Kur është kufër i madh gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu Fuqiplotë?

Kur është kufër i madh gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu Fuqiplotë?

Pasiqë mendimi më i saktë ishte se këto ajete janë të përgjithshme, atëherë a është kufër i madh apo kufër i vogël gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu Fuqiplotë?

Mendimi më i saktë në të cilin janë shumica e dijetarëve është se në këtë rast nevojitet sqarim.

Para se të hymë në detaje dhe në atë që ka të bëj me këtë temë, dëshiroj t‟i transmetoj dy tekste prej Ibn Kajimit (Allahu e mëshiroftë) dhe Ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë) rreth kësaj teme.

1. Thotë Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) (pasi e përmendi kufrin e vogël): “Ky shpjegim i Ibn Abasit (radiAllahu anhuma) dhe shumicës së sahabëve në fjalën e Allahut të Madhëruar: “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë kafira…”. Ka thënë Ibn Abasi (radiAllahu anhuma): “Nuk është kufër që të nxjerrë nga feja dhe nuk është sikurse kufri në Allahun dhe ditën e fundit. Kështu ka thënë edhe Tavusi (Allahu e mëshiroftë), kurse Atai (Allahu e mëshiroftë) tha: “Kufër nën kufr-ine madh), dhulm nën dhulm-in e madh) fisk nën fisk-un e madh). Disa e komentuan ajetin se lënia e gjykimit me atë që e ka zbritur Allahu- duke e mohuar atë. Këtë fjalë e ka thënë Ikreme (Allahu e mëshiroftë). Kjo fjalë është e pranuar sepse vetë mohimi i gjykimit me atë që e ka
zbritur Allahu është kufër, pa marrë parasysh gjykoi me të apo nuk gjykoi. Disa e komentuan në lënien e gjykimit e tërë asaj që e ka zbritur Allahu. Këtu hynë gjykimi me teuhid dhe Islam. Këtë shpjegim e tha Abdul Aziz El-Kenanij (Allahu e mëshiroftë). Ky mendim është larg të vërtetës.

Disa prej tyre e komentuan kundërshtimin e gjykimit të ajetit me qëllim (me vetëdije), pa gabim dhe keqinterpretim. Këtë e tregoi Begaviu (Allahu e mëshiroftë) nga dijetarët. Disa e komentuan për ithtarët e librit. Këtë e tha Katade, Dahaki dhe të tjerët. Edhe ky mendim është larg dhe në kundërshtim me kuptimin e ajetit. Disa e bënë kufër që të nxjerrë nga feja.

Mendimi më i saktë është:

”Gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu i përfshinë të dy llojet e kufrit- kufrin e madh dhe kufrin e vogël, sipas gjendjes së gjykatësit. Nëse ai e beson obligueshmerinë e gjykimit me atë që e ka zbritur Allahu, mirëpo largohet prej tij duke e kundërshtuar dhe duke e ditur se e meriton dënimin, ky në këtë rast ka bërë kufër të vogël. Mirëpo, nëse beson se gjykimi me atë që e ka zbritur Allahu
nuk është obligim dhe se ka liri zgjedhjeje, duke qenë i bindur se ai është gjykimi i Allahut, ky në këtë rast ka bërë kufër të madh. Nëse është injorant dhe gabon atëherë e merr gjykimin e gabimtarëve”. 118

E vërejmë në fjalët e Ibn Kajimit (Allahu e mëshiroftë) se i tregoi meselët vijuese:

-E dobësoi mendimin e atyre që e veçuan ajetin vetëm për
mohuesin. Fjala e tij: “Sepse vetë mohimi i gjykimit me atë që e ka zbritur Allahu është kufër pa marrë parasysh gjykoi me të apo jo.
-E dobësoi mendimin e atyre që thanë se qëlllimi me ajetin është braktisja e lënies se tërë asaj që e ka zbritur Allahu i Lartësuar.
-Heshtja e tij për atë që e tregoi Begaviu (Allahu e mëshiroftë).
-E dobësoi mendimin e atyre që thanë se ajeti ka të bëjë vetëm me ithtarët e librit.
-Fjala e tij në meselën e kufrit të vogël.

2. Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) duke e përmbyllur përmendjen e teksteve të cilat e urdhërojnë të dërguarin dhe të tjerët që të gjykojnë me atë që e ka zbritur Allahu, thotë: “E urdhëroi atë që të gjykon me atë që e ka zbritur Allahu dhe e paralajmëroi “që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu…”.

I tregoi se ai është gjykimi i Allahut dhe se ai që kërkon diç tjetër, ai ka kërkuar gjykimin e injorancës :”E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë kafira…”. S`ka dyshim se ai i cili nuk beson në obligushmerinë e të gjykuarit me atë që e ka zbritur Allahu tek i dërguari i Tij- ai është kafir. Kush e lejon që të gjykon ndërmjet njerëzve me atë që e sheh ai (prej drejtësisë), duke mos e pasuar atë që e ka zbritur Allahu- ai njeri është kafir. Nuk ka popull veçse urdhëron me gjykim dhe drejtësi, e që kjo drejtësi në fenë e tyre llogaritet sipas asaj që e shohin paria e tyre. (Sh.p: Shumë prej atyre që thirren si muslimanë gjykojnë me zakonet e tyre dhe mendojnë se kjo është ajo që duhet të gjykohet, e jo libri i Allahut dhe suneti i pejgamberit salAllahu alejhi ue selem). Kjo është kufër.

Shumë prej njerëzve u bënë muslimanë, mirëpo prapë se prapë ata gjykojnë me zakonet dhe traditat e tyre, e të cilat e kundërshtojnë gjykimin e Allahut. Këta njerëz kur ta kuptojnë se nuk lejohet gjykimi me diç tjetër përveç asaj me të cilën e ka zbritur Allahu dhe nuk e zbatojnë atë, por e lejojnë gjykimin me ligje të kundërta me atë që e ka zbritur Allahu- ata janë kafira përveçse nëse janë xhahila (injorantë). Allahu i urdhëroi të gjithë muslimanët që kur të kenë mospajtime për një çështje të kthehen tek Allahu dhe i dërguari i Tij. Thotë Allahu i Madhëruar: “O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë të All-llahu (të libri i Tij) dhe të i dërguari, po që se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. (Nisa:59)

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejn pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) t’i dorëzohen plotësisht”. (Nisa:65)

Ai i cili nuk i përmbahet gjykimit të Allahut dhe të dërguarit të Tij (në atë që ai ka përçarje), Allahu është betuar në vetën e Tij se ai nuk është besimtar. Kurse ai i cili është i kapur me gjykimin e Allahut dhe të dërguarit të Tij me anën e brendshme dhe të jashtme, mirëpo e ndjek epshin e tij në atë gjykim- ky është mëkatar i madh sikurse mëkatarët e tjerë. Gjykimi me drejtësi është obligim për të gjithë, në çdo kohë dhe vend. Gjykimi me atë që e zbriti Allahu tek i dërguari i Tij është drejtësia më e përsosur, gykimi më i drejtë dhe
më i miri. Kjo është obligim për umetin në çdo gjë që ata kanë
mospajtime prej çështjeve të besimit dhe veprave. Thotë Allahu i Madhëruar: “Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti...” (Bekare :213). Pra, në të gjitha çështjet e umetit nuk gjykohet me diç tjetër përveçse me Kuran dhe sunet. Nuk i takon askujt që ta detyron dikë prej njerëzve që të gjykon me fjalën e asnjë dijetari, prijësi, hoxhe dhe mbreti. Ai që e beson se lejohet gjykimi mes njerëzve me diç tjetër e jo me Kuran dhe sunet- ai është kafir. Udhëheqësit e muslimanëve duhet të gjykojnë më librin e Allahut. Nëse nuk e gjejnë atë gjykim në librin e Allahut, atëherë e shikojnë sunetin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. E nëse nuk e gjejnë as në sunet atëherë bëjnë ixhtihad me mendjet e tyre.119

Ajo që duhet të veçohet prej fjalëve të Ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë) është si vijon:

