: A do ti jepni besnikërinë një havarixhi?

 Rebiovci: Çfarë je duke thëne ju e dini se përgjigjja është jo, kushdo që i jep besnikërinë atyre është havarixh gjithashtu, havarixhët nuk janë Musliman dhe gjaku i tyre është hallall. 

Selefiu: Në rregull të themi se Gadafi është një shtypës dhe njeri i çmendur, a do ti jepnit atij besnikërinë? Nëse do të ishit në Libi? 

Rebiovci: Unë jo vetëm që di ti jepja besnikërinë por edhe do t’i kundërshtoja ata që tentojnë ta luftojnë dhe të derdhin gjak. Vëlla kjo nuk do tu sillte kurrfarë dobie Muslimanëve, kjo gjë e quajtur luftë dhe bërja tekfir e sunduesve. 

Selefiu: Më lejo të përsëris atë që ju thatë, kushdo që përpiqet ta luftoj ose ta përmbysë nga pushteti është havarixh dhe ai që e pason atë është havarixh po ashtu, pra të shohim historinë e Gadafit, ai mori pushtetin me forcë në një puq ushtarak të vitit 1969 dhe largoj mbretin nga pushteti dhe kjo do ta bënte atë havarixh, lidershipin e tij dhe juve që i jepni besnikërinë atij do të ju bënte havarixh poashtu. 

Rebiovci: O vëlla ju po luani me mua, nuk thashë se është e rëndësishme por hadithi qartë thotë mos të luftohen sunduesit. 

Selefiu: Ju thatë “madje edhe nëse merr pushtetin me forcë” pra ju menduat të thoni nëse një mbret i ardhshëm dëshiron ta merr pushtetin me forcë është e lejuar, por për Muslimanët (në përgjithësi) ta përmbysin atë nuk është e lejuar? 

Rebiovci: Ulemaja thotë nëse ai merr pushtetin me forcë dhe pushteti ti konsolidohet ne duhet ti japim besnikërinë. 

Selefiu: Në rregull ju deshët te thoni se kur ai mori pushtetin ai ishte si unë një Musliman i thjeshtë dhe ai dëshirojë ta rrezon mbretin nga pushteti dhe ai nuk është havarixh, kurse nëse unë dëshiroj ta bëj të njëjtën ose ndonjë musliman tjetër atëherë ne bëhemi havarixh. Ju lutem ma shpjegoni dhe më tregoni kush thotë se ky është havarixh e ky jo. 

Rebiovci: Unë kurrë s’jam ballafaquar me këto mesele (dhe fillon ta kruan kokën). 

Selefiu: Pra janë vetëm dy mundësi për këtë problem. E para nëse lejohet për një mbret të ardhshëm ta rrëzoj mbretin e tashëm atëherë është e lejuar edhe për mua ta rrëzoj atë sepse unë dhe ky mbreti i ardhshëm ishim të njëjtë para se ky ta merrte mbretërinë, pra kushdo që dëshiron të konkurrojë për përmbysjen e mbretërve e ka të lejuar. E dyta ju thatë se nuk është e lejuar për të ta përmbysë dhe se ai është bërë havarixh, atëherë të gjithë mbretërit dhe presidentët në kohën e sotme qenkan havarixh sepse ata arritën pushtetin duke përmbysur mbretërit ose presidentët e vjetër (Ben Ali, Gadafi...) Cila nga këto është? 

Rebiovci: (ende është duke e kruar kokën e tij). 

Selefiu:Çka nëse një shtet ka sundues të shumtë dhe unë i jap besnikërinë atij në perëndim, a mund unë ta sulmoj atë në lindje? A do të më bënte kjo teknikisht Havarixh sepse unë nuk jam duke e luftuar sunduesin tim por që ne ende jemi në të njëjtin vend? Ose çka bëhet me mbretin e vjetër nëse ai rigrupohet dhe më angazhon të luftoj me të që ta përmbysim mbretin i cili e zuri vendin e tij kështu që ai ta rikthen mbretërinë e tij a më bën kjo havarixh. Apo çka nëse unë marr një pjesë të vendit dhe deklaroj veten mbret, a bëhet kushdo që më lufton mua havarixh. Ju lutem shejh ma bëni të qartë këtë.

