Menhexhi (metedologjia) e selefëve në tekfir


Menhexhi (metedologjia) e selefëve në tekfir: 

Medh‟hebi i selefëve dhe metedologjia e tyre dallohet në kapitullin e tekfirit me metodologji të qartë dhe mesatare, krahasuar me medh‟hebin e murxhive dhe havarixhëve. Duhet të kuptohet se hilafi në këtë ndërtohet mbi mospajtimin në iman dhe atë që kërkon ai. Nuk e kemi këtu për qëllim sqarimin e fjalës rreth imanit dhe meseleve të tij, sepse kjo ka nevojë për një libër të veçantë. Këtu do të sqarohet mesatarja e medh‟hebit të selefit. Gabimi në të cilin ranë të gjithë havarixhët dhe murxhitë është mendimi se imani është i plotë dhe nuk pjesëzohet, ngase nëse bie një pjesë bie edhe tjetra, dhe kësisioj humbet imani. Havarixhët dhe ata që u pajtuan me ta thanë: Tekstet argumentuan se veprat janë prej imanit. Si zbatues të rregullës të cilën e kishin vendosur më herët, thanë: “Nëse nuk ekziston vepra ose hiqet një pjesë prej pjesëve të saj, atëherë i tërë imani largohet. Nga këtu thanë: Vepruesi i mëkatëve të mëdha nuk është besimtar dhe ai në botën tjetër do të jetë përgjithmonë në zjarr”. Kurse Murxhitë thanë: “Janë vërtetuar tekstet se vepruesit i mëkatëve të mëdha; nëse vdesin duke qenë njësues- vendi i tyre do të jetë xheneti. Pasi që e besojnë rregullën e mëhershme për të cilën janë pajtuar havarixhët- për saktësinë e saj (se imani është i plotë, nuk pjesëzohet dhe nëse largohet një pjesë, atëherë zhduket i tëri), murxhitë thanë: “Këtu nuk kemi zgjidhje, përpos ta përkufizojme imanin me besim në zemër dhe ta nxjerrim veprën prej tij”. Rezultati i tyre ishte se havarixhët e bënin kafir secilin që bën mëkat të madh. Nisur nga kjo ata thanë: “Padrejtësia në gjykim është mëkat i madh, kurse ai është gjykim me atë që e ka zbritur Allahu. Kjo është kufër i madh, edhe nëse është në ndonjë çështje të caktuar dhe vepruesi beson se është mëkatar ndaj Allahut. Kështu është edhe me atë që e ha kamatën, pi alkool, bën prostuticion, edhe nëse nuk i lejon”. S‟ka dyshim se kjo është devijim dhe humbje e rrezikshme.

Kurse murxhitë ranë në kundërthënie të çuditshme, kur thanë: “Secili që beson me zemër është besimtar, edhe nëse vepron çfarëdo vepre. Tek ta nuk bën kufër askush me çfarëdo vepre, përderisa e beson me zemrën e tij. Kur u thuhet atyre: Çka mendoni për atë që e shanë Allahun e Lartësuar, i bën sexhde idhullit, e shkel Kuranin me këmbet e tij (duke e ditur)? A nuk është kjo kufër me ixhmanë e të gjithë muslimanëve? Thonë: Po. U thuhet atyre: Ka mundesi që dikush ta beson se Kurani është i vërtetë dhe e shkel atë, nga mendjemadhësia, inati, ose nga tallja. Atëherë në këtë rast bën kufër ai që beson me zemrën e tij. Në këtë kufër ka rënë Iblisi, faraoni dhe çifutët, të cilët e besonin me zemrat e tyre mirëpo bërnë kufër me refuzim dhe mendjemadhësi. Në këtë rast murxhitë u përgjigjen me një përgjigje që shtang mendjen. Ata thanë: “Secili që bën kufër me fjalë ose vepër është argument për mosbesimin e zemrës së tij, injorancën dhe mosdijen e tij. (Disa thanë: Bën kufër nga jashtë, kurse brenda është besimtar). Kjo është e pa pranueshme në sheriat. Kemi treguar me herët se faraoni e ka ditur se ka Zot, mirëpo pasi nuk e besoi Atë dhe nuk e pasoi Musën alejhi selam u bë prej kafirave. Thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi”.(Neml:14). Poashtu edhe iblisi dhe çifutët të cilët :... e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet…” (Bekare:146).