• E përmendi (mustehilin), atë që e lejon gjykimin me atë që nuk e ka zbritur Allahu. Dhe se ai është kafir.
• I përmendi ata që gjykojnë me traditat dhe zakonet e tyre. Ata konsiderojnë se kështu duhet të gjykohet. Kjo është kufër.
• Ai i cili nuk gjykon me gjykimin e Allahut dhe të dërguarit të Tij; Allahu u betua ne Vetën e Tij, se ai njeri nuk është besimtar.
• Ai i cili nuk i përmbahet gjykimit të Allahut dhe të dërguarit të Tij është kafir.
• Ai i cili e beson me brendesinë dhe të jashtmen se gjykimi i Allahut është më i drejti, mirëpo e pason epshin, në këtë rast ky njeri konsiderohet mëkatar i madh.
• Gjërat e bashkuara në mes umeteve (popujve); se nuk i lejohet askujt t`ua detyron dikujt prej njerëzve ndonjë fjalë të dijetarit, hoxhe dhe mbreti, e të gjykon me të, përveçse me
Kuran dhe sunet. Ai këtu tregon për teshriun (legjislacionin) e shpallur për të cilin janë të obliguar të gjithë.

Pas kësaj hyrje kalojmë në sqarimin e kësaj teme, pra sqarimi i situatave në të cilat gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu është kufër i madh

Situatat e kufrit të madh

Këto situata i ndajmë në tri pjesë:

Pjesa e parë: Kanë të bëjnë me pjesën e akidës (besimit), me
mohimin dhe lejimin (istihlal)

Kjo ngritet mbi rregullën për të cilën janë bashkuar dijetarët; se ai që e mohon atë që është e mirënjohur prej fesë, pa marrë paraysh a është prej bazave të fesë apo prej degëve të saj- bën kufër të madh, i cili e nxjerrë nga feja. Duke pasur parasysh hutinë e disa njerëzve në këtë mesele (veprimi i ndalesave dhe braktisja e vaxhibeveobligimeve),
pa e mohuar dhe refuzuar, si dhe bindja e tyre se kjo
ka të bëjë me llojin e parë ( Sh.p: Vetëm nëse e lejon me zemër), duhet patjetër ta sqarojmë këtë mesele në të cilën kanë devijuar havarixhët në të kalurën dhe vazhdojnë të devijonë disa prej atyre që nxitojnë në gjykimin (tekfirin) e njerëzve.

Pasi t‟i tregojmë disa prej fjalëve të dijetarëve, do t‟i cekim rastet në të cilat gjykimi me atë që e ka zbritur Allahu është kufër i madh.

Prej këtij kufri është:

1. Ka thënë Ibn Kudame (Allahu e mëshiroftë) në librin“ElMugni”:
“Ai që beson lejimin e diçkaje për të cilën kanë konsenzus të gjithë dijetarët në ndalimin e saj, me çrast ky gjykim njihet në mesin e muslimanëve nga tekste të ardhura në sheriat, si p.sh:
Ndalimi i ngrënies së mishit të derrit, i prostutucionit dhe të ngjajshme, e për të cilat nuk ka kontradiktë- ai bën kufër”.120

2. Thotë El-Karafiu (Allahu e mëshiroftë) në “El-Furuk”:
“Origjina e kufrit është shkelja e të drejtës së shenjtërisë së Allahut; ose duke qenë injorant në ekzistimin e Krijuesit, ose duke e mohuar një gjë që duhet të dihet patjetër prej fesë, si p.sh mohimi i namazit,i agjërimit, mohimi i disa lejesavev etj. Ky njeri bën kufër, si p.sh nësë thotë: Allahu nuk e ka lejuar fikun dhe rrushin…”121

3. Autori i librit “Nihajetu El-Muhtaxh” duke treguar se çfarë të nxjerrë nga feja thotë: “Ai që i përgënjështron pejgamberët, ose e lejon një haram për të cilin ka ixhma (konsenzus), si p.sh:
Prostitucioni, homoseksualizmi, pirja e alkoolit etj.- llogaritet përgënjeshtrim ndaj tij, salAllahu alejhi ue selem. Ose anasjelltas:
“Ai që e ndalon një hallall për të cilin ka ixhma (konsenzus), si p.sh nësë thotë: Martesa është e ndaluar, tregtia është e ndaluar, e mohon një vaxhib (obligim) si p.sh: E mohon një namaz prej pesë kohëve të namazit , edhe nëse kjo është nafile si p.sh sunetet e namazeve, ose namazin e bajramit etj. Ky njeri në këto raste bën kufër.122

4. Thotë Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë): “Ai i cili nuk beson në obligueshmerinë e pesë kohëve të namazit, detyrimin e zekatit, agjërimin e ramazanit, vizitës se shtëpisë së lashtë (Qabës), nuk e ndalon atë që e ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij prej gjërave të këqija si: Padrejtësia, shirku, shpifja- ai është kafir (murtedrenegat).