Rebiovci: Vëlla këto pyetje nuk janë nga Islami por ju jeni hutuar, shko e merr dituri. 

Selefiu: Po do ta bëjë inshallah por ju duhet të ma sqaroni çka nëse unë jetoj ne Iran e jam Suni a duhet unë ti jap besnikërinë një sunduesi shiit si Homeinit apo Ahmedinexhadit? Apo nëse unë i luftoj ata a bëhem havarixh kur i luftoj shiat? 

Rebiovci: (ende vazhdon duke e kruar kokën e tij) 

Selefiu: Hadithi a flet për Halifen apo për 50 e më tepër diktatorë në botë sot të cilët kanë vende të ndryshme me ligje të ndryshme që janë joislamike? Dhe te cilët kujdesen vetëm për kufijtë e tyre dhe njerëzit që jetojnë brenda këtyre kufijve. 

Rebiovci: Për të dytët. 

Selefiu: E di çka shejh? Ju vetëm po i hutoni njerëzit dhe islami nuk është fe konfuze por konfuzioni vjen nga shejtani, kjo mesele është e qartë por ju shejh po i hutoni mendjet e Muslimanëve. Hadithi i Pejgamberit (sal Allahu alejhi ve selam) qartë i referohet Kalifit, kalifit të përgjithshëm që është me prejardhje Kurejshite sundimtar i gjithë Muslimanëve në botë nga lindja në perëndim, i cili sundon me sheriat, ky është sunduesi që ne duhet ti japim besnikërinë. Prandaj shejh ju lutem ndaluni së hutuari njerëzit dhe merrë pak dituri, në rregull. 

Përktheu: Teuhid.NET

2 comments :

  1. This comment has been removed by a blog administrator.

    ReplyDelete
  2. I theu me dashurinë e jetës sime pas një lufte të madhe. Ai tha se ishte e gjatë midis nesh dhe se ai kurrë nuk do të më kthejë mbrapa pasi i përfundoja gjërat me të disa herë.
    Vetëm kuptova se ai ishte dashuria e jetës sime pasi e humba.
    Unë e dua atë, por unë gjithashtu nuk dua ta lëndoj përsëri. Nuk jam i sigurt se si mund të kthehem prapa, duket sikur po ecën me jetën e tij.
    Unë kam ardhur përmes një komente online, një lexuar një post nga një grua nga Suedia quajtur Katie Mburgs, ajo dha një dëshmi se si ish e saj kthehen përsëri pas saj 2years e ndarjes, ajo la pas një adresë e-mail {dr.oduduwaspellcaster@gmail.com } ajo dëshmoi se Një Shëruese Shpirtërore e quajtur Oduduwa gjeti një magji në emër të saj.
    i dërgoj një mesazh postë në të njëjtën adresë e-mail dhe i shpjegoj çdo problem të martesës, Oduduwa premtoj të kthej burrin tim brenda 2 ditëve, i dha në një përpjekje dhe për befasinë time më të madhe ajo ndodh pikërisht siç ka premtuar. burri më thirri në telefon me numër të padiskutueshëm, ai kërkoi falje dhe rregullonte një datë për t'u takuar.
    ne e bëmë dhe sot po jetojmë me lumturi së bashku si një familje. Unë jam i uritur. falë këtij njeriu të madh.
    Unë kam qenë në fillim duke pasur frikë nga dyshimi, por i jap atë një provoni dhe ajo punon për të mirën time. Unë jam i sigurt se kjo do të punojë edhe për ju, 100% i sigurt.
     Tel: +13019658857

    ReplyDelete