Për grupin e murxhive kemi folur tek kapitulli i dyshimeve. Ehli Sunetin Allahu e udhëzoi në të vërtetën dhe në rrugën e drejtë, kur thanë: “Imani është fjalë, besim dhe vepër; shtohet me adhurime dhe pakësohet me mëkate. Rregulla të cilën e besuan havarixhët dhe murxhitë është rregull e prishur. Nuk kuptohet nga ajo se nëse hiqet një pjesë nga imani- humb i tëri. Mirëpo ka mundësi të hiqet, dhe ka mundësi që jo, varësisht sipas shkallëve të imanit dhe degëve të tij. Kurse vepruesi i mëkatit të madh (nëse nuk e lejon atë) është besimtar me iman të mangët, ose besimtar mëkatar. Ai në botën tjetër do të jetë në mëshirën e Allahut, me gjithë bindjen e selefëve se ka mundësi ta përfshij dënimi (për mëkatët për të cilat ka ardhur teksti), por ai nuk mbetet përgjithmonë në zjarr. Në zjarr mbesin vetëm kafirat. Ata që hynë në zjarr prej mëkatarëve të mëdhenj, pasi ta kryejn dënimin do të dalin prej tij dhe do të hynë në xhenet.

Metedologjia e selefit në tekfir ndërtohet në disa baza dhe rregulla: 

1. Secili që e shfaq Islamin dhe i shqipton dy dëshmitë është musliman. Atij i takon ajo që i takon të gjithë muslimanëve dhe anasjelltas. Askënd nga pasuesit e kiblës nuk e nxjerrim nga feja, përveçse nëse ai e vepron ndonjë asgjësues (anulues) të qartë që e nxjerrë nga feja. Nga kjo bëhet e qartë gabimi i disa grupeve ekstremiste, të cilët mendojnë se të gjithë njerëzit janë kafira, përveçse ata që vërtetohet Islami i tyre, sipas metodës që ata e përcaktojnë, si p.sh: Hyrja në grupin e tyre etj. Kjo rregull mund të jetë e saktë në shoqërinë e injorancës (në Meke) gjatë kohës së të dërguarit salAllahu alejhi ue selem, para çlirimit të Mekës, në shoqëritë që i adhurojnë idhujt, ose të krishterët që mbizotërojnë numerikisht ndaj muslimanëve. Megjithkëtë, është musliman ai që i shqipton dy dëshmitë dhe nuk vjen me një anulues prej anuluesve të Islamit. Ata që i quajnë shoqëritë islame (për çfarëdo shkaku) se janë shoqëri të kufrit dhe rides dhe nga kjo thonë se çdo individ është kafir derisa ta shpall islamin e tij- këta llogaritën ekstremist dhe të devijuar nga rruga e selefit (Allahu i mëshiroftë). 

Shiko në tregimin e Usames (radiAllahu anhu), se çka i tha i dërguari salAllahu alejhi ue selem, kur e mbyti ushtarin, pasi e shqiptoi shahadetin. Hadithin e transmeton Muslimi në kapitullin e Imanit “Kapitulli: Ndalimi i mbytjes së kafirit, pasi të thotë “La ilahe il-lAllah”, nr. 96-97

2. Besimtari nuk bën kufër me çdo mëkat.

 Me këtë kundërshtohen havarixhët dhe ata që u pajtuan me ta. Ashtu siç kufri bëhet me vepër, me këtë kundërshtohen murxhitë, të cilët thonë: “Nuk bën kufër përvçese mohuesi, edhe nëse vepron çfarë të vepron prej veprave. Ehli Suneti thonë: “Kufri dhe shirku që të nxjerrë nga feja ndodhë me fjalët e gjuhës, me veprat e zemrës dhe veprat e gjymtyrëve. Ehli Suneti i ka treguar asgjësuesit e islamit dhe llojet e tyre që hynë nën kufrin dhe shirkun e madh. Muslimani mund të jetë prej atyre që e shqipton shahadetin, i zbaton shtyllat e Islamit, i vepron shumë prej veprave bamirëse, megjithatë ai del nga Islami kur bie në një kufër ose shirk të madh. Murxhitë devijuan në këtë temë, ngase ata menduan se secili që e shqipton shahadetin dhe hynë në Islam, nuk del kurrë prej tij, përveçse me përgënjeshtrim, i cili ia kundërshton besimin e zemrës së tij:

 a) Shembull: Ai që e adhuron dikë tjetër pos Allahut (qoftë njeri i mirë, apo qoftë i varrosur). Për këtë murxhitë thanë: “Nuk bën kufër përderisa nuk e beson se ky njeri i mirë ose ky i varrosur është i pavarur me fuqi dhe krijim. Këtë e thonë sepse tek ta ky është kuptimi i Teuhidit Uluhije. Shirku në dashuri nëse nuk e përmban shirkun e besimit, nuk llogaritet shirk. Kjo është gabim, ngase mushrikët të cilët i adhuruan idhujt besonin se krijuesi dhe furnizuesi është vetëm Allahu, dhe se idhujt janë vetëm ndërmjetësues që i afrojnë të Ai. Megjithkëtë ata ishin mushrikë (pabesimtarë).

 b) Disa prej tyre e lejuan sexhden për diellin, hënën, yjet, therrjen dhe zotimin për to. Pastaj thanë: “Kjo nuk është shirk; nëse beson se ato nuk janë sunduese, ndërsa nëse e bën sebep (shkak) dhe ndërmjetësues- nuk është shirk.

 c) Për temën të cilën jemi duke e trajtuar murxhitë thonë: “Ai që e refuzon sheriatin e Allahut, e zëvendëson atë me ligjet e fabrikuara në kundërshtim me sheriatin e Allahut- nuk bën kufër, derisa ta lejon atë. Kjo, ngase kufri nuk bëhet përveçse me bindje. Siç kemi treguar ky është një gabim i madh.

 3. Ai që i mediton tekstet e ardhura në temën e imanit dhe atë që e kundërshton atë prej kufrit dhe shirkut, në mënyrë që të orientohet rruga e tij në këtë temë; është që të thotë se nifaku, kufri, shirku dhulmi, fisku e të ngjajshme- ka prej tyre që janë kufër i madh, që të nxjerrë nga feja, dhe kufër i vogël që nuk të nxjerrë nga feja. Kjo ua kundërshton mendimin e havarixhëve, të cilët i tekstet e ardhura për kufrin, shirkun dhe nifakun i vendosën në atë që bën pjesë në kufrin e madh (që të nxjerrë nga feja). Kjo në të cilën ata (havarixhët dhe murxhitë) anuan është devijim dhe largim nga kuptimi i vërtetë i teksteve. 

4) Ekziston dallimi mes gjykimit të përgjithshëm për ndonjë vepër prej veprave, ose ndonjë urdhër prej urdhërave që janë kufër dhe mes zbritjës se tij për individin. 

Në këtë çështje gabuan dy grupe:

 Të parët: Menduan se individi kurrë nuk bën kufër. Me këtë e mbyllen derën e rides, me pretendimin e vështirësisë së zbritjes së gjykimit për individin, për shkak të mos ekzistimit të kushtit prej kushteve të tekfirit, ose për shkak të ndonjë pengese tjetër. Kuptimi i kësaj është se (sipas besimit të murxhive) ne nuk mundemi të gjykojmë për askënd me kufër individual, të çfarëdo fjale, vepre, apo çfarëdo që vepron prej anuluseve të Islamit, ngase ai mund të jetë besimtar (për shkak të besimit që e ka në zemër). 