Atij i kërkohet që të pendohet; nëse pendohet lihet, përndryshe mbytet sipas konsenzusit të të gjithë dijetarëve dhe muslimanëve. Atij në këtë rast nuk i bën dobi as shqiptimi i shahadetit”.123

5. Për shkak të rrezikshmërisë të kësaj meseleje, dëshiroj ta barti tekstin e gjatë të Ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë), ku e sqaron dallimin në mes të kryerjës së mëkatëve dhe lejimit të tyre.”Është e pranuar tek Ehli Suneti dhe Xhemati; ajo që argumenton Kurani dhe Suneti, se nuk e shpallin kafir askënd prej muslimanëve me mëkat të madh, nuk e nxjerrin nga Islami me një vepër që është mëkat, si p.sh: Prostitucioni, vjedhja, pirja e alkoolit, përderisa ajo nuk është kufër që e prishë imanin. Mirëpo nëse është prej
urdhërave që e prishin imanin si p.sh Mohimin e Allahut, engjujve, librave, të dërguarve, ringjalljes pas vdekjës- ai me këto bën kufër.
Poashtu bën kufër edhe ai i cili nuk e beson obligueshmerinë e obligimeve të njohura dhe nuk i ndalon haramet e njohura. Nëse thua: Mëkatet ndahen në lënien e asaj që urdhërohet njeriu (P.sh: lënia e namazit, agjërimit etj) dhe në veprimin e asaj që ndalohet prej saj ( P.sh: Prostitucioni, kamata, homoseksualizmi etj). Them:

Në atë që urdhërohet robi me të dhe nuk e vepron: Ose është besimtar në obligueshmerinë e saj ose jo. Nëse është besimtar në obligueshmerinë e saj duke mos e veprur - ky nuk llogaritet se e ka lënë tëresisht vaxhibin (obligimin), mirëpo një pjesë e ka kryer (besimi në të), kurse një pjesë e ka lënë (veprimin me të). Kështu është edhe harami; ose është besimtar në ndalimin e tij ose jo. Nëse është besimtar, se ai haram është i ndaluar, mirëpo e vepron, ky ka bashkuar në mes kryerjës se vaxhibit dhe veprimit të haramit.
Kësisoj ai e bën një të mirë dhe një të keqe. Fjala është për atë që nuk arsyetohet në mosbesimin për obligushmerinë e asaj ose për ndalimin e asaj që është mutevatir (autentike). Ndërsa ai që nuk e beson atë që e ka vepruar ose braktisur me keqinterpretim (teuil) ose me injorancë që arsyetohet; meselja në këtë që e ka braktisur këtë besim është sikurse meselja e veprimit ose mos veprimit me keqinterpretim (teuil) ose injorancë që arsyetohet me të. Nëse
hiqet imani i këtyre legjislacioneve të Allahut, atëherë kjo është kufër. Ndërsa vetëm veprimi i haramit (të ndaluarës) nuk është kufër. Për këtë argumenton fjala e Allahut: “Po, nëse ata
pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezër në fe”. (Teube:11). Pra, vërtetimi (pranimi) është ajo që kanë konsenzus të gjithë dijetarët, kurse në lënien e saj kanë mospajtim. Kështu është e ngjajshme edhe fjala e Allahut: “Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi të ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit”. (Ali Imran: 97)

Poashtu edhe hadithi i Ebu Berde Ibn Nijarit (radiAllau anhu), kur i dërguari salAllahu alejhi ue selem e dërgoi të ai personi që e kishte martuar gruan e babait të tij. E urdhëroi që ta godas qafën e tij dhe t‟ia konfiskon pasurinë e tij. Konfiskimi i pasurisë tregon se ai ishte kafir dhe jo mëkatar. Kufri i tij vie nga mos ndalimi i asaj që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij. 124