Havarixhët Thanë: Kur ekziston gjykimi i përgjithshëm për ndonjë vepër prej veprave që janë kufër nën të hynë të gjithë personat (individët) prej të cilëve ka ndodhur kjo vepër e kufrit. Ata i bënë kafira (individualisht), pa shikuar për gjendjën e secilit person; se a janë plotësuar kushtet dhe a janë larguar pengesat. Ehli Suneti nuk thanë se individët nuk bëjnë asnjëherë kufër. Ata gjithashtu nuk e zbritën tekfirin mbi secilin që e vepron veprën e kufrit, pa i shikuar kushtet dhe pengesat. Nëse shikojmë metodologjinë e selefëve (Allahu i mëshiroftë) shohim se ata shpeshherë kur e shprehnin tekfirin individual për disa vepra ose bidate e shtrengonin çështjen në zbatim, sepse ai që vepronte diç, kjo mund të ishte nga injoranca, keqinterpretimi, koha e shkurtër në Islam, ose për ndonjë arsye tjetër që është pengesë për gjykimin me tekfir. Thotë Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë): ” Fjala e cila është kufër me Kuran, Sunet dhe ixhma, thuhet: “Ajo është kufër; thuhet si fjalë siç kanë treguar argumentet e sheriatit. Nuk duhet që të zbritet tek çdo njeri që e thotë, derisa të plotësohen tek ai kushtet e tekfirit dhe të largohen pengesat. P.sh. Ai që thotë: Alkooli dhe kamata janë hallall, për shkak se është i ri në Islam, ose për shkak se është rritur në vende malore, larg Islamit, ose e dëgjon fjalë dhe e mohon ato, duke besuar se ajo nuk është nga Kurani, e as nga hadithet e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. 

 Ka ndodhur tek disa selefë që i mohonin disa gjëra derisa vërtetoheshin tekstet që i ka thënë i dërguari salAllahu alejhi ue selem. Ka pasur nga sahabët që dyshonin në disa gjëra, si p.sh. Shikimin e Allahut, derisa e pyetnin për to të dërguarin salAllahu alejhi ue selem. Ose si shembulli i atij që tha: Kur të vdes më digjni dhe me hudhni në det; ndoshta i humbi Allahut. Këta nuk bëjnë kufër, derisa tu ngritet argumenti me shpallje. Thotë Allahu i Madhëruar: ”…ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut...” (Nisa:165). Allahu ua ka falur këtij umeti gabimin dhe harresën”. 230

Imam Ahmedi dhe të tjerët (Allahu i mëshiroftë); për xhehmitë, deformusit e cilësive të Allahut, ata që thanë se Kurani është i krijuar, mohuesin e shikimit të Allahut, mohuesin e kaderit nuk i bënë tekfir individualisht (edhe pse meselet e lartëcekura janë kufër), përveçse pakicën, prej të cilëve u vërtetua kufri- me plotësimin e kushteve dhe largimin e pengesave. Më pas ata u mbyten, ashtu siç parashihet në dispozitat e sheriatit.

Përfundim

 U tregua se meselja e gjykimit me atë që nuk e ka zbritur Allahu është prej meseleve të mëdha, në të cilën u sprovuan muslimanët. Për secilin që është xheloz në fenë e tij, kjo sprovë u bë shkak prej shkaqeve të rënies se umetit në këtë gjendje të dhimbshme dhe të dëshpërimit. Është obligim që të ngriten dijetarët, nxënësit e dijes, thirrësit për tek Allahu, që ta mbrojnë këtë çështje madhështore; t`ua sqarojnë njerëzve (gjykatësve dhe të gjykuarve) rëndësinë e gjykimit me atë që e ka zbritur Allahu dhe gjykimin me sheriatin e Tij në çdo çështje. Kjo është obligim dhe muslimani s`ka liri zgjedhjeje. Gjithashtu duhet t`ua sqarojnë rrezikun e kundërshtimit të gjykimit të Allahut dhe gjykimi tek ligjet tjera prej sistemeve të fabrikuara dhe legjiislacioneve të injorancës.

 Shpresoj që ky studim është ndihmesë sadopak në sqarimin e të vërtetës në këto tema që u tregua. Lusim Allahun që të me bën të sinqertë dhe të më bën dobi! 

Gjatë këtij studimi u realizua disa gjëra të rëndësishme: 

1. Pozita në akide e gjykimit me atë që e ka zbritur Allahu. Këtë e treguam në disa mënyra, si p.sh.: Besimi në Allahun dhe obligimi i nënshtrimit ndaj Tij, pohimi i emrave dhe cilësive të Tij, dëshmia se Muhamedi është i dërguar i Allahut dhe ajo që kërkojnë këto dy dëshmi; dëshmiia “La ilahe il-lAllah” dhe dëshmia “Muhammedun resulullah” 

2. Tekstet të cilat obligojnë për obligueshmerinë e të gjykuarit me sheriatin e Allahut janë të shumta. Nganjëherë ata që largohen prej tij (gjykimit) përshkruhen me shirk, nganjëherë me kufër, e nganjëherë me nifak. Kanë ndryshuar argumentet që tregojnë rëndësinë e kësaj çështje, dhe rrezikun e saj për individin dhe umetin kur nuk e përfillin sheriatin e Allahut, bindjen ndaj Tij dhe të dërguarit të Tij. 

3. Gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu i ka dy situata: 

E para: Është kufër i madh që njeriun e nxjerrë nga feja. Kjo i ka situatat e veta; nuk ka të bëjë vetëm me istihlal (lejim) dhe mohim të asaj që e ka zbritur Allahu, siç pretenduan disa. Por, e përfshinë mohiminn dhe lejimin, ashtu siç e përfshinë edhe legjislacionin që e kundërshton sheriatin e Allahut dhe pasimin e ligjeve të fabrikuara të injorancës; zbatimin dhe imponimin e tyre. 

E dyta: Është kufër i vogël që nuk të nxjerrë nga feja. Kjo ka të bëj me situatat kur njeriu bën padrejtësi, zullum, ose ndonjë situatë të caktuar (me gjithë bindjen se ai është duke bërë mëkat, dhe se gjykimi i Allahut është i vërtetë). Kjo është prej mëkatëve të mëdha dhe numërohet prej mëkatëve të mëdha, që janë nën kufrin dhe shirkun e madh. Kushti për të mos rënë në kufër tek mëkatët e mëdha si: Prostitucioni, vjedhja, kamata është që mos të konsiderohen të lejuara, ngase nëse i lejon mëkatët që nuk janë kufër dhe shirk, atëherë bëhet kafir, sepse siç është e njohur istihlali është anulues i ndarë në vetvete ,

 4. Shqyrtimi i asaj që është transmetuar nga Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) rreth komentit të tij për ajetin e Maides se është kufer i vogël “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues (kafira)”- ku treguam të vërtetën rreth saj. 

Demantimi ndaj atyre që u mbeshtetën në këtë transmetim dhe lënia e shumë teksteve në këtë temë. E kam për qëllim tekstet e Kuranit, Sunetit, fjalët e sahabëve dhe vetë atë që është transmetuar nga Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) për këtë çështje.

5. Kishte përpjekje të ndryshme për zëvendësimin /ndryshimin e sheriatit të Allahut. Dijetarët e Islamit kishin qëndrime ndaj këtyre përpjekjeve. I kemi treguar disa shembuj nga kjo në këtë studim. Kjo është e dobishme për atë që i ndjek gjendjet e umetit islam, në aspektin historik dhe ndërlidhjes së saj me akidën. 

6. Për kundërshtarët ekzistojnë dyshime të shumta dhe të llojllojshme që i përhapin në masë duke i larguar njerëzit nga kjo çështje shumë e rëndësishme. Studimi ynë iu përgjigj atyre dhe i diskutoi ato në disa forma, ashtu siç e diskutoi dyshimin e atyre që e teprojnë në këtë temë, duke e përgjithësuar tekfirin edhe në situata të caktuara. 

7. Së fundi, studimi i këtyre temave do largpamësi për rezulatet dhe ajo që pason. Për shembull: Mos të përzihet sistemi legjislativ me atë administrativ, mos të ngutet në tekfir dhe zbritjen e meselës në vendin e saj, përveçse pasi t‟i plotësohen kushtet dhe të largohen pengesat. Në fund të këtij studimi them: 

Kjo është një përpjekje në të ciliën i jam mbështetur Allahut Fuqiplotë, pastaj në argumentet, fjalët e dijetarëve, dijetarëve të Ehli Sunetit dhe Xhematit (të hershem dhe më vonshëm). E lus Allahun e Madhëruar që t‟i bën dobi umetit islam, të me bën të sinqertë dhe të mos i privon nga shpërblimi prindërit, dijetarët dhe vëllezërit e mi muslimanë. 

Salavatet ia dërgojmë të dërguarit tonë, Muhamedit salaAllahu alejhi ue selem, familjës dhe shokëve të tij! Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të botrave! 

E shkroi: Dr. Abdurrahman Salih Mhamud E shtunë: 24/10/1418 h

230 Mexhmuatul fetava, 35/165-166

📚Gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu

Dr.Abddurrahman ibn Salih Mahmud