Ibn Xheriri (Allahu e mëshiroftë) duke e komentuar këtë ngjarje thotë: “Veprimi i tij ishte prej argumenteve me të qarta; tregonte se ai e përgënjeshtroi të dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem, në atë që Allahu ia kishte zbritur prej shpalljes dhe e mohoi ajetin e qartë të Kuranit.
Prandaj ai i cili e vepron këtë gjykohet me mbytje dhe goditje në qafën e tij. Për këtë arsye i dërguari salAllahu alejhi ue selem urdhëroi për mbytjen e tij dhe goditjen në qafë, sepse kjo ishte sunet i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem për felëshuesit e Islamit.125

Pastaj thotë shejhul Islam: “Po kështu vepruan edhe sahabët sikurse Omeri, Aliu dhe të tjerët (radiAllau anhuma). Kur piu alkool Kudame ibn Abdullah (pjesmarrës i luftës së Bedrit), në këtë rast ai e keqinterpretoi ajetin duke menduar se alkooli u lejohet besimtarëve të cilët kanë bërë vepra të mira, duke menduar se ishte prej atyre që hynë në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira…” (Maide:93). U pajtuan sahabët se nëse ai këmbëngul në atë mëkat-mbytet, ndërsa nëse pendohet atëherë goditet me kamxhik. Ai u pendua dhe u godit vetëm me
kamxhik. Sahabët e shohin se Kudame e ka pirë alkoolin, duke menduar se është i lejuar, mirëpo ka pasur teuil (keqinterpretim). U pajtuan sahabët që pas sqarimit të gjykimit për alkoolin- nëse këmbngulin mbytën, përndryshe goditën vetëm me kamxhik. Ata që e kishin konsideruar të lejuar u penduan dhe kështu u goditën vetëm me kamxhik”. 126

Ndërsa mëkatet që janë përmendur në Kuran si p.sh për vjedhësin- i pritet dora, ai që bën prostuticion goditet me kamxhik dhe nuk gjykohet me kufër; lufta ndërmjet dy grupeve të muslimanëve, me çrast njëri prej tyre e tepron mbi tjetrin- nuk gjykohet me kufër, por me iman dhe vëllazëri…”127 Kjo praktikë u bë e qartë nga Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë), i cili bëri dallim ndërmjet besimtarit që bën mëkate të mëdha dhe ndërmjet lënies së atyre veprave që janë të qarta (mutevatir), pa marrë parasysh nëse vepruesi i saj i bën duke i vepruar këto harame, ose duke i lënë këto vaxhibe. I pari është besimtar mëkatar, kurse i dyti është përgënjeshtrues dhe kafir. Ai që thotë: Prostitucioni është hallall, duke mos qenë injorant- ky është përgënjështrues në atë që obligohet imani. Kurse ai që beson se prostuticioni është haram, mirëpo bie në të, ai është mëkatar dhe e meriton dënimin, mirëpo nuk bën kufër.
Pas kësaj parathënie rreth mohimit të vaxhibeve të qarta dhe lejimin e harameve si dhe ndërlidhjen e tyre me imanin, i kthehemi meselës së gjykimit me atë që nuk e ka zbritur Allahu dhe lidhja e saj me temën në fjalë. Dijetarët (Allahu i mëshiroftë) në këtë temë e kanë futur atë që e mohon sheriatin e Allahut, preferon ligje të tjera mbi ligjin e Tij, ose thotë që feja nuk i përshtatet me jetën. Të gjitha këto hynë në përgënjeshtrimin e asaj që është ardhur prej librit të Allahut, sunetit të të dërguarit dhe ixhmasë së umetit islam

Dijetarët i konsideruan prej kufrit të madh këto raste si në vijim :
1. Ta mohon gjykatësi atë që e ka zbritur Allahu në Kuran dhe asaj që ka ardhur në sunet. Ky është kuptimi i asaj që është transmetuar nga Ibn Abasi (radiAllahu anhuma). Këtë e zgjodhi edhe Ibn Xheriri (Allahu e mëshiroftë), i cili tha se kufër i madh është kur e mohon atë që e ka zbritur Allahu (prej gjykimit sheriatik). Për këtë mesele dijetarët nuk kanë polemikë, ngase prej bazave të vendosura për të cilat kanë konsenzus dijetarët është se ai i cili e mohon një bazë prej bazave të fesë, ose degë prej degëve për të cilën ka konsenzus, ose mohon një shkronjë me të cilën ka ardhur me të i dërguari- ai është kafir. Pra, ka bërë kufër që e nxjerrë nga feja.128
2. Gjykatësi mos ta mohon gjykimin të cilin nuk e ka zbritur Allahu, duke e besuar se gjykimi i Allahut dhe i të dërguarit është hak (i vërtetë). Mirëpo, beson se gjykimi i dikujt tjetër është më i mirë sesa gjykimi i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem; beson se është më i kompletuar dhe më gjithpërfshirës në atë që njerëzit kanë nevojë kur ata kanë mospajtime. Ky me këtë bën kufër dhe nuk ka pikë dyshimi në të, për shkak të dhënies përparësi ligjeve të njerëzve ndaj ligjeve të Gjykatësit, të Urtit dhe të Falënderuarit. 129
3. Që mos t‟i beson se ato ligje janë më të mira sesa gjykimi i Allahut dhe i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Mirëpo, beson se janë të njejta. Ky është kafir dhe ka bërë kufër që e nxjerrë nga feja, ngase e ka barazuar krijesën me Krijuesin. Thotë Allahu i Madhëruar: “Asnjë send nuk është si Ai”. (Shura:11)
4. Që mos të beson se gjykimi i gjykatësit me atë që nuk e ka zbritur Allahu është i njejtë me gjykimin e Allahut dhe të dërguarit të Tij, e lëre më që të beson se është më i mirë sesa gjykimi i Allahut dhe të dërguarit. Mirëpo, beson se lejohet gjykimi me atë që është në kundërshtim me gjykimin e Allahut. Ky është sikur ai që u cek me herët; ka bërë kufër që e nxjerrë nga feja e Allahut...”130
Thotë shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë): “Kush gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu, mendon se ai gjykim është më i mirë sesa gjykimi i Allahut- ai është kafir tek të gjithë muslimanët. Gjithashtu ai që gjykon me ligjet e fabrikuara në vend të gjykimit të Allahut dhe mendon se kjo është e lejuar, edhe nëse thotë se gjykimi i sheriatit është më i mirë- ai është kafir, ngase e ka lejuar atë që Allahu e ka ndaluar”. 131
Në këto lloje që u cekën hynë edhe situata të tjera të ngjashme si:
5. Ai që beson se sheriati islam nuk është i përshtatshëm për t‟u zbatuar në këtë shekull. 6. Beson se Islami është shkak për prapambeturinë e muslimanëve. 7. Beson se Islami e kufizon njeriun vetëm me Zotin e Tij, pa ia dhënë mundësinë që të kujdeset për jetën e kësaj bote. 8. Beson se zbatimi i gjykimit të Allahut në prerjen e dorës së vjedhësit, ose mbytjes se atij që bën prostuticion (duke qenë i martuar), nuk i përshtatet shekullit në të cilin jemi duke jetuar.132

Çështjet e fundit që u përmendën janë fjalët e shejh Ibn Bazit (Allahu e mëshiroftë), i cili kur foli për negacionet e Islamit, tha: “Dhe hynë në llojin e katërt133 ai që beson se ligjet e fabrikuara janë më të mira se ligjet e Islamit, ose janë të njëjta, ai që beson se lejohet gjykimi me ligjet e fabrikuara (edhe nëse beson se ligji me sheriat është më i mirë), ose se sheriati islam nuk është i përshtatshem për kohën bashkëkohore, ai që beson se sheriati është shkak për prapambeturinë e muslimanëve, ose se ai e kufizon lidhjen e robit vetëm me Zotin, duke u shkëputur nga jeta e kësaj bote. Gjithashtu hynë në llojin e katërt prej negacioneve të Islamit: “Ai që beson se zbatimi i gjykimit të Allahut në prerjen e dorës së vjedhësit nuk i përshtatet shekullit në të cilin jemi duke jetuar dhe mbytja e atij që bën prostuticion (që është i martuar). Gjithashtu ai që beson se lejohet gjykimi me diç tjetër përveç sheriatit të Allahut në zbatimin e dënimeve dhe ai që beson se ligjet e fabrikuara janë më të mira sesa ligji i sheriatit. Këta njerëz e kanë lejuar atë që e ka ndaluar Allahu, dhe për këtë ka ixhma. Secili që e lejon atë që e ka ndaluar Allahu, si prostuticioni, alkooli, kamata, gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu- ai është kafir me pajtimin e të gjithë muslimanëve134.
Për këto çështje shpeshherë i gjenë dijetarët duke iu kundërpërgjigjur grupit të humbur të batinive, në kufrin e të cilëve nuk dyshohet aspak. Ata e kanë braktisur sheriatin e Muhamemdit salAllahu alejhi ue selem, duke menduar se u lejohet të dalin jashtë sheriatit të tij, ashtu siç Hidri alejhi selam doli jashtë sheriatit të Musës alejhi selam.

Thotë Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë): “Ai që beson se udhëzimi i dikujt tjetër pos të dërguarit salAllahu alejhi ue selem është më i mirë dhe më i përsosur; ai që beson se ndonjërit prej evlijave i lejohet të dalë jashtë sheriatit të Muhammedit salAllahu alejhi ue selem, siç iu lejua Hidrit alejhi selam të dal nga sheriati i Musës alejhi selam– kjo është kufër dhe obligohet mbytja e tij, pasi t‟i kërkohet pendimi. Hidrit alejhi selam iu lejua dalja jashtë sheriatit të Musës alejhi selam, sepse thirrja e tij nuk ishte e përgjithshme. Prandaj nuk ishte obligim për Hidrin që ta pason Musën alejhi selam. Kështu që Hidri i tha Musës alejhima selam: “Unë e posedoj një dije që ma ka mësuar Allahu çka ti nuk ke njohuri dhe ti e posedon një dituri që ta ka mësuar Allahu çka unë nuk kam njohuri”. Kurse Muhammedi i biri i Abdullahut, i biri i Abdul Mutalibit është i dërguar i Allahut tek të gjithë njerëzit dhe xhinët, për arabët dhe jo arabët, për mbretërit dhe masën, për të pasurit dhe të varfërit. Thotë Allahu i Madhëruar: “Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes”.(Sebe:28). Ai që beson se i lejohet dikujt prej krijesave (çofshin dijetarë apo adhurues) të dal nga sheriati dhe rruga e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem- ai është kafir.
Kjo mesele është e qartë dhe nuk ka kurrfarë polemike në të.

118.Medarixhi salikin 1/336-337
119.Minhaxhu suneh 5/130-132
120.El-Mugni 12/276
121.El-Furuk nga Karafi 4/115 122.Nihajetu el-Muhtaxh sherhul minhaxh 7/411 123.Mexhmual fetava 35/105
124. Mexhmual fetava 20/90-92 125.Tehdhibul Athar 2/148
126.Shiko Mugbin e Ib Kudames 12/276, shiko el –Itisam 2/46 127.Mexhmual fetava 20/92
128.Tahkimul kavanin nga shejh Muhammed ibn Ibrahim faqe 5 botimi I parë 129.Tahkimul kavanin fq. 5
130.Tahkimul kavanin 6 131.Mexhmual fetava ibn Baz 3/416 132.Undhur Mexhmu fetafa ibn Baz 1/137
133 Prej negocioneve të Islamit që i ka përmendur Shejh Muhammed ibn Abdul Vehabi (Allahu e mëshiroftë) është edhe: Ai që beson se udhëzimi i dikujt tjetër pos të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem është më i mirë dhe më i kompletuar se udhëzimi i tij, ai që beson se gjykimi i tij është më i mirë se gjykimi i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem, siç bëjnë ata të cilët i preferojnë ligjet e tagutave mbi gjykimin e të dërguarit. Ky njeri është kafir. 134 Mexhmual fetava, Ibn Baz ,1/137

Dr.Abddurrahman ibn Salih Mahmud

Post a Comment